Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Capital T: Rikthehem ndryshe!

Pas një mungese të gjatë në media, Capital T rikthehet te ne me këtë intervistë në të cilën jemi munduar të përmbledhim gjithë çfarë ka ndodhur me të gjatë kësaj mungese. Trimi, apo siç njihet tashmë, Capital T, ka ardhur me një stil krejt të veçantë edhe në luk, duke e marrë menjëherë miratimin e publikut. Ai ka hedhur në treg Mixtape-n e tij me këngë të përzgjedhura i cili po korr sukses edhe këtu në Shqipëri. Mjafton të përmendim hite si “Neve”, “Përnime”, “Kur fol zemra” për të vlerësuar pozitivisht punën e tij dhe për të justifikuar mungesën. Për ata që ende nuk e dinë, Capital T është nipi i njërit prej reperave më të mirë, Besnikut të 2Po2, i cili e mban ende gjallë hip-hop-in e vërtetë dhe bashkëpunimet mes të dyve e kanë njohur suksesin me kohë. Pas bashkëpunimit të tyre më të fundit që u bë hit “Posh”, ne presim edhe një bashkëpunim të radhës mes dajës dhe nipit. Nëse suksesi do të ishte një derë për t’u hapur, duhet pranuar se ai e ka gjetur çelësin e duhur. Shijoni këtë intervistë ndryshe me Capital T-n. Ai ju tregon vetë gjithçka…

 

Mia Buci: – Përshëndetje Capital! Sapo ke publikuar Mixtape-in tënd i cili po ecën goxha mirë edhe këtu në Shqipëri. Ç’mund të na thotë për të “i zoti i punës”?

Advertisement

Capital T: – Përshëndetje! (Buzëqesh) Çfarë mund të them? Jam jashtëzakonisht i kënaqur me sukseset, është një punë shumë e veçantë nga unë, një pjesë më ndryshe e imja. Shumica e audiencës e kanë kuptu çfarë do të thotë Mixtape dhe jam shumë i lumtur që përveç sukseseve të jashtëzakonshme, është vlerësu edhe fakti që dikush nga artistët, në këtë rast, unë, po sjell ende projekte të mëdha si albumi, mbi të gjitha, në një zhanër më të pastër të hip hop-it dhe prapë se prapë, po pëlqehet dhe dëgjohet shumë. I falënderoj të gjithë fansat e zjarrtë dhe të gjithë ata që e kanë përkrah projektin në përgjithësi.

– Si ndihesh pak përpara lançimit të një kënge të re?

– Ndihem jashtëzakonisht i lumtur dhe entuziast, energjik…

– Zakonisht gjërat janë më interesante nëse ke kundërshtarë të fortë në atë fushë. Ti, kë sheh si të tillë në treg?

– Të them të drejtën, s’kam fare konkurrencë sepse besoj se jam ndryshe nga të gjithë. (Buzëqesh)

– Përpos muzikës, cila do të ishte fusha ku do të doje të hidheshe në veprim tani?

– Arti në përgjithësi më pëlqen shumë. Shkruaj shumë edhe shkrime në përgjithësi. Po ashtu, edhe pikturoj… Edhe në ekonomi, menaxhim, besoj se do qëndroj mirë.

– Jashtë muzikës, çfarë ta bën më të bukur ditën?

– Familja, shoqëria, sporti, piktura…

– Je më shumë një mik apo një partner i mirë?

– Të dyja. (Buzëqesh)

– Çfarë ke kuptuar se i tërheq femrat drejt teje?

– Mbetet ende një mister. (Qesh)

– Cila është mosha e duhur për t’u martuar?

– Besoj 30, atëherë kur njeriu ka përvojën dhe pjekurinë e duhur për të marrë përgjegjësi dhe për të qenë prind, që për mu është diçka mjaft e madhe sepse të gjithë mund të bëjnë fëmijë, por jo të gjithë mund të jenë prindër.

– A do ta blije një shtëpi që të pëlqen shumë dhe duket se është shtëpia jote e ëndrrave, por nga ana tjetër, të thonë se në të ka fantazma?

– Mendoj se po sepse nuk besoj në fantazma. Do të isha vetë unë fantazma në të. (Qesh)

– Cila ka qenë loja e preferuar kur ishe fëmijë?

– Futbolli.

– Dikush që e ka thyer besimin tënd?

– Ka disa persona të cilët kanë qenë shumë të afërt me mua.

– Posterat e kujt mbaje në murin e dhomës tënde?

– Të Besnikut 2po2 , të VV-Tang Clan, N.VV.A , 2Pac , BiG etj listë e gjatëëëë… (Qesh)

– Në një artikull thuhej se meshkujt me mjekër janë më të pjekur, më të fuqishëm. Prandaj e ke lënë mjekrën edhe ti?

– Jo, s’e dija këtë! Fakt interesant, por kjo s’ka qenë ndër arsyet e mia.

– Gjëja e fundit që ke blerë?

– Një palë këpucë Louboutin.

– Nëse merr një gazetë në dorë, cila është faqja prej nga e nis leximin?

– Normalisht, e filloj nga kopertina. (Buzëqesh)

– Ne kemi bashkëpunuar me intervista që në fillimet e tua dhe gjatë këtyre viteve kam vënë re se Capitali është një ndër emrat më të vlerësuar në hip hop-in shqiptar… Cila është mënyra që ti përdor për të arritur suksesin?

– Faleminderit. (Buzëqesh) Puna është çelësi kryesor, por ka dhe disa elementë si; sinqeriteti dhe të jesh vetja apo origjinal, si emri i kompanisë që udhëheq. (Buzëqesh) Në qoftë se dikujt nuk i pëlqen si jam unë si person apo karakter apo ku ta di unë, është krejt në rregull sepse edhe unë kam persona që s’më pëlqejnë vetë në përgjithësi apo muzika që ata bëjnë. Puna e çdo artisti duhet të respektohet pavarësisht mendimit personal dhe e rëndësishme është që të sjellësh diçka të veçantë dhe ndryshe. Gjithashtu, sukseset, zgjedhjet në momentet e caktuara… ka shumë komponentë, por puna është kryesore.

 

 

 

Bashkëpunimet e Capital T:

 

Capital T ft Besniku 2Po2: “Posh”

 

Capital T ft Flori Mumajesi: “Sonte”

 

Capital T ft Mc Kresha: “Ballin”

 

Capital T ft Nrg Band: “Veç Asaj”

 

Capital T ft Vedat Ademi: “Hapat e mi”

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Mateo Brento: Meritoja më shumë!

Next Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Advertisement