Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i endrrave tuaja…

Aktorja ime e preferuar
– Unë shikoj gjithmonë në ëndërr aktoren time të preferuar dhe më duket sikur e kam afër. A mund të më tregoni pse ndodh kështu gjithmonë, sikur kam një vegim?
– Një ëndërr e tillë është shumë e qartë, ju jeni i fiksuar kaq shumë pas kësaj aktores, sa jo në ëndërr do t’ju shfaqet, por ndonjë ditë mund të ndodhë që të keni haluçinacione edhe në rrugë… Bëj shaka… Ndonjëherë është mirë të punoni me veten tuaj që të mos shikoni ëndrra të tilla dhe të bëheni akoma më i fiksuar. Ajo është një aktore, ndoshta në realitet nuk do t’ju pëlqente kaq shumë sa ç’e pëlqeni kur e shikoni në një film sepse filmat i zbukurojnë personazhet. Ëndrra juaj, veç të tjerash, ju këshillon të qëndroni me këmbë në tokë dhe t’ia hidhni sytë ndonjë vajze apo shoqeje që e njihni realisht; do të ishte më mirë për ju.

U fejova
– Në ëndërr kam parë sikur u fejova. Pastaj pashë sikur po dilnim për herë të parë dhe po përgatitesha. Ndonëse ishte një i panjohur në ëndërr, nuk më dukej ashtu, edhe pse ndjeja një brengë brenda vetes. Ëndrrën e pashë sikur po dilnim natën…
– Një ëndërr e tillë tregon që jeni në ankth për jetën tuaj private, nuk e dini se si do t’ju shkojnë punët dhe keni frikë për të ardhmen tuaj. Brenga që keni brenda vetes është një peng që ju ka ngelur nga e kaluara. Nata janë pikëpamjet tuaja për të ardhmen. Shumë të errëta i shikoni, përse kështu? Duhet të jeni më optimiste për veten. Në momentin që mendoni negativisht, negativitet do të tërhiqni drejt vetes. Duhet të jeni më pozitive ndaj jetës.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Blero provokon… me femër seksi

Next Post

Më përdhunuan në sy të burrit

Advertisement