Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Tërmetet më të fuqishëm në 4000 vjet

Megjithëse planeti ynë lëkundet disa miliona herë çdo vit, shumica e këtyre tërmeteve kalojnë pa u ndjerë. Qendra amerikane e informacionit mbi tërmetet regjistron vetëm afro 50 lëkundje në ditë, shumica me një madhësi nën 5 ballë të shkallës Rihter. Agjencia amerikane e vrojtimit oqeanik dhe atmosferik, ka përcaktuar se cilët ishin tërmetet më të fuqishëm. Në këtë listë figurojnë tërmetet që i përgjigjen njërit prej kritereve të mëposhtëm: Dëmet e shkaktuara janë mbi 1 milionë dollarë, madhësia është mbi 7.5 ballë e shkallës Rihter, lëkundja ka kaluar 10-ën në shkallën e Merkalit, ose tërmeti ka shkaktuar një cunami. Gjejmë kështu tërmetet e viteve të fundit: Ai që lëkundi Nepalin para disa ditësh, ai që shkaktoi aksidentin bërthamor në Fukushima, në vitin 2011, ose ai që shkaktoi cunamin në Oqeanin Indian, më 20014-ën. Në hartën e mëposhtme tregohen 5 843 lëkundjet e regjistruara që prej 4 mijë vjetësh, ku ato më të fuqishmet janë shënuar me pika të zeza. Kështu, mësojmë se tërmeti më i lashtë i regjistruar, është ai në Jordani, në vitin 2150 p.e.s, me një madhësi 7.3 ballë, ndërsa më i fuqishmi, është ai i vitit 1960 në Kili, prej 9.52 ballësh. Ndërkohë, tërmeti më vdekjeprurës ishte ai që ka ndodhur në Kinë, në vitin 1556, me fuqi 8 ballë, nga i cili gjetën vdekjen 830 mijë vetë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Maria: Motoja ime: pushtet dhe para...

Next Post

Tiramisu me luleshtrydhe

Advertisement