Je ti që mund ta ndryshosh jetën tënde, mos harxho kohë për të tjerët sepse jeta e as koha nuk të presin ty, mjaft të sundoi bota, fuqia e mendjes tënde është mbretëri brenda teje, mos u bëj skllav por perandor i saj. Mos prit fati të të trokasë në derë, grushtoje derën sepse je ti vet fati i jetës tënde, vrapo, vrapo pa u ndalur pa e hedhur vështrimin mbrapa, ditën e re mos e shih me sytë e së djeshmes, dhimbja e së kaluarës le të jetë forcë e së nesërmes, ty të pret e ardhmja kape atë, tërhiqë drejt vetes, në qoftë se të duket ardhmëria pol negative, bëju ti pozitiv, që të tërhiqeni mes vetes, kjo forcë tërheqëse, varet nga fuqia jote, e kjo fuqi s’është gjë tjetër vetëm dëshira për të jetuar. E sheh?! Ti nuk jeton kot, Zoti të krijoi për një arsye, jo të bëhesh mbret e as diktator por ushtar i jetës tënde, je ti vet rruga dhe udhëtari, je ti sëmundja dhe shëruesi, je vet mësimi dhe mësuesi prandaj kujdesu për veten tënde, ti je më i rëndësishëm, mos tento të kopjosh askënd sepse kurrë s’do jesh kopja më e mirë në botë, por unik ashtu siç je, JE MË I MIRI! Lonit.
Advertisement