Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
A ka universitete shqiptare në gjuhen italiane?
Operacione plastike bëheshin edhe në lashtësi
Mungesa jote...

Operacione plastike bëheshin edhe në lashtësi

Operacionet plastike janë praktikuar që në kohërat e lashta. Ja, disa fakte interesante në lidhje me to:

1. Fjala “plastike”, në operacionet plastike, rrjedh nga fjala greke “plastikos”, që do të thotë “jap formë”.
2. Rinovimet në teknikat e kirurgjisë plastike filluan që gjatë Luftës së II Botërore. Kur numri i të plagosurve ishte shumë i madh, mjekët ishin të detyruar të improvizonin. Kjo çoi në rinovimet dhe zhvillimin e teknikave kirugjikale.
3. Në Romën e lashtë, kirurgjia plastike filloi si mënyrë për të hequr shenjat e plagëve. Njerëzit kishin frikë nga shenjat në kurriz, sepse kjo konsiderohej si diçka e turpshme dhe shenjë se personi i kishte kthyer kurrizin luftës. Ata donin që këto shenja të hiqeshin me teknika të kirurgjisë plastike.
4. Shtimi i parë i gjoksit iu bë në Gjermani një këngëtareje, së cilës i kishin hequr një gjendërr në gjoks. Për fat të mirë, ajo kishte një gungë dhjami në shpinë, të cilën ia hoqën dhe ia vunë në gjoks.
5. Operacioni i parë plastik në hundë është bërë në Indinë e lashtë, në vitin 600 p.e.s. U mor lëkura nga anë të tjera të trupit, kryesisht, te faqet e balli dhe u përdor për t’i dhënë formë hundës. Në flegrat e hundës u vunë tuba druri për të lehtësuar kalimin e ajrit gjatë procesit të rikuperimit.
6. Teknika moderne e thithjes së dhjamit me anë të tubave thithës, është përdorur në Francë, në vitin 1977, nga doktori Iv Zherar Iluz. Ai e përdori këtë ndërhyrje për herë të parë te një grua që kishte një gungë dhjami në shpinë. Kjo ndërhyrje hyri në histori meqë dhjami u hoq pa lënë shenjë në kurrizin e saj.
7. Britanikët kanë filluar t’i përdorin teknikat e kirurgjisë plastike në shekullin XVII, kur ata panë një mason indian të rregullonte hundën e një karrocieri britanik. Ata e bënë të tyren procedurën e lashtë kirurgjikale dhe i bënë disa përparime. Që nga ajo kohë, operacionet plastike janë kryer në pothuajse të gjithë Evropën.
8. Egjiptianët e kishin zakon të bënin ndryshime kirurgjikale në trupat e të vdekurve dhe jo te të gjallët. Ata vinin kocka të vogla dhe fara në hundën e të vdekurit, me qëllim që ta njihnin në botën e përtejme. Mumjet mbusheshin me fasho, me të njëjtën mënyrë siç fashohen sot.
9. Rregullimi i hundës dhe shtimi i gjoksit janë dy nga ndërhyrjet më të njohura plastike që bëhen në botë. 92% e operacioneve bëhet nga gratë dhe 8% nga burrat.
10. Kirurgu italian i shekullit të XV, Gaspare Taljakoci, mendohet të jetë babai i kirurgjisë plastike moderne.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A ka universitete shqiptare në gjuhen italiane?

Next Post

Mungesa jote...

Advertisement