Zbardhet enigma e rrëzimit: Piloti e përplasi vetë avionin

Bashkëpiloti i avionit të “Germanëings” që u rrëzua në Alpet franceze të martën e ka përplasur vetë avionin bashkë me 150 pasagjerët në bord,  deklaroi sot prokurori i Marsejës Brice Robin, duke cituar informacionet e marra nga “kutia e zezë”  që regjistron bisedat mes pilotëve. Ai tha se bashkëpiloti ishte i vetëm në kabinë dhe ka realizuar qëllimisht uljen e avionit ndërkohë që piloti tjetër, kapiteni ishte jashtë kabinës. Prokurori Robin tha se kishte “heshtje absolute në kabinë” ndërkohë që kapiteni po bënte ç‘ishte e mundur për të rihyrë në kabinë.

Bashkëpiloti, quhet  Andreas Lubitz, 28 vjeç, ishte i gjallë deri në përplasjen përfundimtare, shtuan prokurorët francezë. 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here