Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Maria: Motoja ime: pushtet dhe para…

– Maria, më the se askush atje brenda nuk të ka njohur. Tani, unë kam ardhur të të njoh…

– E di ç’më kujtove, është një lojë, “Një Shqipëri kundër 12 personave”. Unë dua të më njohë një Shqipëri dhe jo 12 persona. Mendoj se ata që donin të më njihnin, më kanë njohur, gjithmonë për publikun flas, jo për banorët!

– Pse, banorët jo? Ti, kur ishe brenda, kishe qëllim të të njihnin apo mos të të njihnin?

Advertisement

– Të më njihnin.

– Dhe pse nuk ua dhe mundësinë?

– Sepse njerëzit duan gjëra të tjera… Banorët nuk mund të më njohin jo mua, por as veten e tyre sepse merrem me gjëra shumë të vogla, siç është filetoja e pulës, ose kosi, veza e tërshëra për Fabianin… Që të më njihnin, ata duhet të merreshin me karakteret tona. Nëse do të njohësh një njeri, hyn në thelb, nuk qëndron në sipërfaqe…

– Mos ndoshta është kjo një taktikë për të mos i dhënë rëndësi personit që ke përballë, i cili në fund të fundit, është rivali yt?

– Ti jeton me ata persona, nuk mund të mos u japësh rëndësi. Zgjedh mënyrën se si do ta marrësh atë rëndësi, ta shohësh, ta analizosh. Unë u përpoqa të njihja karakteret e tyre në atë mënyrën time, të heshtur, duke i dëgjuar të thonin ato budallallëqe që thonë.

– Dhe, si të del bilanci? Mendon se i ke njohur të gjithë?

– Po, po, këtë, si i thonë asaj fjalës së urtë, nuk e luan as topi i allamanit! (Buzëqesh) Ata kanë frikë nga vetja e tyre, tentojnë, por në mënyrë të gabuar. Duan të bëhen të famshëm jo me intelektin e tyre, por duke marrë paratë. Është e vërtetë se për ato lek kanë shkuar, por mund të zgjedhësh një mënyrë shumë të bukur që edhe ata jashtë të kënaqen.

– Ti, çfarë mënyre zgjodhe?

– I analizoja… para se të futesha, mendoja se do të gjeja disa njerëz me të cilët do të komunikoja gjatë, do të krijonim debate të bukura. Kur hyra brenda, pashë disa njerëz që qanin për cigare, kush të vishej më bukur dhe të gjuante, kush të merrte më shumë fileto dhe t’i hante. Mua më ka ardhur keq që jam gjendur në atë shtëpi aq luksoze, në ato kushte aq të mira që nuk t’i ofron kollaj njeri sot dhe të kesh përballë 13 vetë që hahen për gjëra të cilat të tjerët vuajnë që t’i kenë. Ti lufton për diçka që ta japin, ndërkohë që jashtë ka edhe nga ata fëmijë që flenë pa bukë…

– Ti u fute pas të tjerëve. Nuk i kishe parë më përpara ata, që të kishe krijuar një ide se çfarë apo kush të priste aty brenda?

– Po, i kisha parë një javë, që ishte java më e vështirë, pasi kishin ikur dy vetë për një debat dhe thashë “ok, këta kanë vënë mend”, mirëpo unë i qëndroj besnike thënies që njeriu lind, nuk bëhet. Mundohet të përmirësojë difektet te vetja, kur i pranon, por ata njerëz nuk i kanë pranuar difektet e tyre.

– Cili është momenti kur e kuptove se nuk do të shkoje dot deri te çmimi i madh?

– Atë natë para se të dilja e kam ndjerë se diçka nuk po shkonte mirë. Doja të dilte Zaida dhe doli, por prapë diçka ndjeva… Gjithë java kishte qenë e imja dhe kush donte, do të kishte marrë diçka nga Maria, por ndoshta donin gjëra më ekstreme…

– Çfarë për shembull? Çfarë mendon se mund të të kishte mbajtur në shtëpi?

– Ndoshta po të kisha gatuar lakuriq, do të isha akoma atje, por unë s’e bëj dot këtë gjë. Pastaj, nuk eci dot me taka dhe, lakuriq pa taka, nuk shkon… (Qesh) Përtej shakasë, njerëzit besoj se e kanë marrë mesazhin tim, ndonëse do të kisha dashur të qëndroja edhe këtë javë në shtëpi, sepse loja ime tani kishte filluar.

– Në ç’kuptim?

– Marian nuk e kishin parë asnjëherë vetëm kundër të gjithëve, gjë që u pa javën e fundit. Të dielën, nëse do të kisha qëndruar në shtëpi, nuk do të ishte më Maria e qeta, siç e kishin parë banorët. Më kishin dhënë shumë argumente gjatë javës, për ta ndryshuar lojën time dhe të gjithë do të merrnin atë që meritonin.

– Ti, ke treguar një durim të jashtëzakonshëm. A mendon se duhet të kishe bërë diçka ndryshe?

– Durimin unë e kam për vete, jo për publikun! Durova aty brenda sepse kështu jam edhe jashtë, e kam më të thjeshtë të bëj një punë vetë, sesa të diskutoj gjysëm ore për të. Nuk është imazh i bukur të bërtasësh.

– Maria, ti ke jetuar për shumë kohë në Greqi dhe ke një vit e gjysëm që jeton në Shqipëri. Më thuaj, si e mendon, a janë ata banorë përfaqësues të shoqërisë shqiptare?

– Për mendimin tim, po.

– E tillë është shoqëria jonë?

– Është e ndarë… nuk mund të thuash 100 për qind. Një përqindje janë kështu… si femrat që duan makinat e bukura të shtrenjta, apo çunat që thonë “unë jam më i miri, më i forti, unë i kam të gjitha”… siç është Tea një gocë shumë e bukur që di të luajë me çunat, ashtu siç isha unë. Të gjitha ato personalitete që janë atje brenda, janë edhe jashtë, por mënyra se si promovohen është shumë e gabuar. “Big Brother” të jep një derë dhe ti e lustron vetë shtëpinë brenda. Duhet të jesh ti që do ta bësh atë të bukur. Jam shumë dakord me moton: “pushtet dhe para”; disa njerëz të vrasin për këto të dyja, por ti e ke në dorë vetë të japësh më të mirën e vetes tënde. Edhe fjalën e keqe kur e thua, mund ta thuash pak më bukur, që të mos tingëllojë keq jashtë.

– Si është jeta jote tani?

– Siç ishte edhe më përpara, madje akoma më e vështirë për mua, pasi do të shpërngulem në Tiranë, ku do të hap atelienë time. Lufta do të jetë më e madhe. Vazhdoj punën me Debtors, një grup artistik me të cilët punoj prej kohësh. Ata nuk janë profesionistë, janë fëmijë nga 17-22 vjeç. I quaj fëmijë se mua më thërrasin “nona”. Ata nuk ma kanë bërë fjalën dy asnjëherë. Do të bëj gjithçka që ta vazhdoj punën me ta, me koreografi, aktrim, sfilata… Ua bëj vetë veshjet, muzikën e zgjedh unë gjithmonë. Debtors dhe Tailor made, firma ime e veshjeve, nuk kanë për të vdekur kurrë…

– Qëllimi që u fute në “Big Brother”, ishte edhe ky, që të bëheshe e njohur dhe të kishe sukses në punën tënde?

– Qëllimi ishte të futesha që të merrja lekët (buzëqesh), të blija një shtëpi për nipërit e mi dhe pjesën tjetër do ta investoja te biznesi im.

– Ndërsa po flisnim, jashtë kësaj interviste, më the: “kam dy fëmijë për të rritur”. Duket sikur flet për fëmijët e tu dhe jo për të motrës…

– Sepse unë ata i ndjej si fëmijët e mi. Kam qenë në kontakt me ta që në momentin e parë që kanë ardhur në jetë dhe i kam parë të rriteshin ditë për ditë, për shtatë vjet tashmë. Edhe forca që më kanë dhënë ata të dy ka qenë shumë e madhe. Falë tyre harroja gjithçka, edhe sëmundjen, spitalin…

– Aleksi tashmë është shtatë vjeç, kurse Joana, katër e gjysëm…

– Po, dhe kur i takova, Joana më tha: “More shumë lek ti? Jo? S’ka gjë se do t’i marrim lekët përjashta ne…”

– Ke thënë se eksperienca që ke kaluar, të ka bërë njeri më pozitiv… Në ç’kuptim?

– Dikur isha njeri hipokrit. Jam femër dhe e pranoj që femrat janë shumë hipokrite. Gjithçka e bëja në mënyrë sipërfaqësore, mundohesha të isha përherë e para, duke shkelur apo duke mos i  përfillur të tjerët, gjë që i bënte të ndjeheshin keq. Të gjitha këto që kam kaluar, më bënë të shikoja pak edhe veten time tek ata njerëz. Kam qenë dikur si këta banorë, por këta katër vjet që nga burgu, nga sëmundja ime, derisa arrita të ngrihesha në këmbë, kanë qenë një skëterrë e vërtetë dhe gjatë kësaj kohe, pashë te vetja ime që nuk mund t’i përballosh njerëzit me hipokrizi. Aty lindi Maria…

– Sa keq të erdhi që nuk e fitove çmimin?

– Shumë keq, sepse për atë u futa. Besoj se më duhen aq sa u duhen edhe të tjerëve ato para, por njerëzit duan diçka tjetër, e cila nuk është Maria.

– Ke ndonjë gjë për t’u thënë atyre?

– Po, nëse duan ta mbrojnë diçka me fanatizëm, duhet të kenë një arsye të fortë për këtë.

 

 

Banorët

– A ka aty ndonjë person me të cilin mendon se ia vlen ta ruash shoqërinë jashtë?

– Fisniku! Ne u futëm çift dhe kuptoheshim me sy. Fisniku është gjysma tjetër e Maries dhe më vjen shumë keq që nuk jam brenda këtë javë që ai është lider… Fisniku është shumë më i mirë se të tjerët. Vlerësoj gjithashtu edhe Eleonorën dhe Diedonin.

– Po me Marsuelën, çfarë ke ti?

– Asgjë s’kam unë me Marselën, por nuk mund të ekzistojë një femër e vuajtur, e stërvuajtur me shtatëqind halle, e cila bërtet për të fjetur me Diedonin! Marsuela është një kukull që nuk ka buton “on”, “off”, ka vetëm bateri… del në diell e karikohet përsëri. (Qesh)

– Mendon se janë reale çiftet brenda?

– Dashurinë, nuk e programon me një javë, kështu që është thjesht një reality shovv. Jashtë ata do të jenë sërish vetëm, bile unë mendoj se edhe tani, ata puthen e venë lahen pastaj… (Qesh)

– Më acarues?

– Fabiani dhe Veseli.

– Më dembeli?

– Të gjithë dembelë janë, vetëm bëjnë diçka që të duken se janë para kamerave.

– Vetëm pamje dhe jo brendi?

– Xhensila.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

PERMETARET FESTOJNE NE ATHINE

Next Post

Tërmetet më të fuqishëm në 4000 vjet

Advertisement