Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Poezia juaj…

Ndërrova zemrën!

Unë i bardhë dhe ti i zi
Ndryshe s’kemi asgjë tjetër
Ti je kafshë, unë jam njeri
Një betejë kaq e vjetër.
Zemra ime, ngjyrën tënde
Zemra jote ngjyrën time
Ti më sheh e nuk ndërron mendje
Ndërsa unë, paragjykime
Gjakun kemi të dy të kuq
E përsëri s’të shihkam dot
Si çdo i bardhë kam këtë huq
Sikur për ty s’ka vend kjo botë
Të dy u ndodhëm në një dhomë
Të një spitali të moderuar
Ti trupit tënd t’i vije “stromë”
Dhe unë zemrën për ta shëruar
Ti jetën le aty mes mjekësh
Dhe ngjyrë nuk ndërrove dot
Por mua pas ti do t’më ndjekësh
Sepse ne gjoks të futa sot
Po po. Më dëgjuat shumë mirë
Në trup të bardhë zemër e zezë
Ta them, e paskam të vështirë
Kam qenë i keq them me dënesë
Hoqa zemren e keqe “te bardhe”
Zemrën e mire,”te zeze” unë vura
E ç’mund të them prisha një gardh
Unë u shërova , më s’u sëmura. Romeo Gegushi

Sonetë
Kur thonë mos qaj e mos derdh lot.
Të thonë buzëqesh prej shpirtit thellë.
E kanë të vështirë e s’kuptojnë dot.
Në shpirt të tjetrit ç’të jetë mbjellë… Angjelina Ndoj

Advertisement

Ç’eshte dashuria?

Dashuria është një llavë,
që rri fshehur në orbitë të shpirtit,
dhe pret çastin vendimtar.
Është furtunë që çan dallgët e detit,
është një zemër që merr zjarr.

Dashuria është rrjedhë e vjetër,
është vullkan që zjen në damarë,
është rrebesh që ftoh një zemër,
edhe ikën duke qarë.

Dashuria s’është gjë tjetër,
Veç magjistare që gllabëron një zemër,
është tradhtare që s’mban një emër.

Pra, ç’është dashuria?
Furtunë, që sjell në zemër një rrebesh,
dhe pastaj sjell tradhtinë,
që e mban si vath në vesh. Skënder Lazaj Trebeshina

Mos ma mbaj peng pranverën

Nuk i besova zogut tim shtegtar
Kur sot në dritare më erdhi përsëri
Më tha pas xhamit “Erdhi pranvera”
Pranverën mund të ma sjellësh vetëm ti…

Dimri ende skërmit dhëmbët
Me pahir shtrëngon fronin e tij.
Unë e di pse stinët janë çmendur
Me siguri që dorë këtu ke ti.

Dielli fshihet, shiu s’i ndal lotët
Qielli gjithë kohën i vrenjtur rri.
Lulet të trishtuara kanë ulur kokën
Se pranverën ma mban fshehur ti.

Mos më thuaj “Erdhi pranvera”
Dimrin prej kohësh shtrëngon në gji
Kështu kaluan plot stinë të tjera
Pranverën time ma mban peng ti. Aida Previzi

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vajza e burrit më shpëtoi nga vjehrra

Next Post

Test Ju tradhton bashkëshorti/ja?

Advertisement