Në fillim të muajit, Us Air Force i deklaroi Agjencisë Rojter se kishte përfunduar së ndërtuari armën më të shtrenjtë në botë dhe se ajo do të ishte gati të përdorej për luftim në shtator 2016.
Kjo armë, e dizenjuar dhe e krijuar nga firma Lockheed Martin, në Fort Uorth, Teksas, e quajtur F-35 Rrufeja II, mund të mbajë me vete mbi 8 ton municione vdekjeprurëse. Programi F-35 përfshin tre variante aeroplanësh (F-35A, F-35B dhe F-35C), secili i dizenjuar për të plotësuar nevojat e SHBA-së dhe disa blerësve të mundshëm, si Britania e Madhe, Australia, Hollanda, Norvegjia, Japonia, Koreja e Jugut dhe Izraeli.
Lockheed tha se çdo avion reaktiv F-35A, kushton 103 milionë $ (pa përfshirë motorin) dhe është më i kërkuari nga të tre modelet. Deri më tani, afro 65 avionë F-35A, nga 1763 të porositur, i janë dorëzuar Departamentit të Mbrojtjes. Edhe avionët e tjerë kanë të njëjtin arsenal armësh, por F-35A është i vetmi që ka edhe një top të brendshëm, që është vendosur në anën e majtë të avionit, ndërmjet kabinës dhe krahut të avionit.