Më dërgoi mesazh të ndaheshim
– Kam parë në ëndërr sikur i dashuri im më dërgoi sms ku shkruhej: “Do të ndahemi, nuk mundem më”. Unë u përpoqa t’i telefonoja, por më pengonin disa njerëz. Theksoj se pas sms-së, vetëm qaja. Ju lutem, më ktheni përgjigje, se jam në merak.
– Një ëndërr e tillë tregon se do të bëni një debat me të dashurin, gjë që do t’ju lëndojë paksa. Do të ndiheni si e braktisur, por në fakt, pas kësaj do të lidheni akoma më shumë me njëri-tjetrin. Do të jetë ai që do t’ju ngushëllojë e do t’ju qëndrojë pranë.
Mbyta një mace të zezë
– Përshëndetje! Kam parë në ëndërr një mace të zezë, duke e mbytur pa asnjë arsye. Mund të më tregoni ju lutem, çfarë kuptimi ka kjo? Faleminderit.
– Ju e keni gënjyer veten në disa pikëpamje dhe mendime, por më pas e keni kuptuar se keni gabuar. Macja e zezë, përveçse përfaqëson disa instikte që mund t’i ketë çdonjëri prej nesh, tregon edhe për atë që ju thashë më sipër, por ju do ta kuptoni këtë gjë në kohë dhe nuk do t’i besoni asgjëje për të cilën ju dyshoni qoftë edhe vetëm pak. Dhe në fakt, bëni mirë.