Elifi dhe Omeri apo më mirë të themi Elmer, sic i quajnë tashmë fansat kudo në botë të preferuarit e tyre, janë çifti që mbërthen çdo fundjavë mijëra ndjekës përpara ekranit të televizorit, njësoj si “Ezeli” dy vite më parë. Por çuditërisht, Elifi, vajza lumturisht e martuar, mama e dy fëmijëve binjakë, që ka arritur të bëjë për vete një ushtri me fansa falë aftësisë aktruese dhe hijeshisë, me sa duket ka një të metë të madhe; i pëlqen të marrë rrobat e të tjerëve dhe të mos i kthejë më! Ok, përpara se të nisni të fantazoni një telenovelë brenda telenovelës, le të sqarojmë se bëhet fjalë për një pulovër me dizenjo me yje, të cilën e mbajnë veshur aktorja, por edhe Anjeza Maja. “Elif, më kthe trikon”, ka qenë thirrja me të cilën moderatorja simpatike ka shoqëruar edhe foton interesante, ku për hir të së vërtetës shquhen dy femra që të përbashkët kanë jo vetëm pulovrën me yje, por dhe ngjashmërinë në portrete dhe linja. Një gjetje interesante kjo nga ana e Anjezës, që ka bërë të buzëqeshin shumë ndjekës në Instagramin e saj. Ama, një gjë nuk u mor vesh, pulovra e kujt ishte? Kush ia ka huazuar kujt?!
Advertisement