Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Test Puthja… kjo gjë e mirë dhe e keqe!

1. Shumica e njerëzve e anojnë kokën djathtas kur duan të puthin dikë:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

2. Çfarë nuk është e vërtetë për puthjen eskimeze, hundë me hundë?
a. Ka të bëjë me shumë me aromën sesa me pështymën.
b. Kjo metodë eviton ngjitjen e buzëve për shkak të të ftohtit
c. Ka edhe shumë kafshë që puthen kështu

3. Cilët e konsiderojnë tradhti puthjen pasionante?
a. Meshkujt
b. Femrat
c. Të dyja palët

Advertisement

4. Nga e kanë marrë emrin çokollatat Hershey’s Kisses (Puthjet e Hersheit), që kanë formën e një pike loti?
a. Forma e tyre të kujton dy buzë të bashkuara me njëra-tjetrën.
b. Milton Hershei (prodhuesi i tyre) tha se “do t’i qepte buzët” dhe nuk do të tregonte si bëheshin çokollatat.
c. Makineria bën një tingull si puthje, kur çokollatat kalojnë në rripin e konvejerit.

5. Sado ta duash qenushin tënd, nuk duhet ta puthësh atë në buzë:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

6. “Insektet puthëse”, apo siç quhen në gjuhën shkencore, triatominea, kanë kaluar kufijtë e Amerikës Latine dhe tani janë bërë problem edhe në SHBA:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

7. Cili nga çiftet e ekranit ka realizuar puthjen më të gjatë kohore deri më sot?
a. Xhejn Uajman dhe Rexhis Tumei
b. Natali Ud dhe Uorren Biti
c. Tina Fei dhe Stiv Karrell

8. Sa baktere shkëmbehen mesatarisht me dy njerëzve që puthen me një puthje franceze prej 10 sekondash?
a. 1 milion
b. 18 milionë
c. 80 milionë

9. Një dozë e rregullt puthjesh mund të shmangë depresionin:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

10. Cili është roli më pak i rëndësishëm që luan puthja në një lidhje:
a. Shton eksitimin
b. Të “tregon” se ai/ajo që po puth është një partner i mirë
c. Forcon lidhjen mes partnerëve

Përgjigjet:
1. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Mbase nuk ekziston një rregull dhe mënyra e duhur e të puthurit, por studimet kanë treguar se vetëm pak vetë e anojnë kokën majtas.
2. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Puthja e fiseve inuite (eskimezëve) është pjesërisht nuhatje, pjesërisht fërkim. Ata marrin frymë thellë për të nuhatur erën e personit me të cilin përshëndeten. Duke bërë kështu, ata kapin kimikate të padukshme që ndodhet tek era e tjetrit, që quhen feromone e që tregojnë për humorin dhe shëndetin e tij. Edhe gjitarë të tjerë, si drerët brilopatë, ketrat, urithët, minjtë e fushës apo delfinët, e përshëndesin njëri-tjetrin në këtë mënyrë, të paktën brenda llojit të vet.
3. Përgjigjja e saktë është c-ja.
Nëse i lini buzët “të bredhin” lart e poshtë, mund të keni probleme me partnerin/en. Edhe burrat, edhe gratë mendojnë kështu. Nëse jeni të martuar, ndiqni rregullin e “mosputhjes së buzëve të huaja”. Rezervojini puthjet për zotërinë apo zonjën tuaj.
4. Përgjigjja e saktë është c-ja.
Shoqëria e Hersheit citon tingullin e makinerisë, por asnjeri nuk e di me saktësi. Këto çokollata, të famshme për formën dhe mbështjelljen e tyre, kanë mbi 100 vjet që prodhohen. E vetmja kohë kur fabrika e ndërpreu prodhimin e tyre ishte nga viti 1942-1949, kur ajo prodhonte çokollata të një lloji tjetër për ushtarët amerikanë që shkonin në luftë.
5. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Kufizojini përkëdheljet e qenit tuaj me fërkimin e barkut, apo pas veshëve. Dikur thuhej se goja e qenit është më e pastër se e njeriut, por pa mendoni pak se ku dhe çfarë lëpin ai e do të ndërroni mendim. Pështyma e qenit përmban baktere që mund të shkaktojnë sëmundje të mishrave të dhëmbëve si edhe mikroorganizma e krimba që ju nuk do të donit t’i kishit në trupin tuaj.
6. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Këto insekte që thithin gjak, zakonisht, pickojnë natën. Ata lënë pas një parazit që përhap infeksionin e Chagas, sëmundje që shpesh nuk vihet re dhe që mund të shkaktojë probleme në zemër, dëmtim organesh, bile edhe vdekje. Punonjësit e shëndetësisë në Teksas dhe në shtetet e tjera të jugut të Amerikës janë paralajmëruar për të. Një tjetër problem: Këtë sëmundje e përhapin edhe kushërinjtë e tyre që hasen më shpesh, pleshtat.
7. Përgjigjja e saktë është c-ja.
Dyshja komike i dha fund filmit “Nata e takimit” me një puthje që zgjati sa titrat e fundit të filmit. Kjo puthje 5-minutëshe ia kaloi asaj 3-minutëshe të Uajmanit dhe Tumeit në filmin “Tani je në ushtri”. Ud dhe Biti, megjithëse patën një puthje më të shkurtër, reklamojnë se kanë bërë puthjen e parë të Hollivudit me gjuhë, në filmin “Shkëlqim mbi bar”. Ndërkohë, Tina Fei e përshkruan puthjen e saj me Karrellin si një puthje pa gjuhë, vetëm me buzë.
8. Përgjigjja e saktë është c-ja.
Ndërmjet të tjerash, ti mund të infektohesh nga herpesi, streptokoku, gripi, meningiti, mononukleoza dhe viruse të tjera, ndërsa puthesh. Është një “punë e ndyrë”, por dikush duhet ta bëjë…
9. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Ju mund të mos e largoni trishtimin, por keni përfitime për shëndetin. Një puthje mund të lehtësojë stresin dhe të pakësojë kolesterolin e keq, gjë e mirë për shëndetin e zemrës. Pastaj, sa më shumë të putheni në çift, aq më të lumtur do të jeni.
10. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Shkencëtarët thonë se ndezja e zjarrit të dëshirës nuk është arsyeja kryesore e puthjes. Ajo tregon se sa përshtatesh me dikë dhe është një mënyrë për të nxitur ndjenjat dhe afërsinë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ia fala gabimin të dashurit tim!

Next Post

Ja, 10 gjëra, që mëngjarashët dinë t’i bëjnë më mirë

Advertisement