Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Çfarë të bëj për të marrë kompensim papunësie?

– Jam emigrant në Milano dhe duke filluar nga data 10 maj 2015 jam pa punë, mbasi biznesi ku punoja u mbyll. Kam paguar rregullisht sigurimet shoqërore pranë INPS. Kam dëgjuar se ka hyrë në punë një sistem i ri për kompesimin e papunësisë, por nuk e kam kuptuar se çfarë kushtesh duhen për ta përfituar…

Naim Balluku, Zv. President, përfaqësues i degës INAS për Shqipërinë: – I nderuar letërshkrues, nga 1 maji 2015 hyn në fuqi sistemi i ri i masave kundër papunësisë, të përcaktuara me dekret legjislativ 23/2015, në zbatim të ligjit për tregun e punës NASPI. NASPI në vetvete përfaqëson një mbështetje financiare për të perballuar situatën e papunësisë që rezulton nga 1 maj 2015 (ata persona që kanë rezultuar më parë, do të administrohen nga sistemi i amortizatorëve socialë të mëparshëm) dhe që zëvendëson përfitimin e papunësisë ASPI dhe Mini-Aspi. Përfitues të Naspi mund të jenë punonjësit e punësuar privatë (me përjashtim të punonjësve te bujqësisë për të cilët zbatohet mbështetja ligjore-aktuale) dhe të punonjësve me kohë të përcaktuar të sektorit publik. Naspi u jepet punonjësve te cilët kanë humbur punësimin pa vullnetin e tyre dhe që paraqesin bashkërisht këto kërkesa: a) të qenit i papunë në mënyrë të pavullnetshme; b) të kenë jo më pak se 13 javë me kontribute në katër vite përpara fillimit të papunësisë; c) të kenë të paktën 30 ditë pune efektive në 12 muaj para fillimit të papunësisë. Mund ta përfitojnë Naspi edhe punonjësit që kanë dhënë dorëheqjen për një çeshtje të drejtë dhe të kenë zgjidhur me konsensus raportin e punës, si pjesë e procedurës së zgjidhjes së detyrueshme. Shuma e Naspi do të jetë në raport me shumën e të ardhurave të tatueshme për sigurimet shoqërore (ato mbi të cilat janë derdhur kontributet) të realizuara në katër vitet e fundit. Faktikisht, shuma do të jetë e barabartë me këto të ardhura, pjesëtuar me numrin e javëve të kontributeve dhe shumëzuar me numrin 4.33 (për t’i kthyer nga të ardhura mesatare javore, në të ardhura mesatare mujore), me kufijtë e mëposhtëm: 1) në rast se të ardhurat nuk i kalojnë 1.195 euro mujore (e dhëna e përcaktuar për vitin 2015, e cila rivlerësohet çdo vit), përfitimi mujor do të jetë i barabartë me 75 % të këtyre të ardhurave. 2. Në rast se të ardhurat i kalojnë 1.195 euro mujore, përfitimi mujor do të jetë i barabartë me 75 % të të ardhurave plus 25 % të diferencës ndërmjet të ardhurave reale dhe të ardhurave kufi 1.195. Përfitimi mujor në çdo rast nuk mund ta kalojë 1.300 euro mujore (e dhëna e vitit 2015 që rivlerësohet çdo vit). Nga muaji i katërt i përfitimit, ky përfitim ulet në 3 % në muaj.

– Kohëzgjatja e Naspi nuk do të jetë me zgjatje fikse; ai do të jetë, efektivisht për një numër të javëve, të barabartë me gjysmën e javëve kontributive të kredituar nga punonjësi në katër vitet e fundit. Pra, ai mund të zgjasë deri në një maksimum prej dy vjetësh. Për rastet e papunësisë që do të rezultojnë që nga 1 janar 2017, kjo periudhë nuk mund të tejkalojë 78 javë (18 muaj). Unë nuk mund të gjykoj për masën e pagesës së papunësisë që do të përfitoni, mbasi nuk kam të dhënat përkatëse për t’i llogaritur, por për të patur një ide po e shoqëroj me dy shembuj: Si bëhet llogaritja? Le të marrim një shembull kur shuma e të ardhurave të realizuara është më e madhe se 1.195 euro.Shembull 1: Një punëtor ka realizuar të ardhura në 200 javë, gjithsej 140.000 euro për katër vitet e fundit. Fillimisht do të llogarisim shumën mesatare javore të të ardhurave duke pjesëtuar shumën totale të të ardhurave me numrin e javëve: 140.000 : 200 = 700 euro mesatarisht në javë. Për ta kthyer në të ardhura mesatare mujore, e shumëzojmë me koeficientin 4.33 (koeficient i përllogaritur javë – muaj); 673 x 4.33 = 3.031 euro mesatarisht në muaj. – Bazuar në pikën “2”, kjo shumë është më e madhe se shuma e miratuar prej 1.195 euro. Për këtë arsye bëjmë diferencën; 3.031 – 1.195 = 1.836 euro. Por shtesa që duhet bërë sipas pikës “2” do të jetë për 25 % e kësaj shume; 1.836 x 25 % = 459 euro (për t’u shtuar). Por në pikën “1” kërkohet që të përllogaritet me 75 % të shumës së miratuar për vitin 2015, pra për 1.195 euro; 1.195 x 75 % = 896.25 euro. Llogaritja përfundimtare do të jetë: 896.25 + 459 = 1.355.25 euro. Shuma prej 1.355.25 euro është më e madhe se kufiri maksimal i miratuar prej 1.300 euro. Në këtë mënyrë shuma e përfituar do të jetë 1.300 euro dhe do të jepet për ½ e javëve të punuara katër vitet e fundit, pra, për 100 javë.  Shembull 2: Shuma e të ardhurave të realizuara është më e vogël se 1.195 euro;Një punëtor për 208 javë në katër vitet e fundit ka realizuar 46.000 euro të ardhura. Të ardhurat mesatare javore do të jenë; 46.000 : 208 = 221.15 euro. Të ardhurat mesatare mujore do të jenë; 221.15 x 4.33 = 957.5 euro (shumë e cila është më e vogël se 1.195 euro), llogaritja e NASPI do të jetë; 957.5 x 75 % = 718.1 euro në muaj. Në këtë rast, shuma mujore e NASPI do të jetë 718.1 euro. Duke llogaritur ½ e javëve sipas kërkesës ligjore, rezulton gjithsej 104 javë. Në këto shembuj duhet të kemi parasysh: 1) Duke filluar nga muaji i katërt i përfitimit, pagesa do të ulet me 3 % në muaj. 2) Pagesa e përcaktuar, nuk mundet që në asnjë rast të tejkalojë shumën 1300 euro;- Duke nisur nga viti 2017, kohëzgjatja e përfitimit të NASPI nuk mund të kalojë 78 javë (18 muaj). Për të përfituar, është e domosdoshme të paraqitet një kërkesë në INPS brenda 68 ditëve nga data e ndërprerjes të marrëdhënies së punës. Dhënia e përfitimit Naspi do të jetë e kushtëzuar me pjesëmarrjen e të papunit në iniciativa dhe aktivizim pune, ose rikualifikim profesional. Përfituesve mund t’u krijohet mundësia të punësohen me raport punësimi me kohëzgjatje të pakufizuar, nëse të ardhurat e realizuara nuk do të jenë më të mëdha se ai minimum, që përjashtohet nga detyrimet fiskale (d.m.th 8 mijë euro). Nëse të ardhurat janë më të ulëta, punonjësi mban të drejtën e përfitimit, me kusht që, brenda një muaji nga fillimi i aktivitetit, të komunikojë me INPS për të ardhurat vjetore që pritet të realizojë. Në këto rrethana, përfitimi reduktohet me një shumë të barabartë me 80 për qind të kompensimit të parashikuar, në raport me kohën në vijim, ndërmjet datës së fillimit të aktivitetit dhe asaj të përfundimit të periudhës së përfitimit të pagesës. Kufiri 8000 euro mund të tejkalohet pa dhënë ndonjë pasojë uljeje, vetëm nëse përfituesi rezulton i punësuar me një kontratë punësimi për një periudhë jo më shumë se gjashtë muaj. Në këtë rast pagesa pezullohet për periudhën e punës në fjalë. Nëse punonjësi, gjatë periudhës në të cilën përfshihet në Naspi, ndërmerr një aktivitet si i vetëpunësuar apo një pronar i vetëm, ku të ardhurat janë nën kufirin e të ardhurave që lejon ruajtjen e gjendjes së papunësisë (domethënë, 4800 euro në vit), duhet të komunikojë me INPS brenda një muaji nga fillimi i aktivitetit, për vlerësimin e të ardhurave vjetore që parashikon të marrë. Naspi mund të shfuqizohet dhe ndërpritet për: a) humbjen e statusit të papunësisë; b) mungesë e pjesëmarrjes në inisiativa për aktivizim pune ose rikualifikim personal; c) fillimi i një aktiviteti si i punësuar ose i vetëpunësuar pa marrë kumunikimin me Inps si theksohet më lart. d) arritje e një të drejte për pension pleqërie ose për pension të parakohshëm; e) marrja e së drejtës për paaftësi të zakonshme. Në këtë rast ruhet e drejta e punonjësit për të zgjedhur ndërmjet Naspi dhe përfitimit të lindur. Mund t’i lindë e drejta për Naspi edhe atyre personave që mbajnë njëkohësisht shumë marrëdhëniet pune me kohë të pjesshme, në qoftë se një nga këto aktivitete ndërpritet për një nga çështjet që i japin të drejtë për këto përfitime. Është e domosdoshme, megjithatë, që të ardhurat totale të marra, duke përfshirë edhe të gjitha marrëdhëniet e tjera me kohë të pjesshme, të jenë më të ulëta se kufiri i nevojshëm për ruajtjen e statusit të papunësisë. Eshtë e domosdoshme që personi i interesuar të komunikojë me INPS, brenda një muaji nga dërgimi i aplikimit për përfitimin e pagesës.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Jam e dashuruar me një polak. Mund ta marr fëmijën fshehurazi tim shoqi?

Next Post

Google mund të shkatërrojë njerëzimin!

Advertisement