Ne thellesi te harreses time do te mbetesh nje kujtim, një preson i veçante, qe le gjurme ne shpirtin tim. Kur te trokasesh ne zemren time, edhe pse porta do jete e zene, mos harro se brenda saj jane gjurmet qe ke lene. Ne çdo cep te jetes sime, kur per ty te mendoj, ne brendesi te zemres, do mundohen te te kujtoj.. T.
Droge nuk pi, por ne mbidoze jam, kjo me ndodh sepse ty s’te kam. Alkooli s’me pelqen, por tape rri çdo ditë, u lodha nga pritja dhe tani kam frike. Cigaren e ndez, tymin ne zemer kaloj dhe me çdo rrahje te saj, ty te kujtoj. Lani.
Hapa deren e rrembyer dhe zbrita shkallet me nxitim, se ktheva koken nga dritarja, veç fillova te qaj per fatin tim. Sms qe lexova, kur ti po flije gjume, nuk me bene te te urreja, por te te doja me shume. Ajo tjetra t’i dergonte dhe une qaja pa pushim, por ç’e doja jeten une, kur tjetra po merrte te dashurin tim? Me shpalle lufte moj k… dhe nga duart ti ma more, konviktorke e mallkuar, mos kujto se lehte ia hodhe. Ta mbash mendte moj vajze e zgjuar, zemra ime nuk dorëzohet, ai prapë tek une do kthehet, buka e vjeter nuk harrohet. Dhe kur ti ta kesh humbur, do te jesh per meshire, dikur qeshje ti me mua, une neser do qesh me deshire. Do te shoh me urrejte, ai do vije te krahet e mi, mos harro moj shpirt katrane, une mbetem gjithmonë e jotja dhe ti i imi gjithnjë. S.
Buzet te t’i puth dhe fytyren te ta ledhatoj, diçka te me kerkoje, une ty do të ta jepja. Te me thoje per syte, do të t’i jepja pergjithmone. Të më kerkoje zemren, do te thoja “eshte e jotja”, të me pyesje per dashurine, pergjigjja do te ishte: “Per ty eshte krijuar”. Se nje dite pa ty, jeta nuk paska kuptim; se nje vit pa ty, jeta ime do kish mbarim. Ndaj jam akoma gjallë, se nuk dua te të le te verber, me zemer te thyer apo ndoshta me nje dashuri te humbur… Ndaj jam prapë i lumtur, perseri ne jete.
Vuajtje dhe lot dashurie. Ku më ike, ku më humbe e u trete, një plagë në zemër më mbete, një zjarr që kurrë nuk shuhet, një emër që përjetë ruhet. Anës.
E ndjeja se ti nuk ishe tipi im, e ndjeja se do ishte një zhgënjim, e dija se çdo fillim ka një mbarim, por gabova se të desha, shpirti im. Si nëpër ëndërr e kujtoj emrin tënd dhe plagë e vjetër më kaloi e nuk më dhemb. Për ty në zemër asnjë vend më nuk gjej, jo, nuk e gjej se veten s’dua ta gënjej.
Gjithmonë e kam ditur që nuk ekziston dashuria, por kur të njoha ty, i hodha poshtë mendimet e mia. Më bëre të besoj se ekziston edhe lumturia, por nuk zgjati kjo lumturi. Për mua u kthye në dhimbje, për ty, nuk e di. Arturi.
Nje lot keputet mallshëm mbi buzën e gjakosur, shpirti krahekeputur renkon rreckosur plagosur, zemra qan trishtueshem, endrra i ka tretur, fjalet jane ngrire si shkrin ky diell i fjetur, perdridhet hija ime si balerinë kurvare, lepihet ne token e shkrete qe s’mban me as varre, syte kerkojne drite, por engjejt e kane fikur, me trenin e fundit te dliresise te gjithe kane ikur, kemi mbetur vetem ne, pashpirt veç me hije, endim pelhura faji, kendojme himne zije, parajse. Ah, kopshti i mrekullive, kujtim qe u venit pas shiut te tradhtive, guret jane grimcuar nen peshen e hijes time, e vetmja lule e tokes, një lule jetime, pa arome, pa rrenje zhgërryhet neper dhé, tallet sikur thote: “Vështromë, se ti je!”. Përkulem permbi te, por nuk shoh veç erresirë, pasqyrim i zi mbi toke qendron shtrire, peshtyj i inatosur, po ajo nuk tundet, lule e pashpirt e tokes as nga era s’lëkundet! Ah, ti hija ime, pasqyrim pa shpirt, lulja ime e vetme, lulja ime e hirte.