Pranvera në tokën mëmë
E bukur je, si vet pranvera,
Me kurorë lulesh përmbi kokë,
I thua jetës, shpejt tek unë eja,
Kjo botë për dashuri ka nevojë!
Pemët sythet kanë mugulluar,
E dimri po ikën avash-avash,
Ti e veshur në të holla, thua:
Pranvera tek unë më shpejt të trokasë.
Dua të udhëtoj kudo nëpër botë,
Pranverën të mbjell anekënd,
Për më shumë diell e dashuri,
Ka nevojë kjo toka ime mëmë… Luljeta Gjosha Pashollari
Ti, vetëm ti
Do të jesh për mua gjihmonë diçka me vlerë
Ëmbëlsi e shpirtit, univers e gjithësi
Unë të dashurova siç dashurojnë të tjerë
E tani të dua, përtej në çmenduri…
Do të jesh për mua gjithmonë diçka e bukur
Engjëll dashurie që zemrën e përkund
Unë lëndinë e madhe, kurse ti një flutur
E për ty veç lule do të kem pafund…
Do të jesh për mua gjithmonë ti më e mira
Që kyçe zemrën time e çelësin e mban vetë
Shpirti im i etur mbart mijëra dëshira
Të gjitha janë për ty e do jenë përjetë.
Do të jesh për mua gjithmonë ti më… më… më
Nuk gjej më krahasime, epitete a ku di unë
Më je e domosdoshme sa në botë asgjë
Ndaj edhe të dua shumë, më shumë se shumë. Bledi Ylli
Dashuria…
Dashuria…
Nuk është si filxhan i çajit
Që u shërben njësoj
Të gjithë njerëzve!
Herë e pastër, herë e turbullt,
Rrjedh si një ujëvarë,
Ca i lë të qeshur, ca duke qarë!
Dashuria…
Është një banket
Ku vdesin nga uria (shumë njerëz)
Edhe vajza, edhe djem, gra, burra, madje edhe pleq. Alban Arapi