Bledi Strakosha duket se mban ende disa inate të vjetra me televizionin Agon Channel dhe disa prej kolegëve që janë pjesë e këtij televizioni. Sekuestrimi i një pjese të mirë të aksioneve të Agon Channel është kthyer në lajmin e ditës dhe kryefjalën e çdo edicioni lajmesh. Në lidhje me këtë lajm, Bledi ka reaguar ndoshta i pari në rrjetet sociale edhe për faktin se në fillesat e aktivitetit të televizionit në fjalë, ai ka qenë pjesë e tij, por për një arsye banale e hoqën nga puna. “Nuk e kam në natyrë të gëzoj për fatkeqësitë apo hallet e të tjerëve, por jam pa dyshim i lumtur që gjithçka lahet në këtë botë, herët a vonë”, ka shkruar Bledi në faqen e tij në Facebook, pa harruar të përshëndesë edhe personin me të cilën duket se ka patur edhe kontradiktat më të mëdha, ku ndër të tjera i thotë: “do të më marrë malli për silikonin tënd” koment që besojmë se është e kuptueshme kujt i adresohet kur flasim për Agon Channel dhe pjesën e kohës televizive që ky personazh kishte zënë aty.
Advertisement