Mbetëm si peshku pa ujë
(Me rastin e përvjetorit të tragjedisë së Gërdecit!)
Në Gërdec shpërtheu stuhia
Ndodhi një ngjarje e rrallë
Tronditet gjithë Shqipëria
Si tërmet me mëndë ball
Shpërtheu depua e barotit
Njëzet e gjashtë të vrarë
Mbi njëqind të plagosur
Që me bilancin e parë
Shumë u vranë u sakatuan
Kudo tmerr e rrëmujë
Dhe ata që gjallë shpëtuan
Mbetën si peshku pa ujë
Nuk qe fatkeqësi natyre
As tërmet as suferinë
Qe një shpërdorim detyre
Akuzon rëndë qeverinë
Qeveria si pa të keq
Si gjithmonë dhe këtë herë
Nga vetja fajin e heq
Dhe e hedh derë më derë
Që nga larg vjen padia
Gazeta jep fakte kritike
E shpërfilli qeveria
E bëri letër higjenike
I kanë zënë ethet e parasë
Për ata ska asnjë pengesë
Mbi jetën e fukaras
Kanë ndërtuar biznes
Fajin e pati qeveria
Politikanët barbar
Homazh këto vargjet e mia
Për ata njëzet e gjashtë të vrarë. Gjokë Shkurtaj Vlorë
Devoll – djep trimërie
Ndonjëherë mjafton përshëndetja e mikes nga larg…
Vjeshta e drunjtë e raskapitur,
Kuajt e trembur,
Dhe shkronja “e” për vajtim!
Ndonjëherë, për t’ju kënduar një këngë trimave,
Mjafton sytë e përlotur!
Unë e di, dhe pak dashuri!
Devoll, djep trimërie! Alban Arapi.