Janë njëra vlonjate dhe tjetra korçare, janë që të dyja simpatike, mikesha të mira, por ajo që i bashkon në të vërtetë është pasioni i hershëm i njërës, që është bërë profesioni dhe karriera e suksesshme e tjetrës. “Me këtë vajzën na lidhin shumë pasione të përbashkëta! Ajo ka realizuar profesionin e ëndrrave te mia, baletin klasik”, shkruan përbri fotos së postuar në profilin e saj në Facebook Blerina, sot, një prej dietologeve më të njohura dhe më të lakuara në media. Secila e suksesshme në atë që di të bëjë më mirë, Blerinën e gjeni çdo të dielë në “E diela Shqiptare” me këshillat e saj, ndërkohë që Enada, është aktualisht protagoniste në baletin “Fedra”,
Advertisement