Më mirë hesht, se shtresat e dhimbjes veç do te shtohen e plaget do te thellohen, kur perpjekja jote për të sqaruar te djeshmen do has ne vesh te shurdher. Hesht para se fjalet e tua të quhen tinguj te merzitshëm e te pafund, e dhimbja jote te quhet histori e vjeter. Para se në syte e tyre te veresh deshiren e madhe per tu larguar. Para se besimi yt te shkelet e miqesite te shuhen… Ti hesht! Vec ne heshtje mund t’i mbyllesh syte e te gjesh forma t’a shfajesosh veten kur rraskapitesh nga ndjenja e fajit. Vec ne heshtje mund ta imagjinosh nje te neserme qe realiteti ta ka mohuar dhunshem. Edhe personave gjykues e gishtave drejtuar gjej fuqi t’u pergjigjesh me heshtje. Ki besim te koha – ajo do flase zeshëm. Sa here ndihesh si hije, e ke deshire te bertasesh, te ankohesh, te shfajsohesh: hesht! Ata qe nuk e kuptojne heshtjen, s’t’i kuptojne as lotet, as britmat, as fjalet! Bona.
Advertisement