Moderatori aktual i festivalit të muzikës moderne Top Fest, Ledion Liço, ka dalë së fundmi me synimin për të sqaruar deklaratën që bëri Lori Hoxha pak ditë më parë, duke thënë se “ky do të ishte Top Festi i fundit”, por që i bëri lëmsh të gjithë. “Top Festi i fundit… hmmm Po sikur të kenë harruar të thonë “Top Festi i fundit për Ledionin” dhe mbase është i fundit për mua?! Mos duan të më heqin nga puna këta?”, është shprehur ai fjalë për fjalë në njërën prej videove që ka postuar në faqen e tij në Instagram para disa ditësh. Në këtë video, Ledioni jo vetëm që ka ngatërruar më keq ata që e ndjekin Top Festin, nëse ky do të jetë “Top Festi i fundit” apo jo, por ka futur “në lojë” edhe hamendësimet me frikën që ka nëse rrjedhimisht po mendojnë ta heqin nga puna. Megjithatë, duke qenë se Ledionit i pëlqejnë shumë batutat, kjo mund të jetë njëra ndër batutat e tij të radhës. Një gjë është e sigurtë: Nata e fundit e këtij edicioni do të jetë më 31 maj, kur do të shpallet edhe fituesi i madh.
(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista, ndersa në Greqi, në kioskat ku shitet shtypi i huaj. Nëse nuk e gjeni në kiosken pranë jush, na dërgoni një sms në 6938691274)