Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Jupiteri e ka bërë lëmsh Sistemin tonë Diellor

Zeusi i mitologjisë greke ka qenë një perëndi zemërake, që bënte shumë prapësira dhe ishte hakmarrës. Edhe planeti Jupiter (kështu quhet Zeusi në mitologjinë romake) ka gjasa të mos ketë qenë më i paktë sa i përket shkatërrimit që i ka sjellë Sistemit tonë Diellor. Vlerësime të reja dhe simulime të kryera nga shkencëtarët amerikanë dalin në përfundimin se ka shumë gjasa që dikur, Jupiteri, me vëllimin e tij gjigand, ka hyrë në brendësinë e Sistemit tonë Diellor dhe, ashtu si një elefant në një dyqan qelqurinash, ka “spastruar” çfarë i ka dalë përpara. Ai ka shkatërruar brezin e parë të planetëve, duke i bërë copë e thërrime, para se të qetësohej dhe të largohej, duke zënë vendin që ka edhe sot. Kjo do të thotë se dikur, në Sistemin tonë Diellor, kishte planetë që sot nuk janë më.
Gregori Laflin, profesori astronomisë në Universitetin e Santa Kruzit, Kaliforni dhe kolegët e tij, mendojnë se ky skenar i “Jupiterit agresiv” shpjegon pse Sistemi ynë Diellor ndryshon kaq shumë nga sistemet e tjera të jashtme që janë vërejtur me ndihmën e teleskopëve (si ai Kepler).
Vlerësohet se afro gjysma e yjeve si Dielli ynë, kanë planetë rreth tyre. Megjithatë, ndryshimi i tyre kryesor me Sistemin tonë Diellor është se te ne nuk ka planetë më të afërm me Diellin sesa Mërkuri. Në sistemet e tjera, është një dukuri e njohur që të zbulohen planetë më të mëdhenj se Toka (të ashtuquajturit super Gaies) në një distancë shumë më të afërt me yllin e tyre.
Skenari i Jupiterit që lëviz dhe sjell shkatërrim rrotull vetes është propozuar për herë të parë në vitin 2001, nga një ekip shkencëtarësh të universitetit Kuin Meri të Londrës dhe është përsëritur nga shkencëtarët e Observatorit të Nisës, Francë, më 2011, ndërsa tani përforcohet nga shkencëtarët amerikanë. Sipas këtij skenari, gjatë miliona viteve të para të Sistemit tonë Diellor, Jupiteri ka qenë afër Diellit, që ishte ende i ri, duke vepruar me agresivitet deri në krijimin e Saturnit, i cili, për shkak të tërheqjes së ndërsjellë, e ka detyruar Jupiterin të tërhiqet dhe të shkojë më larg, në orbitën ku ndodhet edhe sot. Nga mbeturinat e brezit të parë të planeteve janë krijuar planetë të tjerë, më të vegjël, si Mërkuri, Afërdita, Marsi dhe Toka jonë, të cilët janë më të rinj në moshë se planetët e mëdhenj.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Genci: Diedoni s’do që ta shohë me sy Albën

Next Post

Bateria e celularit që karikohet për një minutë

Advertisement