Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Sokol Zhugri: Nuk më nxorën nga loja, dola vetë!

Besarta Luga: – Sokol, formati i sivjetshëm i Big Brother, i ngjan një lloj realiteti survivor (mbijetues). Ishe përgatitur për këtë, para se të futeshe?
Sokol Zhugri: – Jo, fare…
– Për çfarë ishe përgatitur ti?
– Isha përgatitut të hyja e të luaja fort, pasi mendova se aty do të kishte njerëz me bagazh e me koncepte ndryshe nga vitet e tjera, por… nuk ishte ashtu! Sidomos kjo çështja e liderit ishte pak si… Gjatë gjithë jetës sonë kemi hequr shumë ne shqiptarët me lider… lider… lider…. Kjo është ajo që na ka sjellë gjithmonë probleme.
– Ty, Sokol, të shqetëson shumë fakti që ke një lider mbi kokë?
– Jo, më shqetëson çështja se si e nënkuptojmë ne fjalën lider. Ne, me “lider” kuptojmë: “Unë jam mbreti, ju jeni skllevërit”, ndërkohë që të jesh lider, do të thotë të jesh personi që duhet të drejtojë dhe të punojë më shumë nga të gjithë të tjerët. Lideri i një lufte është i pari që shkon në luftë, jo “shkoni ju se unë po ju shoh”.
– Dhe këtu, sigurisht, flet për Edisonin… Çfarë prisje ti nga ai?
– Unë prisja nga lideri dhe jo nga Edisoni! Shumë njerëz e kanë marrë sikur unë kam patur probleme personale me Edisonin, ndërkohë që unë po luftoja fenomenin Edison dhe jo Edisonin në vetvete. Edisoni ecte sipas parimit: “Unë jam mbreti dhe ju bëni çfarë them unë”, por ja që doli dikush që nuk e pranoi atë lloj formati që donte të aplikonte ai…
– Nëse do të ishe ti lider, ç’do të kishe bërë ndryshe?
– E para e punës, unë nuk e konceptoj që të jesh një lider me arkë bosh, kështu që do të mbushja arkën njëherë dhe pastaj do të filloja të drejtoja ose të bëja mbledhjen e personave që do të më ndihmonin, por kjo bëhet gjithmonë me anë të interesit dhe interesi, në atë format dhe në atë moment, ishte te leku.
– Prishi punë futja e elementit të parave në lojë sivjet?
– Nuk prishi punë çështja e lekut, prishi punë servirja e dhënies së lekut, pasi nuk u sqarua mirë. Të gjithë menduan se këto para do t’i marrin e do t’i fusin në xhep dhe nuk u sqarua se ato do të përdoreshin për menaxhimin e mbarëvajtjes së shtëpisë. Ky ishte edhe problemi që kishte lideri i parë, se të dytët e të tretët që do të vijnë më pas, do ta kenë më të lehtë.
– Mimoza tha se para parave, të gjithë jeni treguar naivë. Kaq e vështirë është të menaxhosh marrëdhënien me të tjerët kur në mes janë paratë?
– Unë e kuptoj që paraja hap gjithmonë probleme, në çdo lloj fushe dhe jo vetëm në Big Brother, por po të jetë një lider që di ta menaxhojë, ajo mund të japë shumë favore dhe potencë, apo siç e quajtën, pushtet. Varet se si e kombinon paranë me pushtetin…
– Sokol, si je ti në jetën e përditshme, po kaq “nxitës” i zemërimit të tjetrit, sa e tregove veten në raport me Edisonin?
– Ishte Edisoni nxitësi i zemërimit tim.
– Po kërcimi para tij, ndërsa ai ishte i zemëruar, nuk quhet nxitje?
– Kjo ndodhi pas një ofendimi shumë të madh që iu bë figurës sime tre-katër ditë më përpara. Tallja ime me Edisonin ishte shumë mbrapa atyre ofendimeve që mora jo vetëm unë, pasi u thye edhe një klauzolë, që na ishte vënë, që nuk lejohen ofendimet ndaj personave që nuk janë në shtëpi. Ne në shtëpi ramë dakord që të afërmit e çdokujt që janë jashtë, nuk do të preken, ndërkohë që Edisoni preku persona që as i njeh dhe as e ka patur shansin t’i njohë. Edisoni duhet të ishte penalizuar shumë më përpara, që në orët e para, kur deklaroi: “Ku do të sqarohemi, jashtë apo brenda?”.
– Në jetën reale ndodh të takosh tipa nga më të ndryshmit, por vështirësisa shumëfishohet në atë shtëpi, ku me këta tipa, që përveçse janë shumë të ndryshëm, është e pamundur të mos përballesh. E kishe marrë parasysh këtë, kur u fute?
– E kisha marë parasysh dhe besoj se nuk iu shmanga kurrë përballjes, ndërsa kjo nuk ishte përballje, por një baltëhedhje e palogjikshme për figurën time. Nuk ishte debat, por ofendim.
– E ke takuar Edisonin tani që ke dalë?
– Nuk e kam takuar dhe as nuk mendoj se do ta takoj sepse rrugët tona janë shumë larg dhe s’kam arsye. Edisoni ka jetën e tij dhe unë nuk ndërhyj në jetën e askujt.
– Cila është gjëja më e vështirë me të cilën përballesh në një shtëpi si ajo e Bigut?
– Vështirësia ime më e madhe ishte që hidhej baltë nga dikush dhe nuk ke mundësi të tregosh se kush je në të vërtetë.
– Pse nuk e ke këtë mundësi?
– Sepse je i mbyllur, nuk e ke as informacionin, as televizionn, që të tregosh që “unë jam ky” dhe ta fshish sadopak atë baltë.
– Në fakt, çfarë përfaqësoje ti aty brenda?
– Unë përfaqësoja një person me karrierë shumë të gjatë jashtë, një person të shkolluar që mendon shumë për të tjerët, pasi hyra në Big jo për t’u bërë i famshëm, por për të hapur dyert për një kauzë shumë të madhe, siç është ajo e fëmijëve në nevojë, atyre të Sindromës Dovvn. Gjithë karrierën time mendoj ta shfrytëzoj për të ndihmuar këta fëmijë. Personat që vuajnë nga kjo sindromë po i veçojmë, po i lëmë në errësirë, ndërkohë që kanë nevojë për integrimin në shoqëri.
– A ishte normale ta përsërisje aq shumë faktin që ti punon për këtë kauzë?
– Në emision unë e kam përmendur vetëm një herë dhe pashë që asnjë person në atë shtëpi nuk kishte asnjë lloj interesi. Kjo ishte ajo që bëri të kërkoja të dilja jashtë, e kam kërkuar vetë ditën e enjte, në dhomën e rrëfimit. U servir sikur unë bëra një shenjë kundrejt Edisonit, por u servir gabim sepse tërheqja ime nga loja ka qenë ditën e enjte, kur unë kam kërkuar medoemos të dal. Të shtunën e kam deklaruar edhe në emision që po respektoj formatin e Big Brother për të ndenjur deri ditën e shtunë, sepse unë kam qenë për të dalë që të enjten, pa ndodhur çfarë ndodhi me Edisonin…
– Pse kërkove të dilje?
– Sepse pashë që isha në momentin e gabuar dhe në vendin e gabuar. Para se të niste spektakli, u servirën shumë gjëra të tjera, nga reklama dhe nga stafi, se këtë herë në Big Brother do të jenë njerëz me bagazh dhe me intelekt, po me hyrjen time, pashë që realiteti nuk ishte ai që ishte servirur; ishte ndryshe.
– Ti, që në natën e parë, i theve rregullat, duke mos pranuar të flije me Xhensilën. A nuk do ta kishte kuptuar bashkëshortja jote nëse do ta kishe bërë këtë?
– Nuk është çështja e moskuptimit të Arlit, por e publikut mbarë. Nuk mund të jepja unë, me karrierën dhe me atë që përfaqësoj, atë lloj mesazhi…
– Mesazhin që…
– Që qoftë edhe për lojë, të fle me dikë. Zgjedhjet për fjetjen apo ndenjjen me dikë janë vetëm personale, nuk mund të imponohen nga asgjë tjetër.
– Po besoj se Arli e kishte marrë parasysh se në lojë mund të lejonte disa gjëra që ndoshta nuk do t’i lejonte në jetën reale…
– Mund të lejonte lojëra, por jo fjetjen… se ne i themi, gjella me kripë e kripa me karar.
– A kishte një njeri aty brenda me të cilin ndjeheshe mirë e me të cilin mund të bisedoje?
– Nuk e gjeta dot asnjërin aty brenda…
– Cili prej banorëve e meriton çmimin?
– Asnjëri.
– A ka ndonjë gjë që të ka ngelur peng?
– Nga Big Brother? Them se jo.
– Të vjen keq që u fute?
– Për figurën që unë jam jashtë, më vjen keq, por për mesazhin që doja të jepja, kjo ishte e vetmja mundësi që të komunikoja me të gjitha vendet shqipfolëse.
– Sokol, të falënderoj për intervistën… Të ka ngelur ndonjë gjë për të shtuar?
– Po… Ishallah i ecën Big Brotherit, por me atë përzgjedhje që ka bërë, nuk mendoj se do të japë mesazhe të forta. Do të japë po ato mesazhe që shohim përditë në rrugë, sherr, ato pici-pici me njëri-tjetrin, asgjë më shumë…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Lidhje vetëm për qejf...

Next Post

Zbulohet në Izrael thesari i kohës së Aleksandrit të Madh

Advertisement