Bukuria është subjektive, megjithatë ekzistojnë disa karakteristika femërore, për të cilat askush nuk mund të thotë se nuk janë të bukura. Vendet e mëposhtme kanë më shumë gra të bukura se të tjerët. Shumicën e dinim, sigurisht, po kujt ia merrte mendja edhe Korenë e Jugut? Ne i kemi radhitur nga vendi i dhjetë tek i pari.
10. Ukraina
Ukrania ka disa prej grave të famshme më të bukura në botë (përmendim këtu Mila Jovoviç). Ato janë edhe të bukura, edhe seksi njëkohësisht. Në bukuri dhe sjellje ngjajnë me ruset.
9. Italia
Vajzat italiane kanë lëkurë të pjekur nga dielli e flokë kafe. Me karakteristikat e tyre mesdhetare, këto gra e dinë mirë se çfarë i bën edhe më të bukura.
8. Franca
Francezet janë të njohura për shkathtësinë, shijet dhe elegancën e tyre. Janë zakonisht brune, me tipare romantike dhe të rafinuara.
7. Koreja e Jugut
Këto gra kanë një fytyrë fëminore dhe shumë të ëmbël, si edhe karakter interesant. Lëkura e tyre e bardhë dhe rrezëllitëse, flokët e zez me shkëlqim dhe trupi i derdhur e elastik, bashkangjitur me gjatësinë mesatare, i bëjnë ato seksi.
6. Serbia
Serbet përfaqësojnë një kombinim të mirë mes tipareve sllave dhe mesdhetare. Ato janë të gjata, me trupa të bukur, kanë stil dhe sy joshës. Format e tyre i kanë zili të gjithë.
5. Argjentina
Gratë argjentinase kujdesen shumë për veten, sidomos për lëkurën dhe flokët, duke u përpjekur të jenë gjithmonë të rregulluara dhe seksi. Gjithashtu, ndjekin me vëmendje rregullat e modës.
4. India
Një vend multiracial, me një përzierje kulturash të ndryshme, për pasojë, “ka prodhuar” disa nga femrat më të bukura në botë. Lëkura e tyre e errët, trupi femëror e me forma dhe flokët e dendur, të zez, janë disa nga karakteristikat e tyre më të theksuara.
3. Venezuela
Shumica e vajzave që fitojnë titullin Miss Bota janë venezueliane, një vend që lind femra të bukura. Gratë venezueliane kanë sharmin latin, trup të gjatë e të hollë dhe fytyrë joshëse, gjë që i bën të ngjiten në podiumin e grave më të bukura të botës.
2. Rusia
Ruset janë më të njohura për sytë e tyre të mrekullueshëm, ngjyrë blu, lëkurën e bardhë, flokët biondë dhe trupat e gjatë e të derdhur, si lastar. Ato kanë një shtatlartësi mjaft centimentra më të shumë se mesatarja.
1. Brazili
Brazili është atdheu i shumicës së modeleve me prejardhje latine. Atje do të gjesh disa nga gratë më të bukura të botës. Qofshin bionde, apo brune, janë të njohura për trupat seksi, atletikë dhe joshës, të cilat, të kombinuar me fytyrën e tyre, justifikojnë më së miri bukurinë e tyre në përgjithësi.