Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

E  KEQJA  MË E VOGËL… Nga AGRON   BERDAJ

Edhe pse njerëzit, janë të lodhur e të zhgënjyer nga fushatat e zgjedhjeve në keto njëzetë e pesë vjet trazicion , prapë ata shpresojnë , bëhen pjesë integrale e luftës politike , përfshihen në debate , bëjnë krahasime mes përvojave qeverisëse , programeve politike , praktikave drejtuese , alternativave më të mira që kënaqin  interesat e shoqërisë e të grupeve të ndryshme të  interesit . Ndaj, edhe pse s’ka filluar zyrtarisht fushata, njerëzit investojnë shumë energji , bëjnë presione ndaj subjekteve politike dhe të  pushtetit , për mosmbajtje premtimesh si dhe kërcënojnë se do t’i ndëshkojnë ato me votën kundër tyre, apo se do të bojkotojnë pjesëmarrjen në zgjedhje . Kjo, përgjithësisht është tablloja që karakterizon atë pjesë të elektoratit të quajtur fluid, dhe që  dallohet për ndjeshmërin e kurajo  në bërjen opozitë ndaj  pushtetit. Ata nuk bëjnë kompromise për  shitblerien e votes, nuk shquhen për verbizëm dhe njëanshmëri politike , ata janë pragmatistë.

Në këtë atmosferë debatesh dhe lufte, një qasje tjetër kanë militantët e besnikët e partive, ata që e kanë firmosur kontratën e përjetëshme me këto subjekte politike ,ata që dinë të shikojnë vetëm bardhë e zi ,ku si parim kanë, partia mbi të gjitha  . Te kjo pjesë e elektoratit që përbën edhe shumicën , ndodhin cudira , ato që vështirë se ndodhin në vëndet me demokraci të vërtetë liberale . Ata, të indoktrinuar deri në palcë , si t’u  ndodhi papritur një shpëlarje truri , fenomenet , ndodhite , ngjarjet i komentojnë dhe analizojne me syze partiake , sipas orjentimit të  propagandës së parties , që ata i përkasin . Madje  nga ndonjëherë marrezia e tyre  shkon edhe me tej , ku ata kanë dy standarte e  qëndrime,  dy kritere vlerësimi , për të njëjtën ndodhi apo fenomen , njërin kur ngjarja ndodh në kohën kur partia e tyre është në  opozitë dhe tjetrin  kur ajo është në pushtet  . Kështu, ta zëmë, papunësia e shkaktuar nga qeverisja e keqe e parties së tyre  justifikohet  si pasojë e reformave  , si një cështje të diktuar nga zhvillimet bashkohore, nga kriza botërore, nga nevoja për reforma. Në  opozitë , po kjo forcë politike papunësinë , këtë realitet të dhimbshëm gati tragjik , e  trajton si një plagë të qeverisjes aktuale ,si një dështim të strategjisë dhe politikave ekonomike të  ndjekur prej tyre  . Pra, papunesia e shkaktuar prej tyre dicka e mirë ,e pranushme , jo vrasëse , ndërsa papunësia e shkaktuar nga qeverisja e kundërshtarit politik , qënka  nje plagë e rëndë , një kafshat që skapërdihet . E  njejta dukuri vlerësohet me dy standarte, ku emruesi i përbashket i tyre eshte hipokrizia , gënjeshtra dhe mashtrimi .

Shkojmë edhe më tej . Aleanca zgjedhore  e bërë nga PD-ja me LSI-ne ,në zgjedhjet e mëparëshme, në interes të marjes së pushtetit, vlerësohej si zgjidhja më e mirë e kohes , si një aleanc partneriteti jetëgjatë , e bazuar mbi vlerat më të mira morale dhe atdhetare , një zgjidhje strategjike për kohën . Kur ky subjekt politik doli nga vatha e aleancës me PD –ne, për t’u bashkuar me një aleat tjetër , PS-ne , të të njejtit spektër politik nga ku e kishte edhe origjinën , atëher kjo aleancë vlerësohet nga PD-ja dhe elektorati i saj , me fjalët më fyese , duke e quajtur aleanca e plehrave . Po kështu ,në jo pak raste kundërshtarët politikë, deputetë , funksionarë të lartë shteti , janë vlerësuar si armiq , kriminelë , baronët e trafiqeve dhe të drogës , kupola e krimit në vënd, te cilet për t’i shpëtuar dhunës shtetërore dhe terrorit berishian, janë detyruar të  fshiheshin në kaldajat  e ambasadave të huaja , disa vishnin fustanet për të kaluar postblloqet policore apo vijat kufitare . Por, kur disa prej tyre per interesa krejt vetjake kapërcenin klonin politik dhe u futën  në vathin e Berishës , ata vlerësoheshin apostuj të demokracisë , njerëz të pastër si kristali, heronj të demokracisë shqiptare.

Advertisement

Në vendin tonë sikur të mos mjaftonte  që  politika është trajtuar si amorale , e përdalë , një lavire rrugësh , por është synuar hapur në publik  të argumentohet  , se kjo është një gjë normale , e moralshme , një dukuri gjithbotrore , se në thesin e politikës mund të bashkjetojnë edhe engjëlli edhe djalli ,edhe krimineli edhe i inkriminuari , edhe hajduti edhe polici , edhe i ndershmi por edhe imorali,edhe gënjeshtra por edhe e vërteta  . A i keni dëgjuar shtetarët tanë ,ku të zënë si miu në cark, për gënjeshtrat e bëra të  të thonë se e ka  politika  statusin të genjejë ,të mashtrojë ,të thotë të pavërteta , të përdori dy  standarte në vlerësimin e fenomeneve ,se pa këto politika  vdes dhe  bashkë me ta edhe politikanët ,vdes edhe endërra e tyre për pushtet .

Elektorati fluid , duke mos qënë i kënaqur nga qeverisjet në pushtetin lokal dhe ai qëndror, në këto 25 vjet demokraci ,ku kanë munguar arritjet dhe gënjeshtrat janë derdhur si lumë, në këtë udhëkryq të madh ata si kriter vlerësimi në në këto  zgjedhje , nuk përdorin se  kush subject politik është më i miri ,por të kundërtën e tij, se kush është e keqja me e vogël . Dhe krahasimi mbetet mes qeverisjeve të djathta e të majta , duke ju referuar programeve politike të shpallura , praktikave të qeverisjes , nivelit të arritjeve , thellësisë dhe përmbajtjes së reformave , zgjidhjes së problemeve strategjike nga është varur zhvillimi i demokracisë në vend . Qeverisja e djathtë e monopolizuar nga Berisha, për më shumë se 15- vjetë , akuzohet për vrasje njerzish , ndërsa qeverisja e majtë e Rames e shumta mund ta kritikosh për shkulje veshësh të ndonjë rebeli  dhe simpatizanti të PD-së, apo për ndonjë shuplakë ndaj ndonjë  deputeti provokator të kësaj partie .

Akoma më paqësor ishte Nanua, në ngjarjet e 98-tes ,sa që mund ta quash një qëndrim  paqësor  të frikëshm , një dezertim të  tijë nga detyra e kryeministri . Plagët e shkaktuara  në vend  nga grushtet e shtetit , rebelimet , dhuna politike , skandalet ekonomike të qeverisjes Berisha , ende kujtohen nga njerzit si një realitet ku shteti është shfaqur përballë tyre si përbindësh.

Kurse qeverisjet e majta , përfshi edhe këtë të sotmen , e shumta mund t’i kritikosh për një lloj demagogjie , premtime boshe , populizëm në interes të pushtetit  , por kurrsesi për dhunë shtetërore . Qeverisja e djathtë e ndante pushtetin vetëm me militantët e saj ,kurse qeverisja e sotme socialiste s’e ka problem ta ndajë pushtetin edhe me servilët dhe të paudhët , me miqtë dhe shoket e pushtetarëve, mjafton ta dredhin dhe të betohen se këtej e tutje do të ndërrojnë ngjyrën e flamurit dhe se do të  vetflijohen , për alternativën e majtë . Këtu nuk është fjala për spastrime me natyrë politike pasi ato do të ishin shkelje të rënda të demokracisë , por këta dredharakë dhe hileqar me rrugë të pa ndershme, amorale  i gjen në të gjitha pushtetet, duke u infiltruar në të, me mënyrat më abusive.

Thirrja e parë e qeverisjeve të djathta ka qënë kujdes militantet, ndersa qeverisjet e majta e kanë dashur elektoratin e tyre , deri sa ai ka sjellë ata  në pushtet ,më pas ai është vlerësuar i tepërt ,i pa nevojshem ,një pengesë për qeverisjen e tyre .  Qeverisja  e djeshme vuri nën kontroll pushtetet e pavarura deri ne skllavërimin e tyre,duke i kthyer në seksione të kësaj  partie , dhe instrumenta te monarkut Sali . Kurse qeveria e sotme nuk mund të kritikohet për një gjë të tille , por për faktin se është e paaftë të ndërmari reforma të thella që sigurojnë pavarësinë e tyre . Madje të krijohet pershtypja se ajo , këto ngjarje do t’i mbajë peng dhe t’i përdori si lëndë të parë të prapagandës dhe të diversjonit politik ndaj kundërshtarit ,duke harruar se në këtë mënyrë, këto ngjarje,  do të kthehen në një bumerang për vetë ata  .Është e vërtetë se e majta niset nga parimi demokratik të lëshojë pushtet për të bërë shtet ,në të kundërt të qeverisjes demokratike që për pushtet ajo shkatërrojë shtetin , pasurinë kombëtare ,mjedisin,dhe mbi të gjitha njeriun . Por, qeveria aktuale e majtë ndërtimin e shtetit nuk duhet ta shikojë si një qëllim ne vetvete ,por si një mundësi për të mbrojtur të gjitha shtresat dhe grupet shoqërore të interest ,në vecanti ato të varfëra ,pasi deri tani ato kanë qënë viktima më e madhe  e reformave të ndërmara . Pra krahasimi për të gjetur të keqen më të vogël , apo më të madhe, në qeverisjet shqiptare mund të vazhdojë pa fund . Por ,gjetja e rezultatit, vec pezmit ,nuk ngjallë asgjë tjetër . Emancipimi shoqëror dhe demokracia liberale në vendin tonë do të marrin vlerat e vërteta ku elektorati , do të shkojë jo të zgjedhi të keqen më të vogël , por më të mirën e mundshme .

AGRON   BERDAJ

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Njoftime nga Italia...

Next Post

Eva Ndoja: Gjithçka që bëj, ia zbukuron jetën...

Advertisement