Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

10 mënyra për t’u ndarë… si princeshë!

Ka mënyra e mënyra për t’u ndarë nga i dashuri, por shumica e grave e përjetojnë ndarjen shumë keq, prandaj edhe reagojnë keq. Ky shkrim ka qëllim të të bëjë më të fortë, më të sigurtë në vetvete, kur vjen momenti fatal që ai të shpall ndarjen. Jo më lot dhe ulërima partnerit, as përplasje dyersh dhe thyerje pjatash. Ka mënyra për ta thënë me klas atë që do të thuash, duke u treguar zonjë, apo princeshë…

 

  1. Shihe në sy dhe thuaji si ndjehesh

Në rregull, në fund thuaji edhe diçka të sjellshme, si “Ia kalofsh mirë”, por kujdesu që sytë e tu të thonë atë që do të thuash në të vërtetë: “Shpresoj të mos kem më kurrë punë me ty!”, apo “Shpresoj të mos të të punojë më kurrë!”.

Advertisement

  1. Ndaje me botën padrejtësinë flagrante që të është bërë

Si guxon ai të ndahet prej teje? Vishu bukur, në mënyrë seksi dhe tregoju të gjithë njerëzve në rrugë sa mirë ia kalon edhe vetëm. Ku i dihet, mbase ndonjë fqinj simpatik po të sheh nga dritarja fshehurazi!

  1. Tregohu e zgjuar

Kur ta takosh, sigurohu ta shash mirë e mirë, por paralelisht, sigurohu që do ta bësh këtë me buzëqeshjen tënde më të bukur, ndërkohë që ke veshur fustanin më seksi që ke dhe parfumin më sensual, që asgjëkundi të mos duket thirrja jote e brendshme e dëshpëruar: “Po vdes ngaqë më le për një tjetër”.

  1. Shaje… por si zonjë

Ka mënyra të shumta për të thënë atë që do. Gjej atë që do të të ekspozojë më pak dhe do të tregojë sa krijuese je.

  1. Pi me shoqet

Ekipi i mbështetjes në rast urgjente, pra shoqet e ngushta, duhet të jenë gjithmonë pranë teje. Veçanërisht në këtë moment të vështirë, kur do t’u duhet të të sjellin në vete (më parë duhet të sigurohen se ke pirë aq sa duhet për të harruar)…

  1. Rishikoji faktet

Është ajo ndjesia që ke sikur po ta tërheqin qilimin poshtë këmbëve. Kështu do të fillosh t’i shikosh ngjarjet nga e para. Do të rifillosh nga zeroja dhe do të filozofosh për jetën, duke u nisur nga kushtet e reja.

  1. Gozhda del me gozhdë

Harroji ngurrimet e tua dhe thuaji shoqes së ngushtë të ta rregullojë të dilni me atë të njohurin e saj simpatik, të cilit ti i pëlqen. Po, ke nevojë për të. Pak konfirmim se je e bukur dhe seksi, nuk bën aspak keq!

  1. Rikthehu në të kaluarën

Do të rikujtosh ditët e qetësisë dhe naivitetit, kur ishe e re, e pafajshme dhe pa kokëçarje, atëherë kur gabimet nuk të lëndonin kaq shumë. Nga gabimet, fiton eksperiencë në jetë!

  1. Rigjej veten tënde

Do të të duhet të rigjesh veten tënde (nevojitet ndihma e shoqes së ngushtë) dhe ka gjasa të mësosh të mos i japësh rëndësi faktit se “çfarë do të thotë bota”.

  1. Si përfundim…

Ka ardhur momenti të vlerësosh lirinë tënde.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Njoftime nga Italia

Next Post

E tradhtova burrin pasi ika në Amerikë

Advertisement