Dua të të degjoj pafund, te mbledh tingujt e tu, te ruaj fjalet e tua ne ndjenjat e mia. Dua te te degjoj pafund sepse kur te degjoj harroj boten, harroj edhe harrimin vetë. U ndava nga ty jo se nuk dua te te degjoj më (sepse po e thashe kete genjej) por sepse jeta është e tille por kam regjistruar fjalet e tua kur me ke thene se më do, se më nderon, se më respekton. Deshiroj të vij momenti qe të të degjoj perseri sepse fjala jote te dua është forca ime per te jetuar dhe per të të dashur perjetesisht. Sa herë kam filluar të të shkruaj, dua të të them shumë gjëra dhe ti ndoshta i ulur në dhomën tënde pret një fjalë timen sikur toka e tharë pret shiun. Që nga dritarja jote ke parë të njëjtën Hënë me mua, i njëjti diell na ka zgjuar në mëngjes dhe të njëjtët yje na kanë ruajtur natën.
Mos u dëshpëro, më the. Dhe unë përpiqem të mos dëshpërohem sepse e di që shpejt kjo largësi do jetë vetëm një kujtim, nuk do jemi më vetëm një zë në krahun tjetër të telefonit por do jemi prapë bashkë, ashtu siç ishim, do flasim të dy, do grindemi, do përkëdhelemi e do i japim dashuri njëri-tjetrit më shumë e më shumë. Nuk di ç’të të them shpeshherë sepse e di që as ti dhe as unë, sado të fuqishëm të jemi, nuk e ndërrojmë dot rrjedhën e gjërave dhe nuk na ngelet gjë vetëm të presin të nesërmen. Nuk të harroj edhe pse jemi kaq larg, është e pamundur të ndodhi, je në ajrin që thith, në orët që ikin, në vetë jetën time që pa ty do ishte një rrugë pa krye, do ishte një vend i humbur në kohë. Je ti qe i jep kuptim gjithçkaje tek unë, je thjesht ti prandaj të dua. Të shkruash për ndarjen, duket sikur është më lehtë sesa të shkruash për takimin! Çudi, por ja që kështu është!
Advertisement