Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Poezite tuaja...
POPULIZMI ALA SHQIPTAR Nga Agron BERDAJ
DEPUTETI SIMBOL I HAJDUTIT?!

POPULIZMI ALA SHQIPTAR Nga Agron BERDAJ

POPULIZMI ALA SHQIPTAR…

Nga Agron BERDAJ

Është e vërtetë se partitë politike me atë shpejtësi maramëndëse që i afrohen popullit në fushatat e zgjedhjeve ,po me të njëjtën shpejtësi i largohen atij pas marrjes së pushtetit . Por, në se në vëndet me demokraci të vërtetë liberale populizmi merr doza të lehta , disi emocionale , në vendin tonë në këto vite tranzicioni ai është shëndërruar në një mekanizëm , në një kulturë sjellje me elektoratin , në një mjet, ku sa më e sofistikuar ka qënë kjo dukuri, aq më të sigurta  janë ndjere elitat garuse në fitoren e zgjedhjeve.  Platformat elektorale  ,stafet drejtuese , liderit politike dhe strukturat  partiake  në fushatat e zgjedhjeve tjetërsohen , veshin kostumet popullore , nderrojnë sjelljen dhe mënyrën e komunikimit me njerezit , shkojnë mes popullit , per ta parë varfërinë me sytë e tyre , për ta vëzhguar  Shqipërinë tjetër, jetën reale përtej shkëlqimit prapagandistik   , botën e përvuajtur , plot varfëri dhe skamje mbushur me konflikte sociale , me prona të grabitura , me një shoqëri të rraskapitur  dhe të lodhur nga rruga e gjatë e tranzicionit  . Ata shkojnë atje për të parë rrenojat e punës së tyre , katastrofën që kanë gatuar vetë ata në këto 23- vjet.

Advertisement

Por, populizmi shqiptar nuk është shfaqur vetëm thjeshtë si vijë  sjellje ,si mënyrë komunikimi , si marredhënie e vecantë e liderve  me publikun , por ai është shoqëruar edhe me anën materiale ,me  thasë me miell,me paketa ushqimore , me para , me shpërndarjen falas të kopeve me  lopë, apo bagëti të tjera  , si shënjë dashurie dhe respekti për popullin në shkëmbim të një gjëje të vogël, votës në zgjedhje . Dhe një tregëti e tillë i nënshtrohet konjukturave të tregut sipas parimit sa më e thellë është varfëria aq më i lehtë është manipulimi i votës ,aq më i lartë është cmimi i saj. Duke e njohur mirë këtë të vërtetë politika shqiptare më shumë se për zhvillimin dhe rritjen e mirqënies së vendit , me sa duket , punon për të kundërtën e saj, varfërimin e popullit si mundësia më e mirë për të ulur cmimin e votës e manipulimin e elektoratit.

Dukuria e populizmit është shfaqur te të dy forcat e mëdha politike , te PD-ja edhe te PS-ja , vecse me ndryshime dhe të vecantat e tyre . PD-ja , në fushatat e zgjedhjeve , në programe , në objektiva ,në premtime ëshë shfaqur më e majtë se e majta . Kurse PS-ja, me marrjen e pushtetit është treguar më e djathtë se vetë e djathta .PD-ja ,si një forcë politike që në qeverisjen e sajë është shquar për totalitarizëm , monopolin e dhunshëm të pushtetit , sundimin mbi institucionet e lira , uzorpimin nën një dorë të hekurt të të gjitha pushteteve etj, gjë që e  shpuri vendin disa herë në pragun e luftës civile , realizoi  disa grushteve të shtetit ,është përgjegjëse direkte e  tragjedive  monstuoze, si ajo e Gërdecit ,e 21-janarit ,etj,në këto kushte i duhej të gjente mënyra të tilla analoge me qeverisjen në shfaqien e populizmit, si mjet   për të komunikuar më popullin dhe në vecanti me elektoratin të cilin do ti kërkonte votën .Populizmi që ajo zbatoi në këto kushte mbështetej në anarkizem , në dhunën , presionin mbi njerëzit dhe institucionet ,në ligjin e të fortëve . Ajo  veshi me  pushtet  militantët , forcat e rrugës , të inkriminuarit , hajdutët me besimin e plotë se ata do t’i sillnin fitoren në zgjedhje .Por, populizmi i saj nuk përfundon këtu, ai vazhdon edhe më tej ,më zbatimin e metodave antishtet , me stimulimin në mënyrë të padrejtë të elektoratit të sajë ,qoftë edhe në zona apo qytete të vecanta të shfaqura  si bastjone të saj, duke u dhënë të drejtën të mos paguanin energjinë elektrike , ujin , të zaptonin apo ndërtonin pa leje në pronat publike , të kultivonin dhe tregtonin lëndë narkotike ,të punonin të pa licensuar. Administrata shtetërore u mbush me militant duke përzënë specialistët e vërtetë . Unversitetet që mbinë si kërpudhat pas shiut u shndërruan  në qoska ku shisnin e blenin  diploma , por kursesi dije dhe kulturë . Kurse buxheti i shtetit , doganat dhe tatimet u kthyen në burime financiare ku sekseri shtet nxiste dhe stimulonte trafikun dhe vjedhjen e votive .Nuk bëhet fjalë për premtimet e bëra se ata do ta ngrinin dhe ulnin diellin sa më afër elektoratit të tyre , për ta ngrohur dhe freskuar popullin sa më mirë ,se do të ndërhynin në sistemin e galaktikave që në shqipëri të kishte vetëm pranvere, se do ti vendosnin planetet në atë formë që Shqipëria të mos kishte në asnjë rast përmbytje , ngrica , apo vapë përvëluese.  Si të mos ishin ndëshkuar ndonjëhërë nga populli për një populizëm deri në mashtrim , liderit e rinj të kësaj partie vazhdojnë edhe sotë ti besojnë politikave hipokrite ku në themel kanë gënjeshtrat dhe mashtimin . Do të heqim taksën e ujit ,do të dëmshpërblejmë ndërtimet e prishura me leje nga qeveria aktuale ,të varfërve do t’u kompesojmë dritat , shtresave në varfëri do t’u japin më shumë para ,etj si këto janë premtimet që liderit e PD-se I bëjnë popullit që ky t’i sjelli në pushtet. Gati sa nuk thonë se me ardhjen e tyre në qeverisje  do të lulëzoje droga ,anarkia ,trafiqet ,tregu i zi i punës , se ligjin do ta marin në dorë vete njerzit ,forcat e rrugës .

Por dukuria e populizmit vrehet edhe në kampin tjetër politik , te PS-ja .Premtimet e bëra pa doganë në fushatën e zgjedhjeve ,u duk qartë se ato ishin euforike , pasionate , jo me këmbë në tokë ,të pa mbështetura në në gjendjen reale që ndodhej ekonomia e vendit . Ky lloj populizmi shkonte deri në mashtrim elektoral .Do hapnin  300. 000 vënde pune u tha në fushatën e shkuar , kurse tani në pushtet, thonë se qeveria nuk hap vende pune . Do të vendosim shtetin ligjor, u premtua në zgjedhje , ndërsa tani nga karrigja e pushtetit thonë se kryeministria nuk është prokurori apo gjykatë e lartë , ndërkohë kur krimet e vjetra dhe të reja dekompozohen mes shoqërise ,poshtë mureve të kryeministrisë . Se lufta kundër krimit u shpall prioriteti i qeverisjes ,ndërsa sot quajnë sukses se policia tashmë është ndarë njëhere e mirë me krimin dhe se ngjarjet kriminale janë cështje llogarish mes bandave dhe grupeve kriminale , një luftë brenda llojit .

Detyra e policisë është të parandaloje krimin ,të siguroje rendin dhe qetesinë në vend dhe jo të mburret me virgjërinë e sajë , me faktin se ska polic të inkriminuar, kur krimi cdo ditë e më shumë po mer hapesirë .

Majat më të larta populizmi në të dyja forcat politike kryesore arrin kur ato jo vetëm nuk e cliruan shoqërinë nga krimi , por arritën kriminalizojnë edhe vetë parlamentin ,me njerëz me të shkuar dhe të sotme kriminale ,ku mbi ta rëndojnë akt-akuzat makabre për vrasje njerzish , për afera të renda koruptive ,vjedhjë të pasurisë publike ,që me veprimin ose me mos veprimin e tyre kanë shkaktuar tragjedi kombëtare .Këta lloj kriminëlësh kanë fituar statusin të bëjnë opozitë ,t’i japin leksione shoqërisë se si ndërtohet shteti dhe demokracia në vend ,se si duhet luftuar krimi , se si një bandë kriminelësh edhe mund të qeverisin nje vend .

Po le të kthehemi te populizmi i qeverisë . Masat e ndërmara prej saj në kohën qeverisëse mundohet t’i shesi për suksese ,se populli do të përfitojë prej tyre ,s e mirqenia po u troket njerëzve të dera , por ata nuk po e ndjejnë këtë mrekulli .Dhe gjithë reformat kanë synuar te heqja e fashave si në fushën e sigurimeve shoqërore ,në llogaritjen e pensioneve ,në kompesimin e energjisë elektrike ,etj .Madje me një listë në dorë ministri i entuziazmit dhe  mbrekullis kombëtare ,bashkë me të edhe kryeministri i vendit nuk munguan të  lexonin  në kuvendin e Shqipërisë  listën e dhjetrave përfituesve nga këto reforma , por duke harruar se  pas liste ishin  dhjetra mijra qytetarë , që humbasin nga heqia e këtyre fashave . Dhe të gjithë humbesit u përkasin shtresave te varfëra dhe ne nevoje . Si mund të quhen të suksesshme këto reforma kur ato ndërmeren në kushtë emergjente ,të imponuara nga kriza ekonomike dhe të urdhëruar , gati në mënyrë  taksative nga FMN-ja ,për ti shpëtuar katastrofës dhe falimentimit të këtyre sektorëve . Thonë se gënjeshtra i ka kembët e shkurtëra ,por me  gënjeshtrat e politikes shqiptare nuk qënka kështu ,ato po mbijetojnë me sukses në një popull të indoktrinuar ,te varfër dhe pa shumë kulture demokratike. Ai eshte gati per gënjeshtrën e radhës në fushatën që po zhvillohet .

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Poezite tuaja...

Next Post

DEPUTETI SIMBOL I HAJDUTIT?!

Advertisement