Moderatori i njohur, Bledi Strakosha, para pak ditësh është përballur me një situatë të pakëndshme me njërin prej policëve rrugorë në Tiranë, nga përballja me të cilin është ndjerë tepër i fyer. “Arrogante dhe e patolerueshme sjellja e një polici rrugor që pretendonte se quhej G.B, në mes të Bllokut. Kam përshtypjen se më ka gënjyer për emrin”, është shprehur ai. Raste të tilla si ky që ka shprehur Bledi nuk kanë qenë të pakta kohëve të fundit, edhe për qytetarë të thjeshtë, disa prej të cilëve kanë dalë hapur e disa të tjerë kanë vendosur të mos i bëjnë publike. Bledi ishte ndër ata që zgjedhin të ngrenë zërin kundrejt problematikave që shqetësojnë shoqërinë tonë, me shpresën se ato nuk do të bien në vesh të shurdhër. Ndërkaq, shpresojmë që falë këtyre rasteve diçka të ndryshojë dhe Bledi apo kushdo qoftë, të mos ketë më të tilla eksperienca me policët rrugorë.
Advertisement