Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Burrat e gratë kanë ndryshuar!

Harroji klishetë e vjetra: “Shpirti binjak”, “gjysma jote”, “burrat tradhtojnë më shumë se gratë” e të tjera si këto. Shifrat e reja tregojnë ndryshimet që kanë ndodhur në fushën e martesës, çiftit, dashurisë apo seksit.

Me ndihmën e disa sociologëve dhe një siti interneti, shkrimtarja Krisiana Northrap bëri një sondazh me më shumë se 80 mijë njerëz nga e gjithë bota, duke i ftuar ata t’u përgjigjeshin pyetjeve në lidhje me martesën, dashurinë, seksin dhe besimin. Ja, cilat kanë qenë rezultatet e këtij sondazhi:

 

Advertisement

  1. Burrat bien në dashuri më shpejt se gratë.

48% e burrave dhe 28% e grave binin në dashuri me shikim të parë.

  1. Burrat, ndryshe nga ç’mendojnë gratë, kërkojnë romantizmin. 33% e burrave në mbarë botën, sipas sondazhit, mërziten kur partnerja e tyre nuk është romantike.
  2. Mund të mendoni se paratë të bëjnë të lumtur, por njerëzit e pasur që u morën në pyetje, mendonin të kundërtën. Sipas të dhënave statistikore, ata që e kanë jetën “të siguruar ekonomikisht” janë më pak të lumtur se ata që nuk kanë shumë para. Në realitet, çiftet me të ardhura afro 20 mijë euro në vit, ose më pak, nuk grinden aq shpesh sa ata që kanë 250 mijë-500 mijë të ardhura në vit. E pabesueshme, por kështu thonë shifrat.
  3. Një çift mund të mos jetë i lumtur, por kjo nuk do të thotë automatikisht se pasioni mes tyre ka marrë fund. 57% e çifteve të palumtur vazhdojnë ta konsiderojnë veçanërisht joshës/e partnerin/en e tyre.
  4. Komeditë romantike nxisin ndarjen. Mbi 33% e burrave dhe grave të marrë në pyetje thanë se, në një moment të jetës, kanë ndjekur ndonjë serial apo film që i ka prekur aq shumë, sa të mendojnë bile edhe ndarjen me partnerin/en e tyre.
  5. Fakti që shkoni mirë me atë që keni në krah, nuk do të thotë se ai/ajo është edhe partner i/e mirë. Në fakt, ata/o që e kanë vënë partnerin/en në këtë kategori, e përshkruan lidhjen e tyre si “lehtësisht të palumtur”.
  6. Në fund, vlen ajo shprehja “derisa vdekja të na ndajë”. Gëzohuni pra ju romantikët e pandreqshëm sepse, afro 60% e burrave dhe grave që nuk ishin edhe aq të lumtur në lidhjen e tyre, prapëseprapë mbrojtën teorinë se, edhe në këto kushte, do të rrinin gjithmonë me partnerin/en e tyre.

 

8 mësime që të gjeni dashurinë

Në të njëjtin studim, çiftet e lumtur kanë dhënë këto këshilla:

  1. Nuk ka nevojë të ndani gjithçka me tjetrin!

Afro çereku i çifteve të lumtur thanë se mbajnë sekrete nga partnerët e tyre.

  1. Zënkat, shpesh, janë të dobishme në një lidhje.

78% e çifteve që janë për t’u patur zili, përmendën se grinden, bile mjaft shpesh. Përfundimi: Çiftet që nuk grinden kurrë, e bëjnë mbase me qëllim që të evitojnë disa diskutime, të cilat, në fakt, duhen bërë për të forcuar lidhjen.

  1. 45% e çifteve propozojnë të bëni aktivitete të përbashkëta me partnerin/en tuaj.

95% e këtyre, e përshkruajnë lidhjen e tyre si jashtëzakonisht të lumtur.

  1. Respektoni krevatin bashkëshortor.

Vetëm 1% e çifteve të lumtur thonë se kanë fjetur në ndonjë rast në divan.

  1. Komunikimi është baza e një lidhjeje harmonioze.

40% e të anketuarve të lumtur në çift kanë thënë se kjo gjë, shumë më tepër se miqësia, afërsia, bile edhe seksi, është pjesa më e rëndësishme që plotëson lidhjen e tyre.

  1. Çelësi i lumturisë, fshihet te prekja.

74% e atyre që ishin të lumtur në lidhje, i kushtojnë shumë rëndësi prekjes.

  1. Joshja është e rëndësishme

Vetëm 20% e atyre çifteve që kanë gjetur lumturinë thonë se nuk ndihen më të joshur nga partneri/ja i/e tyre. Të tjerët këmbëngulin se, megjithëse koha kalon, tjetri duhet t’ju duket ende joshës/e.

  1. Bëni seks

60% e çifteve të lumtur e konsiderojnë shumë të rëndësishëm intimitetin në jetën e tyre. Edhe ata që janë bashkë që prej më shumë se dy dhjetëvjeçarësh, deklarojnë se bëjnë seks tre ose katër herë në javë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Disa kuriozitete për ushqimet që hamë...

Next Post

Poezia juaj...

Advertisement