Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Shpjegimi i endrrave tuaja…

Gjarpërinj që fluturonin

– Në ëndërr kam parë sikur isha në një vend që nuk e njihja dhe nuk mund t’i hidhja këmbët sepse kishte shumë gjarpërinj, të mëdhenj e të vegjël, të bardhë, të zinj e me ngjyra. Mundohesha të ikja, por ata, përveçse zvarriteshin pas meje, më fluturonin edhe mbi kokë. U zgjova nga sikleti.

Advertisement

– Përveç anës seksuale që simbolizojnë gjarpërinjtë, në rastin tuaj, ata nënkuptojnë edhe shumë persona jo të mirë rreth jush. Ju i keni parë duke fluturuar dhe kjo është shenjë e personave nga të cilët duhet të keni shumë kujdes. Duhet të jeni i vëmendshëm në këtë periudhë nëse keni plane, projekte apo diçka shumë për zemër. Mos u hapni me askënd, mbajeni vetëm për vete, gjersa ta realizoni.

 

Më vranë

– Çfarë do të thotë të shikosh një person duke vrarë persona të tjerë? Më pas pashë veten sikur doja të fshihja diçka. Ngjanin si sfera të bardha. Po ky person që nuk e njihja, më qëlloi mua. Çfarë kuptimi ka, ju lutem?

– Edhe pse është një i panjohur që vret të tjerët, ky person paraqet në fakt zemërimin tuaj ndaj dikujt. Personat e tjerë simbolizojnë disa ndjenja apo tipare që keni dhe prej të cilave do të donit të shpëtonit përfundimisht. Ndoshta janë pikërisht urrejtja, neveria që ndjeni për këtë person dhe që nuk do të donit ta kishit. Ju po përpiqeni të mbani një të fshehtë, por në fakt, ajo do të dalë në shesh shumë shpejt. Vrasja juaj, në fund, përfaqëson fundin e gjithë kësaj që thashë më sipër. Një ngjarje e madhe do të ndryshojë shumë gjëra në jetën tuaj, por do të jetë një ndryshim i rëndësishëm pozitiv.

 

Më mbuluan bletët

– Kam parë në ëndërr veten të mbushur me bletë në trup. Ndonëse më pëlqenin, kisha frikë se mos më lëndonin apo më pickonin. Nuk mbaj mend më gjatë, vetëm doja të dija kuptimin e bletëve, nëse është e mundur ju lutem. Faleminderit.

– Të shikosh bletë në ëndërr është gjithmonë diçka shumë pozitive dhe e bukur. Ato përfaqësojnë pasurinë, fatin e mirë, kreativitet dhe lumturi. Bletët përfaqësojnë edhe aftësitë tuaja. Ju jeni punëtor dhe e përballoni çdo gjë me sukses, edhe kur bëhet fjalë për vështirësi. Nëse në këto momente jeni në vështirësi, ju do t’ia dilni mbanë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Capital T: Rikthehem ndryshe!

Next Post

Vajzat kerkojne djem...

Advertisement