Besarta Luga: – Stilian, si ka mundësi që pikërisht ti, je jashtë shtëpisë Big?
Stilian Pashaj: – Me thënë të drejtën, nuk jam i kënaqur që dola, por kjo është loja dhe sipas formatit, dikush duhej të dilte.
– Në plot tetë vjet Big Brother, ti ndoshta ke qenë banori më pozitiv. Çfarë mendon ti vetë se të bën ndryshe nga të tjerët?
– Unë nuk kam parë asnjë edicion të Big Brother më parë, kështu që nuk e di si kanë qenë të tjerët, por mund të flas për vete dhe unë, atje brenda, isha 100% vetvetja.
– Pse mendon se të pranuan për t’u bërë pjesë e këtij realiteti televiziv?
– Mendoj se për pranimin tim në Big Brother kanë ndikuar njohuritë e mia nga kultura të ndryshme të Europës dhe të Amerikës pasi kam qenë emigrant dhe kam udhëtuar në shtete të ndryshme.
– Për ty, kjo eksperiencë, pati tri momente dyshimi se do të përjashtoheshe. M’i përshkruaj të lutem të tre, ashtu siç i ke përjetuar…
…I pari, kur mendove se nuk do të të futnin fare në shtëpi (në mbrëmjen e parë të spektaklit)…
– Momentin e parë e përjetova shumë keq, pasi të shkoja deri në spektakël dhe të mos futesha, m’u duk shumë e vështirë.
…I dyti, kur mendove se u eleminove, por në fakt, u fute në një tjetër ambient të shtëpisë…
– Momentin e dytë e përjetova me qetësi, pasi nominimi im ishte për shkak të partnerit që theu rregullat e lojës duke pirë cigare dhe isha i përgatitur shpirtërisht.
…I treti, kur dole përfundimisht…
– Në momentin e tretë më erdhi keq, pasi kisha mbështetjen e banorëve brenda dhe mendova se nuk do të dilja.
– A pati një çast, këtë herën e tretë, që dyshove se edhe këtë herë, nuk do të ishte hera e fundit në Big?
– Jo, absolutisht jo! Kur m’u komunikua se do të lija shtëpinë, isha i sigurt që dera do të ishte e hapur. (Qesh)
– Si ishin ato ditë që qëndrove i mbyllur?
– Pa diskutim, java që isha i izoluar i vetëm në ambient të veçantë ishte më e vështira dhe nuk e prisja. Ajo javë më bëri humbja edhe dinamikat që vazhdonin në pjesën tjetër të shtëpisë, me banorët e tjerë.
– Po momenti më i bukur?
– Momenti më i bukur ka qenë loja që sajuam bashkë me Eleonorën, pasi reagimet e disa banorëve ishin shumë për të qeshur.
– Stilian, çfarë doje të fitoje ti nga kjo eksperiencë?
– Nga kjo eksperiencë doja të fitoja njohje të reja dhe mundësi të tjera që ofron ky reality shovv…
– Dhe… i ke fituar?
– Them se po.
– Kur ecën në rrugë dhe të njohin, ndihesh tashmë i famshëm?
– Ndihem shumë i vlerësuar kur njerëzit në rrugë ndalojnë dhe më flasin, apo më dërgojnë mesazhe të shumta në rrjetet sociale. I falënderoj shumë, nga zemra.
– Për çfarë mendon se do të të vlejë fama që ke fituar dhe a mendon se do ta menaxhosh si duhet atë?
– Mendoj se do t’i menaxhoj mirë këto vlera që kam marrë nga ky spektakël sepse di t’i vlerësoj mundësitë që të jepen në jetë. Meqenëse jemi këtu, dua të përshëndes gjithë stafin e Top Channel, që ishin të mrekullueshëm dhe kanë lënë përshtypje shumë të mira. Përshëndes gjithë banorët e Big Brother Albania 8 dhe fansat që po më mbështesin shumë. I falënderoj për të gjitha mesazhet që më dërgojnë. Këto mesazhe më bëjnë të ndihem fitimtar i këtij Big Brotheri.
– Së fundi, desha të di… ne femrat që kemi nevojë për një parukier të zotin, ku mund të të gjejmë ty?
– Do të më gjeni pranë Sallonit të Bukurisë “Style by Stilian”, me adresë te Kryqëzimi i 21 Dhjetorit, mbrapa Tirana Bank. Të gjithë janë të mirëpritur.
Banorët dhe paratë…
– Në fillim, më thuaj, ti vetë, ç’do të kishe bërë me paratë e çmimit të madh?
– Nëse do të kisha dalë fitues, ato para do t’i vija në funksion të biznesit që kam.
– Për banorët aty brenda, janë më të rëndësishme paratë, apo fama që fitohet në këtë realitet televiziv?
– Të gjithë shkojnë me synimin për të fituar çmimin e madh, por është normale që edhe fama luan një rol shumë të rëndësishëm.
– Cili prej banorëve është i bindur se do ta marrë çmimin e madh dhe pse?
– Për mendimin tim, nga të gjithë, më e bindur që do ta fitojë çmimin e madh është Alba.
– Cili prej banorëve ka vërtet nevojë për ato para?
– Për para kanë nevojë të gjithë, por në veçanti, mendoj se më tepër i nevojiten Maries dhe tre femrave të tjera që janë me fëmijë.
– Cili prej banorëve, do t’i bënte paratë rrush e kumbulla po t’i fitonte?
– (Qesh) Me siguri, Alba do t’i bënte rrush e kumbulla me shoqërinë!
– Cili do t’i kishte investuar si duhet dhe pse?
– Mendoj se investimin më të mirë do ta bënte Fabiani, pasi është shprehur shumë herë se do të hapë një palestër në Tiranë.
– Por, meqenëse çmimi i madh është larg, le të merremi pak me buxhetin e përjavshëm… Dinë ata t’i menaxhojnë si duhet paratë?
– Pa dyshim, po.
Cili nga banorët është më i etur…
…për thashetheme?
– Kika.
…për sherr?
– Kika.
…për dashuri?
– Alba dhe Diedoni.
…për para?
– Të gjithë.
…për të ngrënë?
– Fabiani.
…për të sfiluar?
– Tea.
…për të sunduar?
– Eleonora.
…për të fituar?
– Pa dyshim, të gjithë!