Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

NË KËRKIM TË MODELIT TË RI EKONOMIKI!

HABERET E MITROS
NË KËRKIM TË MODELIT TË RI EKONOMIKI!
Kryeminstri, që martë ymër nga ditët tonë, për të mirën e vatanit, herë pas here në javë na llafos për “Modelin e ri ekonomik”. Fakti që e thotë edhe në Romë, edhe në Londër, edhe në Bruksel, tregon se e ka seriozisht. Po të shtojmë se avazin ja mbajnë edhe ministrat Shkëlqim Cani dhe sidomos Arben Ahmetaj, ja vlen të investigojmë. Më lindi pyetja:
-Ka qeveria ndonjë program për të “mbërthyer dhe zberthyer” modelin e riekonomik?
Me ndihmën e internetit u “futa” në zyrat e qeverisë. Gjeta zero me xhufkë. Shëtita në ministrinë e Finacave dhe atë të Ekonomisë. “Qiqra në hell”. Duke qënë i ngeshëm, u bëra “zbor” edhe rubrikave të FMN-së, Bankës Botërore dhe BERZH. Gjeta “opingën e Sheros”?!
Po dermani? Nisa të bëj “qilizëm” në programin e Partisë Socialiste. Do hapim 300 mijë vende të reja pune. Po të jetë “sakllam” kjo shifër, unë do ulërinja si vet Arkimedi: “Eureka!… Ja Modeli i Ri Ekonomik!” Po pse? Një vend pune kërkon mesatarisht 10 mije dollarë. Pra Rama duhet të gjëjë 3miliardë dollarë. “Kafshatë që nuk kapëredihet, po të kemi parsysh paratë që na dha FMN-je.
I pari që e kuptojë “gafën” e Ramës, ishte ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj. Kur bëri studimin për zhvillimin afat mesëm të ekonomisë ( 2014-2017) vendosi shifrën 88 mijë vende të reja pune. Në një vit i bien rreth 30 mijë vende të reja.
Morali: Duke u katandisur hapja e vendeve të reja të punës sa kokoshi i plakës, nuk mund të kemi derivat për “Model të ri ekonomik.”
Vazhdojmë me taksën progresive. Ide e madhe. Po të shtojmë se Rama, këshillën e kishte marrë nga ministri I Finacave të Austrisë, unë u binda se do të kemi një model të ri…Ecë e ec dhe Rama mori frenat e qeverisë. Taksa progresive po zbatohet vetëm mbi pagat?!
Po mirëqënia e miletit? Nuk matet me shifra. Por jep rezultat edhe në shtimin e popullsisë. Sa më i lumtur populli, aqë më shumë kalamanë. O burra? Rrëmbave programin afat mesëm të qeverisë. ( Pardon. Më doli nga mëndja. Programin afat mesëm e ka firmosur dhe vulosur vetë kryeministri Rama.)
Sipas programit, në vitin 2012 popullsia ishte 2.9 milionë banorë. Në vitin 2015 popullsia zbret në 2.8 milionë banorë. Ruana Zot! Sipas qeverisë shqiptarët po bëhen shterpë. Do të pjellin shumë më pak? Me llogjikën ekonomike të Ramës po bëhemi si puna e grekëve?!
Të komentosh më shumë për modelin e ri ekonomik, do të thotë të rrahësh ujë në hava?!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Arben Ahmetaj: “Ma futi përkthyesi kinez…”

Next Post

Ermal Mamaqi dhe Claydee Lupa të dielën bashkë në plazhin e Maratonës në Greqi

Advertisement