Morena, të cilën para dy javësh e patëm të ftuar në gazetën tonë, dittë e fundit i është përkushtuar tërësisht stërvitjes, për të përfaqësuar Kosovën në garat botërore të karatesë. Siç shihet edhe në këtë foto të postuar në faqet e rrjeteve sociale, Morena ushtrohet në karate me synimin për ta përfaqësuar sa më mirë profesionin e saj. Cv-ja artistike e Morenës nuk ka lidhje vetëm me bukurinë dhe pjesëmarrjet nëpër Misse, por edhe me rastin konkret, me pjesëmarrje dhe përfaqësim të një shteti në gara botërore, një sipërmarrje kjo me mjaft përgjegjësi. Morena prej kohësh ushtrohet në palestër dhe linjat trupore i ka sjellë aty ku duhet. Ai që mbetet është vetëm ushtrimi i mirë në lëvizjet, të cilat nëse i bën si duhet, do të jenë edhe vendimtare që ajo të kthehet fituese në vendin e saj.
Advertisement