Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
A mund të shtyhet menopauza?
Ermal Meta, shqiptari i famshëm i Sanremos Falënderoj gruan që më tregoi rrugën për t’u bërë burrë
Poezite tuaja...

Ermal Meta, shqiptari i famshëm i Sanremos Falënderoj gruan që më tregoi rrugën për t’u bërë burrë

Të gjthë shqiptarët u bënë kuriozë kur dëgjuan se autori i këngës “Straordinario”, kënduar në festivalin e Sanremos të këtij viti nga Kiara (Chiara), ishte një artist i ri shqiptar, i quajtur Ermal Meta. Por, kush ishte ky djalë fare i panjohur për publikun shqiptar? Ne kontaktuam me të menjëherë pas Sanremos dhe, pas shumë kërkesash, më në fund Ermali i dha gazetares sonë intervistën e parë ekskluzive për lexuesin shqiptar…

Anila Kadija: – Na thuaj në fillim dy fjalë për veten Ermal, që të të njohin të gjithë shqiptarët…
Ermal Meta: – Unë jam 33 vjeç, nga Fieri dhe tani jetoj në Itali. Si shumë të rinj, karrierën e kam filluar me një grup muzikor të quajtur “La fame di Camilla” (Uria e Kamilës) me të cilët kam kënduar nga viti 2007 deri në vitin 2012. Me këtë grup kemi publikuar tri albume, në bashkëpunim me shtëpinë diskografike “Universal”. Shumë nga këngët i kam krijuar dhe kënduar vetë. Më pas, kam filluar aktivitetin tim me “Emi Music Publishing Itali”, ku kam shkruar shumë këngë për këngëtarë të njohur si Pati Bravo, Marko Mengoni, Françesko Renga, Xhuzi Ferreri, Zero Asoluto, Françeska Mikielin, Antonela Lo Koko etj. Në vitin 2012, mora pjesë në Sanremo me një këngë të kënduar nga Negrita “La tua bellezza” (Bukuria jote), ndërsa më 2013 përsëri për Sanremon, shkrova këngën “Non so ballare” (Nuk di të kërcej) që u këndua nga Analiza Skarrone në kategorinë e kampioneve. Së bashku me Nikolo Aliardin, vjet krijuam kolonën muzikore “Tutto si muove” (Çdo gjë lëviz) të filmit serial “Braccialleti Rossi” (Byzylykët e kuq) i shfaqur në RAI 1.
– Sidoqoftë, shqiptarët për herë të parë e panë emrin tënd këtë vit në Sanremo. Kënga jote e Sanremos, “Straordinario”, kënduar nga Kiara, na kujtoi të madhin Modunjo (Modugno) tek këndonte “Meraviglioso”, dedikuar jetës…
– Të falënderoj për krahasimin! Është e vërtetë që më pëlqen Jugu i Italisë, deti i tij që më frymëzon. Mbase është mungesa e detit që më ka shtyrë ta shkruaj atë këngë. Në Itali unë kam jetuar për shumë kohë pranë detit. Kam një vit që nuk jetoj pranë tij, por e ëndërroj vazhdimisht.
– Si ndodhi bashkëpunimi me Kiarën? Njiheshit?
– Po, kam shoqëri me Kiarën. Ajo, sa e dëgjoi këngën, i pëlqeu shumë dhe më tha se do të shkonte në Sanremo me të…
– Ti je kantautor, pra, këndon edhe vetë. Mendon se po ta kishe interpretuar vetë këtë këngë në Sanremo, do të kishe më shumë sukses? Po kujtoj se ajo zuri vendin e pestë dhe në një intervistë, Kiara Galiazo, fituese e X Factor 6, u shpreh entuziaste për këtë renditje…
– Nuk e di. Unë besoj se çdo këngë ka fatin e vet.
– Në fakt, kënga jote u vleresua më shumë nga televotuesit sesa nga juria teknike. Si e interpreton ti këtë fakt?
– Ishte diçka që e prisja. Juria teknike e festivalit, në fakt, nuk vlerëson kurrë këngën, por artistin dhe ata që dalin nga X-Factor, historikisht, nuk para preferohen nga juritë e Sanremos…
– Festivali i Sanremos është një skenë shumë e rëndësishme për prezantimin e artistëve. Ndjehesh krenar me kaq pjesëmarrje, besoj…
– Është e vërtetë se Sanremoja është një festival i rëndësishëm, por për mua, akoma më e rëndësishme është të shkruash këngë të ndjera. E rëndësishme nuk është Sanremoja. E rëndësishme është ç’do të bësh pas Sanremos. Java e festivalit është më e shkurtër se çdo javë tjetër. Kur fiken dritat e skenës, atje fillon puna, karriera.
– Na trego ndonjë gjë interesante nga festivali, nga kontaktet me këngëtarët aty…
– Këtë herë, në Sanremo, isha vetëm për dy ditë. Të them të drejtën, nuk më pëlqen Sanremoja në kohën e festivalit. Qyteti duket si i bllokuar. Ka shumë njerëz në rrugë e ngado. Sa të shikojnë që je duke folur me ndonjë “të famshëm”, njerëzit të presin sa të mbarosh dhe të kërkojnë fotografi, edhe pa e ditur kush je. Ka shumë alegri ato ditë në Sanremo…
– Lidhja jote me artin është pasion, rastësi, apo e lindur prej kohësh?
– Ka lindur qëkur isha i vogël dhe them se nuk mund të jetë rastësi. E kam patur në gen…
– A ka ndonje varg që e përsërit shpesh me veten tënde?
– Po, e kam shpesh në gojë një strofë të Ivano Fosatit:
“Dicono che c’è un tempo per seminare
e uno più lungo per aspettare
io dico che c’era un tempo sognato
che bisognava sognare”
(Thonë që ekziston një kohë per të mbjellë
dhe një më e gjatë për të pritur
unë them që ekzistonte një kohë ëndrrash
ku ishte e nevojshme të ëndërroje)
– Cilat janë planet apo dëshirat për të ardhmen?
– I vetmi plan është që ta largoj të ardhmen sa më shumë…
– Të ndihmon muzika ta shikosh jetën ndryshe, ta shohësh atë për shembull me syrin e të bukurës?
– Jo, muzika është si një palë syze pa të cilat nuk shikon mirë.
– Është e zakonshme të themi ëndrrat në sirtar. Unë do të të pyesja për një ëndërr tënden të fshehur në pentagram…
– Po realizoj albumin tim të parë si solist. Eksperiencë e vështirë, po e bukur!
– Cilin falënderon për gjithçka që ke arritur deri tani?
– Falënderoj gruan që më tregoi rrugën për t’u bërë burrë, nënën time!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A mund të shtyhet menopauza?

Next Post

Poezite tuaja...

Advertisement