Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i endrrave tuaja…

Ish-i dashuri më ledhatonte

– Kam parë në ëndërr sikur isha me ish-të dashurin dhe ai filloi të më ledhatonte. Në atë moment erdhi i dashuri im dhe ai vazhdonte të më përkëdhelte. Dua të di kuptimin e kësaj ëndrre…

– Një ëndërr e tillë tregon që nuk jeni plotësisht e kënaqur me marrëdhënien që keni me të dashurin aktual, ndaj keni herë pas here nostalgji e mall për ish-të dashurin. Nuk ndiheni totalisht e plotësuar dhe ëndrra të tilla e tregojnë qartë këtë gjë. I mendoni të dy njëkohësisht dhe jeni konfuze për lidhjen që keni. Këtij lloj konfuzioni vetëm ju mund t’i jepni drejtim.

Advertisement

 

Djali që dua

– Përshëndetje astrologe! Kam parë në ëndërr djalin që dua dhe më pëlqen shumë, sikur më shikonte dhe më buzëqeshte. A ka ndonjë kuptim ëndrra ime? Pres përgjigje këtë javë. Me respekt, Xhelozja e Nardit Vl.

– E dashur Xheloze, faleminderit për përshëndetjen. Do ju thoja që duke qenë se e doni këtë djalë, ëndrra të tilla janë të pashmangshme. Ju dëshironi ta keni gjithnjë para syve, dëshironi vëmendjen e tij, buzëqeshjen e tij, ashtu siç e keni parë në ëndërr. Pra, ëndrra juaj është thjesht pasqyrim i dëshirave tuaja. Ju uroj realizim të ëndrrës.

 

Duart

– Kam parë në ëndërr sikur po shikoja duart e mia dhe më dukej e çuditshme. I shikoja, i rrotulloja dhe thoja me vete: “Po unë, ç’kam që shikoj duart?”. A ka ndonjë kuptim kjo ëndërr? Në popull thonë që kur shikon duart në ëndërr, do të thotë që të përflasin për keq. Është e vërtetë?

– Duart në ëndërr kanë kuptime të ndryshme, por nuk kanë lidhje me atë çfarë thonë në realitet. Kuptimi i këtyre ëndrrave është në varësi të asaj se si i keni shikuar duart. Në qoftë se shikoni se i keni duart më të mëdha se në realitet, do të thotë se do të keni sukses në jetën tuaj profesionale. Nëse shikoni që keni duar të plagosura apo të prera, do të thotë që ndiheni të vetmuar dhe kërkoni ndihmë e mbështetje. Kur shikoni duar të pastra dhe të mirëmbajtura, ëndrra ka lidhje përsëri me suksesin profesional. Në të kundërt, nëse i shikoni të pista, do të thotë që nuk do të keni sukses dhe do të mërziteni shumë. Duart e lidhura në ëndërr tregojnë situata të komplikuara në jetën reale. Uroj të keni parë versionin më pozitiv të ëndrrës.

 

Ndërtesë e pisët

– Kam parë në ëndërr sikur isha në një ndërtesë shumë të pisët. Shkallët dhe gjithçka tjetër ishte e pisët në të. Më pas pashë edhe shoqen time, e cila i kalonte shumë lehtë të gjitha pengesat dhe më thoshte: “Do t’ia dalim mbanë”. Përtej ndërtesës na priste shefi dhe na thoshte: “Hajdeni këtu”, por unë isha në një siklet të madh dhe çdo gjë e bëja me vështirësi. Në fund, arritëm te shefi ynë. Çfarë kuptimi ka, ju lutem?

– Një ëndërr e tillë tregon që keni kaluar ose do të kaloni vështirësi në jetën profesionale. Do të keni një ndryshim i cili do t’ju shqetësojë jashtë mase dhe do t’ju bëjë të ndiheni e pasigurt nga ana profesionale dhe monetare. Këtë gjë do ta përjetoni shumë keq shpirtërisht bashkë me shoqen tuaj. Shefi juaj në ëndërr është zgjidhja e këtij problemi, por zgjidhja varet gjithnjë nga ai. Ëndrra tregon vështirësinë që do të përjetoni, ndërkohë që zgjidhjen e këtij ngërçi që do të keni në jetën profesionale mund ta japë vetëm shefi juaj. Ju uroj suksese!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Çfarë e dobëson shikimin?

Next Post

Disa situata kur partneri ka nevojë për ju

Advertisement