Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i endrrave tuaja…

Shoqja që nuk jeton
– Para 3 vjetësh kam parë një ëndërr që më ka ngelur në mendje, por nuk kam ditur ku të gjej një shpjegim. Unë jam 24 vjeçe. Në moshën 15 vjeçare më ka vdekur shoqja e klasës, nga kanceri. Në ëndrrën që pashë, ishte darkë dhe të gjithë shokët e shoqet e klasës sime, erdhën të më merrnin në shtëpi se më thanë që do të bënim festë në një disko. Ikëm të gjithë me makina, por përpara diskos ishte kjo shoqja ime që ka vdekur dhe një shoqe tjetër. Këtë e takova, por shoqen që nuk jeton më, u mërzita kur e pashë që kishte ardhur, sepse e dija që nuk jetonte dhe nuk doja që të ngjallej. Ajo kishte veshur një bluzë timen rozë. U futëm brenda diskos, ku ishte komplet errësirë. Unë dola jashtë dhe pashë shumë errësirë. Isha vetëm, në errësirë, me këtë shoqen e vdekur. Vrapoja që të mos rrija me të, por ajo më ndiqte, më kapi për krahu dhe më mori në errësirën e saj. U zgjova duke qarë dhe nuk e mblidhja dot veten. Kjo ëndërr më është bërë fiksim dhe sot e kësaj dite, kam frikë se mos më zë ndonjë sëmundje. Ju lutem, ma shpjegoni, çfarë do të thotë?
– E dashur lexuese, nuk duhet të shqetësoheni kaq shumë, aq më tepër që bëhet fjalë për një ëndërr që e keni parë para shumë vitesh. Asaj ëndrre tashmë i ka mbaruar parashikimi. Në atë kohë, ju e keni përjetuar jo mirë vdekjen e shoqes dhe është normale që dëshpërimi, dhimbja e humbjes së saj dhe frika nga sëmundjet, ju kanë përndjekur. Për këtë arsye keni parë një ëndërr të tillë. Mos kini frikë aspak; asgjë e keqe nuk do t’ju ndodhë, përkundrazi, ju keni jetë të gjatë dhe të mirë. Mos e mendoni më dhe hiqeni këtë fiksim të kotë nga koka.

Babai që nuk jeton më
– Kam parë në ëndërr sikur babai im më kërkoi para dhe unë ia dhashë. Babai im ka katër vite që nuk jeton. Mos vallë është keq t’i japësh diçka njeriut që nuk jeton më? Më tregoni ju lutem çfarë do të thotë kjo, se jam i shqetësuar…
– Mos u shqetësoni, babai ju ka ardhur në ëndërr për t’ju kërkuar të kujdeseni më shumë për veten tuaj dhe gjithçka e keni në dorë ju. Nëse jeni pa qejf tani nga ana shëndetësore, kur shikon një familjar që nuk jeton më, do të thotë që jeni në shërim e sipër. Ndësa pjesa tjetër tregon që duhet t’i jepni kurajo vetes tuaj për të ecur përpara, sidomos në atë fushë ku ju e ndjeni veten më të dobët.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Çfarë të bisedoj që të jem interesant?

Next Post

Duhet të mjekohem me insulinë?

Advertisement