Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i endrrave tuaja…

Gjyshja
– Kam parë në ëndërr gjyshen nga ana e mamit. Unë e përqafoja fort dhe qaja me lot e me zë. Nuk foli as ajo, as unë… Nuk mbaj më mend asgjë.
– Ëndrra tregon dashurinë e madhe që keni për këtë person që e keni parë në ëndërr. Është një dashuri e veçantë dhe e pakrahasueshme me asgjë tjetër. E qara dhe lotët janë ngushëllim në jetën e përditshme, pra, janë lajm i mirë për ju.

Atlete të bardha
– Kam parë në ëndërr sikur më kishte blerë babai atlete të bardha. Pastaj sikur isha me një shoqe dhe po bënim plane që të flinim me të dashurin tonë. Ajo do t’u thoshte prindërve që do flinte te shtëpia ime dhe unë do t’u thoja se do flija te shtëpia e saj. Ajo më tha: “Imagjino sikur ta marrin vesh ata të shtëpisë sonë”. Unë i thashë: “Po s’ka ndonjë gjë, të dyja ne në fund do të fejohemi”. Pastaj shkuam te lagjja e kësaj shoqes, afër shtëpisë, ku ishte një vinç i madh dhe shumë baltë. Çfarë kuptimi ka, ju lutem?
– Blerja e gjërave të reja në ëndërr, tregon se do të keni të reja në të ardhmen, lajme, ndonjë ngjarje pozitive, ndërsa biseda me shoqen nuk është gjë tjetër veçse pasqyrim i bisedave që bëni gjatë ditës. Ju të dyja mendoni dhe bëni plane për të ardhmen në lidhje me të dashurit që keni dhe unë uroj që t’ju realizohen. Ama, kujdes, asgjë nuk është e sigurt gjer në momentin që do ta bëni zyrtare lidhjen me familjen tuaj. Nëse vërtet e keni mbledhur mendjen se me këta djem doni të fejoheni, duhet t’ua hidhni ndonjë muhabet që ta bëni ëndrrën tuaj më konkrete. Ju uroj fat.

Në mes të detit
– Përshëndetje! Kam parë në ëndërr sikur isha në mes të detit me një varkë të vogël dhe aty ishte natë. Ndërkohë, te disa shkëmbinj në mes të detit formoheshin disa si drita të vogla dhe unë shkoja drejt tyre. Dua të di kuptimin e kësaj ëndrre…
– Një ëndërr e tillë tregon që ndodheni në një situatë të vështirë dhe nuk dini se çfarë do të bëni, por po të kërkoni mirë, ka disa rreze drite për ju dhe mund t’ia dilni mbanë pa u shqetësuar fare. Varka e vogël në mes të detit tregon që jeni vetëm, ndërsa dritat janë shpresa, zgjidhja juaj. Mjafton të ndiqni instiktin, intuitën tuaj dhe do ta gjeni zgjidhjen për çdo gjë, për këtë të jeni i sigurt.

Advertisement

Mbulonte sytë
– Kam parë ish-të dashurën që më shikonte, por sa e shikoja unë, ajo i mbyllte sytë me duar. Kjo më bënte të ndihesha shumë keq, sepse thoja me vete: “Çfarë do të thotë me këtë gjest ajo?”. Çfarë kuptimi ka, ju lutem?
– Mbulimi i syve nga ana e të dashurës suaj tregon se ajo refuzon t’i shohë gjërat siç dëshironi ju. Keni kontradikta me njëri-tjetrin dhe kjo duket shumë qartë edhe në ëndrrën tuaj, por në të njëjtën kohë, e mendoni njëri-tjetrin. Sytë drejt jush dhe shikimi juaj tregon që jeni ende të lidhur shpirtërisht me njëri-tjetrin. Gjer këtu tregon ëndrra, jo më shumë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Mjeku u përgjigjet pyetjeve tuaja...

Next Post

A të dobëson çaji me xhinxher?

Advertisement