REVOLTË SHPIRTI E NJË POETI ATDHETAR
Nga Ndoc LOGU
Nuk dua të plakem,
pa të rinuar Ty!
Nuk dua të pasurohem,
pa të begatuar Ty!
Nuk dua të sëmurem,
pa të shëruar Ty!
Nuk dua të vdes,
pa të ribashkuar ty!
Moj NËNË . . . !
E shenjta Shqipëri!
( Nga poezia “Betohem” e Fadil Shytit )
Vazhdimisht, në çdo kohë e për çdo fazë të historisë sonë të lavdishme shumëshekullore, kombit shqiptar nuk i kanë munguar krijuesit për t’i pasqyruar e lënë brezave pasardhës ngjarjet, trimëritë, luftën e qëndresën, vetëmohimin e sakrificat, dëshirat dhe amanetet, që ka bërë e përjetuar populli ynë në vite e dekada; për të qenë të lirë, të bashkuar, të vetëqeverisur, të përparuar përkrah popujve të tjerë. Edhe kur nuk kishim shkollë, kulturë as dituri shkencore për t’i shkruar ato, pra ngjarjet dhe historinë, krijuesit popullor mendjendritur, i përjetonin me këngë e valle, në vaje e tregime, që udhëtonin nëpër histori tek të tërë brezat njëri pas tjetrit. Nënat në këngët e djepit për fëmijët që ushqeheshin bashkë me qumështin e nënës, dhe në vajet për të rënët; burrat në këngët me lahutë e çifteli, gjyshërit me tregime; e kështu me radhë ku historia e jetës sonë vinte dhe jetonte brez pas brezi duke u kthyer në amanete, frymëzim, detyra e forcë, në rrugën tonë të gjatë e të vështirë drejt lirisë e përparimit të atdheut dhe kombit. Pra krahas pushkës, historia jonë, ka filluar të shkruhet me fjalë, më këngë dhe jehona zëmëdha e më pas edhe me penë. Historia e kombit tonë është nga më tragjiket, por edhe nga më të lavdishmet e çdo kombi tjetër. Tragjizmi dhe lavdia e kësaj historie dhe dëshira e zjarrtë në shpirtin e popullit tonë, për ta parë vendin dhe veten të lirë e të përparuar, pa shtypës e shfrytëzues, krenar dhe me dinjitet në trojet e veta mijëravjeçare, ka qenë preokupimi më i madh jo vetëm i luftëtarëve dhe prijësve të popullit, por dhe i shkrimtarëve e poetëve, i historianëve e shkencëtarëve, i piktorëve e skulptorëve, i artistëve dhe këngëtarëve për të shkruar e realizuar krijime e vepra që kishin për frymëzim e qëllim njohjen e historisë sonë, e cila do të çonte edhe në frymëzimin e brezave për misione dhe detyra të mëdha, të gjata, të vështira, por të lavdishme e të dobishme në shërbim të së ardhmes së kombit dhe vendit tonë. Edhe për këto arsye, ndër shumë të tjera, shqiptari i madh Enver Hoxha, e ka vlerësuar këtë rrugë plotësisht të drejtë kur është shprehur: “Populli shqiptar e ka çarë rrugën e historisë përgjatë shekujve më shpatë në dorë…”
Në këto role e misione, në këto angazhime e frymëzime, në këto përflakje luftërash e qëndrese, e gjejmë të angazhuar përditë e vite dhe dekada, me pushkë e penë, me fjalën e zjarrtë e të shkruar, me zërin e fuqishëm në tubime; si në shkollë, në universitet, në sheshe e male, kudo e kurdoherë, në kohën e vendin e duhur edhe poetin atdhetar nga Kosova Fadil Shyti. I lindur në Gurabardhë të Vushtrisë, ku tani që shkruaj, në ditët e para të gushtit 2013 mbushi 55 vjet, poeti i ardhshëm Fadil Shyti u rrit e u formua me një revoltë në shpirt prej togfjalëshit tepër të rëndë për një fëmijë si: shtypje, shfrytëzim, padrejtësi, arrestime, burgosje, shpërngulje, dëbime, internime, vrasje, gjak e shfarosje; fjalë e sinonime këto që buronin nga një padrejtësi shekullore ndaj popullit të pafajshëm të Kosovës, që të vetmin mëkat kishte: fatin që u krijua në atë hapësirë shekuj më parë se të vinin barbarët sllav, që më pas u quajtën më të zi se fashizmi e nazizmi, por tashmë serb. I rritur me këto simbole barbarie, fëmija, nxënësi, studenti, më pas dhe mësuesi, luftëtari dhe poeti i ardhshëm Fadil Shyti, nuk kishte se si të mos mësonte që në vogëlinë e tij, edhe anën tjetër dhe psenë e këtij togfjalëshi barbarie. Perse, nga kush e përsa kohë duhet të vuajmë kështu? E si rrjedhojë e këtyre, inteligjenca e Fadilit, sa më shumë rritej e formohej, kuptonte përsetë e mekanizmit të jetës në robëri, dhe si kjo robëri me pranga në duar e në këmbë, në shpirt e ndërgjegje duhej flakur tej. E bashkë me këtë edhe ideatorët dhe ekzekutorët e kësaj robërie.
Ashtu si përpara dhe pas vitlindjes së poetit më 1958, për mbarë Kosovën dhe viset e tjera shqiptare në Mal të Zi e Maqedoni të mbetura padrejtësisht nën sundimin jugosllav, ishin vite dhe dekada nga më të rëndat për shqiptarët. Ishin vite e dekada të një lufte çnjerëzore ndaj shqiptarëve nga regjimi çfarosës i kriminelëve Tito-Rankoviç. Nga kjo dhunë shfarosëse, thotë poeti në një poezi: “Për paqe, ditë e natë shqiptarët, po e derdhin gjakun”. Qysh në vitet e para të fëmijërisë dhe në këtë mjedis qëndrese e lufte për mbijetesë, duhen kërkuar edhe fillesat e para të edukimit atdhetar të poetit të ardhshëm Fadil Shyti. Më pas shkollimi, veçanërisht Universiteti i Prishtinës, ku auditorët e tij, posaçërisht ai i Gjuhë – Letërsisë dhe Historisë, u kthyen në vatra të zjarrta kalitje e edukimi profesional e atdhetar, ku pika kulmore do të arrinte në pranverën e vitit 1981, që tashmë janë të njohura, por dhe jo aq të vlerësuara. Madje, jo vetëm pak të vlerësuara, por nga jo pak shqiptarë, në Shqipëri e në Kosovë, jo vetëm ngjarjet e vitit 1981 në Kosovë, por edhe pika të tjera kulmore të historisë sonë të lavdishme, janë të tradhtuara.
Kjo do t’i vinte të gjithë përpara faktit të kryer dhe nuk do t’i interesonte as të huajve, as serbëve fillimi i një konflikti të ri ushtarak, kur Ushtria Çlirimtare Kombëtare në rrethinat e Maqedonisë ishte akoma e organizuar dhe e armatosur.
Por mjerisht, dhe për fatkeqësinë tonë kombëtare, kjo nuk mund të bëhej, ashtu siç nuk u bë në të vërtetë. Armiqtë e kombit shqiptar në Beograd, në Amerikë e Evropë, bashkë me antishqiptarët në Tiranë e Prishtinë, i kishin thurur planet më parë për t’i futur në një thes tërë politikanët e qeveritë tona. Kjo nuk mund të bëhej dhe për faktin tjetër tragjik, sepse Ushtria e lavdishme shqiptare, me strategë ushtarakë besnikë të atdheut, edhe pse erdhi momenti historik, armiqtë e Shqipërisë e kishin shkatërruar. Armata, teknika, armët e nëndetëset, aviacioni e tanket, tërë rezervat e garantuara për një luftë trevjeçare me rezerva në armë e municione, ushqime e veshmbathje dhe një zinxhir komandues nga më të aftët e atdhetarët, nuk ekzistonin më.
Por ajo që ka qenë më e çuditshmja, e padëgjuar në asnjë vend të botës, më e turpshmja, që më ka tronditur më shumë se çdo gjë tjetër ka qenë dorëzimi i armëve nga UÇK-ja dhe kthimi në shtëpi i luftëtarëve, dhe jo pak prej tyre në arkivole ose të gjymtuar, të cilët nuk dinin t’u përgjigjeshin prindërve dhe fëmijëve nëse u kthyen të mundur apo fitimtarë. A e sollën lirinë apo mbetën përsëri në robëri? Kurrë në jetën time nuk kam ndjerë zhgënjim, dhimbje e neveri për një çështje kombëtare, se sa në këtë rast. Por dinakëria e huaj, bashkë me shërbëtorët e vet të ri brenda gjirit tonë kishin menduar “zgjidhje’ tjetër. I hodhën UÇK-së një lëvere mbi karrem për ta lëpirë drejt pushtetit. Ata urdhëruan që UÇK-ja e pa armë, e paorganizuar, me ca uniforma të grisura e të shpuara nga plumbat gjatë luftës, të kthehet në parti politike.
Kjo ishte çudia dhe turpi më i madh që mund të ketë ndodhur ndonjëherë. Kam lexuar jo pak për ushtri e luftëra, por këtë organizim, modelin e kthimit të një ushtrie në parti politike, nuk e kam gjetur, lexuar as dëgjuar. Një parti të kthehet në ushtri, kjo ka ndodhur, siç është rasti i Partisë Bolshevike të Bashkimit Sovjetik, ku drejtuesit e Revolucionit Socialist u kthyen në strategë të luftës, e më pas udhëheqës të partisë e pushtetit. Afërsisht kështu ndodhi me partinë komuniste shqiptare, ku e tërë partia u shkri në formacionet luftarake deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë, dhe kudo që kalonin vendosnin pushtetin ushtarak që po sillte lirinë. Më pas morën në dorë fatet e rimëkëmbjes dhe të ardhmen e vendit. Por këtyre përvojave UÇK-ja nuk donte t’ua dinte.
Ndoshta nuk kishin fare haber, ndoshta nuk i linin të huajt. Por kur bëhet fjalë për çështje jetike të lirisë, sovranitetit dhe të ardhmes së kombit tënd, nuk pyeten të huajt. Kjo sepse janë po këto shtete dhe etërit e këtyre politikanëve të sotëm që na kanë copëtuar, na kanë sunduar e shfrytëzuar, na kanë vrarë e tentuar të na zhduknin që prej dekadash e shekujsh. Unë nuk di të ketë ndodhur kurrë që një shtet të pyes një shtet tjetër, apo disa të tillë se : Çfarë të bëj unë me lirinë e sovranitetin e popullit e të vendit tim? Po përse ne ta bëjmë një gjë të tillë? Këtë turp e krim të parët tanë nuk e bënë kurrë. Nuk e bënë e as nuk u nënshtruan kurrë, megjithëse ishin në kushte më të pafavorshme se sot në të gjitha drejtimet. E sot e 23 vjet po ndodh ky turp e krim në politikën shqiptare.
Askush dhe në asnjë rrethanë nuk ka të drejtë të nënshkruajë asnjë lloj marrëveshje në dëm të të drejtave të popullit e sovranitetit të vendit. Kjo e drejtë i takonte vetëm popullit të Kosovës që i kishte mbushur radhët e UÇK-së me bijat e bijtë më të devotshëm të tij. Jo borgjezia e huaj, jo ata që kishin bashkëpunuar si tradhtarë. Një gjë duhet të dinë mirë udhëheqja e UÇK-së, Kosova dhe çdo popull se: Është shumë më e lehtë t’i kundërshtosh prangat e kujt do qofshin pa t’u vënë akoma, se sa t’i heqësh ato kur të lidhin këmbë e duar, kur të mbërthejnë trupin dhe trurin, duke ju mbushur xhepat e vënë në kolltuk tradhtarët nga gjiri ynë, sepse siç thotë poeti Ali Asllani, ky kolltuk:
Ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të veremosur, dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarrë, ësht’ trikëmbëshi që përdita varet kombi në litar.
. . . . . .
Jo, jo, grushti do të bjerë përmbi krye të zuzarëve, koha është e maskarenjëve, po atdheu i shqiptarëve . . .
Po, një gjë është e qartë. Populli nuk ia vendos vetes prangat. Prangat dhe skllavërinë popujve ua vendosin të huajt, në bashkëpunim me të shiturit brenda gjirit tonë. Por përsëri dhe për këta të shitur tek të huajt, ka një shpjegim, siç thotë poeti, atë të dorës së popullit.
Tani UÇK –së, pas tërë asaj lufte, pas tërë atij gjaku të derdhur, iu tha: Për të ardhur në pushtet, ju duhet të futeni në garë me spiunët e tradhtarët e kombit, me bashkëpunëtorët e Millosheviçit, me gjithfarë spiunësh e bashibozukësh, me Rugovën e rugovistët tradhtarë. Kjo ishte tepër e rëndë dhe poshtëruese. Ishte poshtëruese dhe e pabarabartë. Kjo sepse qeveria kukull e Kosovës e presidentit mercenar Rugova e lakejtë e tjerë, bashkë me pushtuesin, kishin para pa kursim të siguruara nga plaçkitja e popullit të Kosovës dhe trepërqindëshi i emigrantëve, si dhe shpërblime të tjera që ju vinin nga shërbimet e tradhtisë që ju kishin bërë armiqve shekullorë, serbëve, në dëm të Kosovës. Ndërsa UÇK-ja, tashmë e copëtuar në disa partiçka e klane, kishte vetëm uniformën e saj të grisur, të shpuar nga plumbat dhe gëzhojat e fishekëve. Tani në këto rrethana, kur kishte mbaruar gjithçka, në kundërshtim me aspiratën 100 vjeçare të popullit të Kosovës e mbarë kombit; kur UÇK-ja nuk bëri atë që duhej të bënte në kohën e duhur, kur derdhja e gjakut kishte përfunduar, kur tradhtarët kishin filluar të dalin si minjtë ku ishin futur, ndodhi e pabesueshmja, ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhte kurrë. Drejtuesit e lartë të UÇK-së, pasi kishin bërë tërë ato sakrifica dhe me gjakun e bijve më të mirë të popullit, me gabimet që bënë, ose me ato që nuk bënë, por që duhej t’i kishin bërë, Kosova nuk e fitoi lirinë. Kosova vetëm sa ndërroi sundimtarin. Me pak fjalë, shqiptarët me gjakun e tyre kishin ndërruar sunduesit, shfrytëzuesin e vjetër me një të ri. Ëndrra e sovranitetit të Kosovës dhe e bashkimit kombëtar, si duket, do të mbetet në vargjet e poetit Hysni Milloshi e Fadil Shyti; do të mbetet akoma një ëndërr e parealizuar e legjendarëve të pavdekshëm si Isa Boletini, Idriz Seferi, Azem Galica, Bajram Curri, Hasan Prishtina, Ramiz Cerrnica, Rifat Berisha, Tahir Meha, Isuf Gërvalla e deri tek filozofi i pafat Ukshin Hoti, dhe mijëra e mijëra të tjerë; derisa të krijohet ndonjë tjetër shans historik. Po kur do të vijë ai shans me këta politikanë e qeveritarë të Prishtinës e Tiranës që kanë sot shqiptarët? Këtë nuk mund ta dimë, ndaj dhe nuk mund ta themi. Deri tani dimë vetëm tradhtitë që na janë bërë dhe njohim edhe tradhtarët.
Këto janë disa nga shqetësimet, sipas mendimit tim, të poetit Fadil Shyti, të shprehura në jo pak poezi, lidhur me të ardhmen e Kosovës dhe të bashkimit Kombëtar. Revoltën e shpirtit ndaj besëprerëve dhe tradhtarëve të kombit shqiptar, poeti e ka shprehur në disa poezi dhe në forma të ndryshme, si p.sh. tek poezitë: “Pse po vonohet liria”, “Dënojë tradhtinë”, “Paketë – Raketë”, për të cilën folëm më lart, “Kameleonëve”, “Akuzë renegatëve”, “tradhtarëve”, si dhe jo në pak të tjera, ku secili lexues që ka njohuri minimale për historinë dhe ngjarjet që ka përjetuar Kosova dhe Shqipëria, kur i lexon këto poezi, e kupton qartë se për cilët bëhet fjalë, aq të qarta e konkrete janë.
Në vëllimin poetik “Revoltë”, poeti Fadil Shyti ka paraqitur para lexuesve mbarëkombëtar poezi me tematika kushtuar lirisë, qëndresës, bashkimit kombëtar, pikave kulmore të ngjarjeve historike shqiptare, tradhtarëve nga gjiri ynë, shokëve e miqve të dashur, luftërave e heronjve, por jo si vajtues pesimist, por me krenari dhe me entuziazëm, me shpresë e besim për të ardhmen më të mirë të Kosovës dhe bashkimit me Shqipërinë. Gjuha e bukur popullore dhe personazhet që autori iu ka kushtuar vargjet nga shpirti i tij bujar, janë vlera të mëdha, janë figura të ndritura të historisë sonë në tërë fushat. Personazhet e poezive të Fadil Shytit janë nga më të ndryshmit, por dhe nga më të spikaturit. Më shumë poezi dhe nga këndvështrime të ndryshme, poeti i ka kushtuar dy personaliteteve të spikatur të kombit tonë: Heronjve të popullit dhe mbarë kombit shqiptar, shqiptarëve më të mëdhenj të kohës kur jetuan, Enver Hoxhës dhe Adem Jasharit, dy figurave më emblematike ku në pikat kyçe të historisë së Shqipërisë e Kosovës, me zgjuarsi e trimëri, ndryshuan fatet e luftës në krye të cilave u vendosën. Ai shkruan për PKSH-në dhe Vetëvendosjen, dy parti më të qarta në synime, më të fuqishme në angazhime, më konsekuente në arritjen e synimit madhor, të vetmet forca politike atdhetare në tërë hapësirat shqiptare e shqipfolëse me synime të qarta, atë të lirisë, sovranitetit dhe bashkimit kombëtar.
Poeti Fadil Shyti iu kushton kohën dhe talentin dy intelektualëve shqiptar më të fuqishmit e më besnikët e atdheut: Ukshin Hotit dhe Hysni Milloshit, të cilët i njihte personalisht dhe ua dinte mirë fuqinë e fjalës. Ai ju bën lapidar poetik bashkëshortëve Azem e Shote Galica, përfaqësuesve të lirisë së atdheut. Apo elegjinë e Nebih e Tahir Mehës, babë e bir, të cilët, për nga idealet që luftuan dhe sakrificat me jetën e tyre, më ngjajnë me Oso Kukën e Vraninës, duke e kthyer shtëpinë në kala të pathyeshme në mbrojtje të lirisë e sovranitetit të Kosovës. Ai shkruan edhe për shokët e bashkëmoshatarët e tij të idealeve, si ata të shkollës e tubimeve, të punës ilegale, por edhe të aksioneve luftarake me rreziqe për jetën, e që kishin për synim zgjimin e vetëdijes kombëtare e luftarake të popullit në një front të bashkuar e të fuqishëm, se ndryshe nuk mund të vijë liria, sovraniteti dhe bashkimi kombëtar.
Poeti Fadil Shyti, ndjen dhimbje dhe tronditje në shpirt kur “Parlamenti kukull i Kosovës rikonfirmon tradhtinë kombëtare”, siç shprehet , “që pranoi himnin dhe flamurin e huaj, duke mohuar atë të kombit shqiptar”. Për këtë tradhti e turp të këtij parlamenti kukull i të huajve, poeti shprehet:
Heshtin Prishtina dhe Tirana,
Tmerrohen Prizreni dhe Shkupi,
Zemërohen Ulqini e Janina
Presheva, po rënkon me psherëtima . . .
Fadil Shyti, si një njohës i mirë i ngjarjeve shqiptare, e kupton mirë filozofinë e nënshtrimit të dy qeverive të Tiranës e Prishtinës, të cilat janë kthyer në interpretuese dhe notere të synimeve të armiqve shekullor të kombit tonë. Ndaj me vargje, poeti shpreh zemërimin dhe dhimbjen e tërë të rënëve shqiptar për këtë tradhti të hapur që i bëhet kombit tonë.
Poeti Fadil Shyti në këtë vëllim poetik portretizon figura e personalitete si Rexhep Ahmeti, Ramadan Pllana, Xhemil Zeqiri, Ahmet Mustafa, Adnan dhe Mustafë Shyti, Isak Ferizi, Vehbi Rafuna etj. Ai shkruan poezi edhe për të vrarët përpara zyrës së Sali Berishës në Tiranë më 21 janar 2011. Në krijimtarinë e begatë të Fadil Shytit ka dhe mjaft poezi të bukura për dashurinë, për gruan, për motrën, për vendlindjen, Kosovën e Shqipërinë, për të cilët e djeg malli atje në Suedinë e largët. Për këtë mall e brengë, për këto vuajtje emigrimi, poeti e zvogëlon, e shuan disi këtë etje me vargjet që thurë, e që i burojnë nga ai shpirt e gjak i pastër shqiptar, se siç thotë ai në një poezi:
Qoftë në burg, internim, burgim Apo dhe në parajsën e kësaj bote
. . . . . . . .
Për aq sa e harroj, gjuhën e Nënës Për aq sa e harroj, të dashurin Flamur. . . shprehet poeti me mall.
Pothuajse tërë këtë vëllim poetik, poeti Fadil Shyti e ka shkruar pas viteve 1998-1999 ku sakrificat 100 vjeçare të mijëra e mijëra shqiptarëve të Kosovës, dukej se po konkretizoheshin në harmoni me idealet për të cilat ishin bërë gjithë ato sakrifica me vuajtje, burgime, shpërngulje, dhunime, vrasje të pamëshira nga serbët. Por edhe pas asaj që thuhet “Lufta e Kosovës”, dhe pasi erdhi “Liria”, poeti përsëri shkruan jo pak i revoltuar kudo ku ndodhet, në Kosovë, Shqipëri, në udhëtim a emigracion. Në qendër të këtyre poezive përsëri është fati i Kosovës, sakrificat që janë bërë nga paraardhësit e saj, janë Shqipëria, bashkimi kombëtar dhe nga ana tjetër fshikullon ata individë e probleme që poetit i duken se janë bërë pengesë; nga të cilët u dogj, po digjet e mund të humbasë përsëri Shansi historik i sovranitetit dhe bashkimit kombëtar.
Në të kundërt me pjesën e madhe të forcave politike, të qeverisë e medieve në Kosovë e Shqipëri, që mburren për çdo veprim e lëvizje si të suksesshme, poeti Fadil Shyti në krijimtarinë e vet e sheh realitetin ndryshe nga ata. Ai ka një optikë tjetër për të ardhmen e kombit nga tërë ata megalomanë në politikë e qeverisje. Por le ta shohim si shprehet poeti:
Sot Shqiponja e trazuar,
Kur ju sheh, sa po tronditet,
Kur zgërdhiheni me armiqtë, Me flatra rrufeshëm valëvitet.
Trupi i saj mjaft u copëtua
Gjatë qëndroi. E ndarë një shekull, Gjaku ynë kurrë nuk shterret, Për ta bërë Shqipërinë të paprekur.
Siç duket, poetin e shqetëson fakti se diçka nuk po shkon për së mbari, sepse sheh e konstaton se si politikanët e qeveritarët zgërdhihen më armiqtë shekullorë. Kjo sepse, poeti dyshon se Kosova përsëri do të copëtohet ( kuptoni veriun e Kosovës dhe komunat me dominim serbe të komanduara nga Beogradi). Poeti ju kujton këtyre politikanëve e qeveritarëve, pse jo dhe tërë shqiptarëve se “Shqipëria ndjehet e trazuar”; se “Trupi i saj mjaft u copëtua”; se ndarja shekullore ka grumbulluar mjaft arsye, gjak, sakrifica dhe bindje për të gjithë; se trojet tona jo vetëm s’duhen lejuar të copëtohen më, por trojet e ndara padrejtësisht nga trupi i atdheut, duhet patjetër të bashkohen. E në fund të kësaj poezie, pra idenë e qëndresës, si duket poeti, na kujton shqiponjën, që në fakt bëhet fjalë për Shqipërinë, poeti e thellon dhe e konkretizon akoma më qartë në poezinë vijuese me titull “Qëndroj”, me tërë elementët e qenies së vet: trupore, fizike, shpirtërore, sepse vitet e robërisë i rëndojnë poetit më shumë se çdo gjë tjetër dhe se ai, është gatshëm të pranojë çdo plagë e sakrificë në emër të fisnikërisë së Kosovës e Shqipërisë. Vargjet e tij vijnë qartë dhe përmallshëm, nga atje larg atdheut, në Suedi:
Heu, mirësevini plagët e mia,
Nuk jam i vetmuar Se plagë po ka sot, Edhe Shqipëria.
vetëm kur NËNLOKJA shërohet,
Shpirti im qetësohet . . .
Në një poezi tjetër, e shkruar në Suedi me 7 Mars 2009 me titull “Vite Fenikse”, ku me sa kuptohet, poeti aludon për kohën nga fundi i viteve ‘70 –të dhe fillimi i viteve ’80-të të shekullit të kaluar, ku lëvizja revolucionare studentore dhe e mbarë rinisë arritën pikën më të lartë të tyre. Këto ishin vite që poeti ju kishte kushtuar tërë forcat dhe energjitë e moshës së bukur, atëherë kur poeti duhet të ketë qenë në përfundim të studimeve të larta. Këtë kohë ai e kujton me mall të pakufi, por edhe me dashuri pas tridhjetë vitesh të kaluara. Këto vite i kujton me një poezi, edhe me besim, e në fund edhe me betim në kërkim të idealeve. Ja poezia:
Tridhjetë vjet, ideale në kërkim,
Tridhjetë vjet, qëndresë e shpresë,
Tridhjetë vjet, shqetësime pambarim, Tridhjetë vjet për një betim, Për Ty, moj Nënë Shqipëri.
Duke lexuar këtë poezi të mbushur plot mall, shpresë e besim për të ardhmen e kombit tonë për të qenë të lirë, të përparuar e bashkuar, se si mu kujtua një poezi e një vjershëtori tjetër dhe ky shqiptar, edhe ky me banim jashtë vendit, por shumë i ndryshëm nga Fadil Shyti, në vitet e robërisë, para shpalljes së Pavarësisë më 1912. Ai shkruante ndër të tjera edhe këto vargje:
I dashur mëmëdhé,
Të dua edhe kështu si je,
Por kur të jesh i lirë,
Do të dua edhe më mirë . . .
Për etikë, nuk po ia shënoj emrin këtij poeti, por një mendim do të shpreh për të, dhe një krahasim do ta bëj me poezitë e Shytit. Poeti i parë që shkruante kështu në vitet e errëta të robërisë shqiptare dhe të një prapambetje ekstreme në zhvillim, ky far poeti, na thotë se atdheun e do edhe kështu të robëruar, por kur ai, pra atdheu, të jetë i lirë, do ta donte edhe më mirë. Nisur nga këto vargje, nisur edhe nga fakti se ç’kërkonte atdheu i tij, që ai e kishte braktisur për të jetuar më në luks, më ngjason më tepër me një hipokrit lajkatar, se sa më një poet me gjak, shpirt dhe preokupim atdhetar, që gjoja vargëzonte me shqetësime për vendin. Në rrethanat ku ndodhej Shqipëria, Atdheu dhe mbarë kombi kërkonte nga bijt e bijat e veta një aksion konkret, kërkonte të dinte se ç’ishin të gatshëm të bënin, a të bënte ky pseudopoet për vendin e tij, për të formuar, rizgjuar dhe ndezur energjitë e popullit drejt realizimit të idealeve dhe misionit të shenjtë: atë të çlirimit nga robëria. Në fund të fundit, më qartë e para së gjithash, kjo ishte detyra më kryesore, madje dhe e shenjtë e poetëve, shkrimtarëve, intelektualëve dhe njerëzve të ditur të atdheut.
E kundërta, si nata me ditën, poeti tjetër po shqiptar, po në emigracion, Fadil Shyti, duke ju drejtuar Nënës Shqipëri shkruante:
Nuk dua të plakem, Pa të rinuar Ty!
Nuk dua të pasurohem, Pa të begatuar Ty! Nuk dua të sëmurem, Pa të shëruar Ty!
Nuk dua të vdes, Pa të ribashkuar Ty!
Moj, Nënë . . .
E shtrenjta Shqipëri! – ( nga poezia “Betohem”)
Ndërsa poeti i parë e do atdheun e lirë për ta dashur më mirë, Fadil Shyti, nuk do të plaket, të pasurohet, nuk do të sëmuret e të vdesë pa e pa atdheun e lirë, të begatuar e të bashkuar. Por duhet të mos harrojmë se vargjet e Fadil Shytit dalin nga një shpirt revolucionari të ngjarjeve të vitit 1981, ku lëvizja për lirinë e Kosovës arriti pikën më të lartë deri atëherë, të pas luftës së Dytë Botërore.
Pothuajse tërë poezitë e Fadil Shytit, në vëllimin që ai e ka titulluar “Revoltë”, në brendinë e tyre, shqetësimet e atdheut kanë. Edhe në poezitë që kanë si motiv qëndresën, edhe ato që kanë si motiv bashkimin, edhe kur shkruan për emigrimin e vështirë e të gjatë, edhe kur e shqetësojnë Shqipërinë antishqiptarët, në politikë e qeverisje në Kosovë, me veprime kundër sovranitetit dhe bashkimit kombëtar, poeti pothuajse kudo shprehet i revoltuar. Është kjo një revoltë shpirti të paepur atdhetari, në disa vite e dekada, me sakrifica e rreziqe jo të vogla për jetën.
Edhe në poezinë “Qëndresa”, që i referohet demonstratës së 2 gushtit 2009 të Lëvizjes “Vetëvendosjes”, në vetëm katër vargje shpreh dhimbjen e madhe për çfarë po ndodhte në Kosovë, simpatizon dhe veprimet e “Vetëvendosjes”, e njëkohësisht shpreh mllefin për heshtjen e disave dhe i akuzon ata si fashistë.
Poeti i thotë lexuesit të gjejë vetë se kush po rënkon. Po rënkon pjesa e madhe e popullit nga padrejtësia e sunduesve të ri. Prandaj po sulmon edhe populli për të shpëtuar nga robëria e re. Dhe populli po sulmon, sepse politikanë e qeveritar të Kosovës po heshtin me cinizëm për çka po ndodh në vend. E nga ana tjetër, si të huajt, si heshtologët e Kosovës, me synime të përbashkëta, i akuzon si fashistë kundër popullit të vet. Është interesant, shumë i thjeshtë e i qartë qëndrimi i tij ndaj këtyre çështjeve. E, si me çudi, mund të pyesë ndokush: Ç’ka poeti Fadil Shyti që shkruan kaq i revoltuar? Këtë pyetje e shpjegon vetë poeti:
Rebelohem, me kushtrim,
Rebelohem, për çlirim,
Rebelohem, për punë,
. . . .
Rebelohem dhe për dashuri Nëse duam të ketë ardhmëri . . . na thotë poeti në poezi. Kërkesa të thjeshta, të qarta, të mundshme. Por me kushtin e parë, Liria, të kemi punë, të jetojmë në harmoni me njëri-tjetrin, në vendin tonë, se vetëm kështu mund të sigurohet e ardhmja e popullit dhe e vendit.
Ka një gjë interesante se në jo pak poezi, poeti Fadil Shyti, ju kthehet herë pas here armiqve tradhtarë nga gjiri i vetë shqiptarëve; herë në mënyrë të përgjithshme dhe herë tjetër në mënyrë të drejtpërdrejte; herë si heronj të rremë e të vetëshpallur, apo të rekomanduar si të tillë nga ata që ju kanë shërbyer; herë duke i krahasuar edhe me heronjtë e vërtetë. Në këtë vëllim poetik ka dhe një poezi të titulluar “Ata”!?!, që pas këtij titulli poeti ka vënë dy pikëçuditëse dhe një pikëpyetje. Kjo me sa duket për të shprehur habinë e lexuesit dhe për t’i ngacmuar kujtesën atij se kush janë ata që janë bashkuar në një poezi por që nuk kanë pasur asgjë të përbashkët përveç faktit: për njërin fat e për tjetrin fatkeqësi që ishin shqiptarë. Që të dy tani janë të vdekur, njëri pasi e shkroi faqen më të ndritur e të lavdishme të historisë së kombit tonë, e tjetri pasi e çoi deri në fund faqen e zezë të tradhtisë kombëtare. Dhe si për çudi të vetë shqiptarëve, që të dy u varrosën me nderime. Njëri me lule e lot nga shpirti i atdhetarëve e nga atdhetarët, e tjetri me shkurre pishe e dafina hipokrizie nga të huajt dhe ata shqiptar që ishin të paditur ose të ndyrë si ata. Kështu dhe lavdia dhe hipokrizia u bashkuan në këtë rast; edhe atdhetaria e njërit e tradhtia e tjetrit, edhe pse nuk bashkëjetojnë kurrë njëra me tjetrën. Ata ishin njëri Hero i vërtetë i vlerave atdhetare të kombit shqiptar, e tjetri një hero i rremë por që mbeti një tradhtar banal i vetëdemaskuar. Ja diçka nga poezia:
Ishin dy e mbeti një, Të dy i përkisnin historisë, Njeri turpit, tjetri lavdisë!
Njëri ushtonte maleve, me automat,
E, vriste çetnikë e tradhtarë në shtrëngatë, Tjetri, kafeneve i zhytur hareve. . . Pinte raki dhe makiadë!
Të dy i përkisnin historisë, Njëri turpit, Tjetri Lavdisë!
Njëri kishte shallë, Krekosej dhe përgjërohej . . . Për Parisin kishte mallë!
Tjetrit i hijeshonte Plisi, Që ia fali trualli,
E me besim ia dha fisi ! Të dy i përkasin historisë,
njëri turpit, Tjetri Lavdisë!
(nga poezia “Ata”, shkruar në Suedi më 5 mars 2010)
Kështu shprehet poeti qartë e ashpër, por ama realisht, ashtu siç e meritojnë Ata. Atyre vetëm emrat ju mungojnë në poezi. Po ata dihen. Janë Heroi i lavdishëm i kombit shqiptar Adem Jashari dhe tradhtari Ibrahim Rugova.
Kur po lexoja dhe hidhja në letër këto shënime e për këtë poezi kushtuar një heroi e një tradhtari, mu kujtua dhe një poemë e poetit tjetër atdhetar Hysni Milloshi me titull “Legjenda e Kuqe”, kushtuar një ushtaraku të UÇK-së, e shkruar pak ditë para se autori të ndërronte jetë. Edhe Hysniu, si Fadili, në poemë ka një paragraf kushtuar këtij tradhtari, një stigmatizim poetik i bukur dhe real, plotësisht i merituar. Ja strofa e poemës së Hysni Milloshit:
Rroftë rezistenca,
Kryengritja rroftë, Poshtë pacifistët,
Pacifistët poshtë! Sabotatorë të turpit Turpi ju mbuloftë! Poshtë pacifistët,
Pacifistët poshtë!
Ca po derdhin gjak,
Ca shampanjë pinë,
Një sulltan i zi,
Endet në Prishtinë, Ç’emër ka mjerani
Veç serbët e dinë . . .
As poeti Hysni Milloshi nuk ia vë emrin, por të gjithë e dinë se ai është Ibrahim Rugova. Por, edhe pse me gjuhën e butë në dukje, poeti Fadil Shyti, sa vjen dhe e forcon fjalën akuzë në një poezi tjetër. Në poezinë me titull “Tradhtarëve”, shkruar në Suedi në gushtin e vitit 2009, ka edhe këto vargje:
Atyre, u bien dhëmbët e lëkura u rrudhet,
Por, kurrë s’u bien turpet e krimet,
Për këtë të vërtetë, se nuk u bien e as nuk u harrohen kurrë turpet e krimet, vijon:
Ndaj akuzat për tradhti, ata faqezi . . .
Do t’i kenë edhe përtej varrit. përfundon poeti me revoltë të thellë në shpirt. Ai ka plotë-
sisht të drejtë kur i krahason këta tradhtarë si hiena që s’kanë të ngopur me lot e gjak shqiptarësh.
Duke lexuar me vëmendje poezitë e poetit Fadil Shyti, ku pothuajse secila ka në brendi preokupimin atdhetar, veçanërisht të bëjnë përshtypje ato për besëprerët, tradhtarët e të tjera kësisoj. Këtë qëndrim, qëndrimin e rreptë ndaj tërë tradhtarëve e ndaj çdo tradhtie në dëm të interesave kombëtare, e gjejmë tek poetë, shkrimtarë, politikanë dhe prijës popullorë e atdhetar, gjatë tërë rrugës sonë të gjatë, të mundimshme, të vaditur me lot e gjak, të shkaktuara edhe nga tradhtia e vetë shqiptarëve. Duke e njohur mirë këtë fakt tragjik në gjirin tonë, më është krijuar përshtypja se arritjet më të mëdha të armiqve tanë kundër nesh i kanë arritur nëpërmjet tradhtisë e tradhtarëve në gjirin tonë. Kjo histori tragjike e jona me të drejtë është bërë temë e krijimtarisë poetike, publicistike, politike e poetëve dhe personaliteteve të tjerë atdhetarë. Nga ana tjetër, jam plotësisht i bindur se dy shanset më të favorshme që pati kombi ynë; ai i Luftës së Dytë Botërore në korrikun e vitit 1945 dhe ky i tanishmi në ndërrim të shekujve, për ta bërë realitet ëndrrën tonë shekullore, atë të çlirimit dhe bashkimit kombëtar, janë humbur më tepër nga vetë shqiptarët, duke u vënë në shërbim të qarqeve të huaja, që këto kohët e fundit, pra të huajt, të arrijnë dominimin mbi ne, duke na përdorur, duke na sunduar, duke na shfrytëzuar për interesat e veta; por tashmë me formula të reja për integrim. Nuk besoj se ka ndonjë vend tjetër në botë, si tek ne shqiptarët, ku të huajt i kanë gjetur më lehtë e blerë më lirë shërbëtorët e vet, se sa tek ne shqiptarët
Ka një kohë të gjatë që shqiptarët e shitur jepen shumë shpejt. Mjafton një dorë parash, një kolltuk për të shfrytëzuar bashkëkombësit e vet, një luks jetese dhe shqiptari i mjerë e harron historinë, vlerat e saj, atdheun, kombin, gjakun e sakrificat e paraardhësve dhe bashkëkohësve; e mjerani shitet tek të huajt si një lavire e ndyrë që shet trupin tek cilido që paguan më shumë para. Kjo që shpreha më lart është tepër e rëndë, por fatkeqësisht e vërtetë. “Mjerisht pati nga ata që ishin kundër krijimit të shtetit shqiptar”, – shkruan Luigj Gurakuqi në kujtimet e veta për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Tradhtarët nga gjiri i vetë shqiptarëve nuk i munguan as Ismail Qemalit më 1912; i pati me bollëk dhe qeveria e Durrësit dy vjet pas asaj të Vlorës. Të tillë pati dhe Kongresi i Lushnjës, e më pas do të arrinte kulmin e tradhtisë dhjetori i vitit 1924, që u pasua me tradhtinë më të madhe, ajo e vitit 1939. Ju shfaqën të bollshëm edhe Enver Hoxhës gjatë e pas Luftës ANÇ. Por edhe më vonë i patëm të bollshëm edhe në Shqipëri dhe në Kosovë. Pas vitit 1985 tërë djajtë dolën nga shishet dhe ju vërsulën gjithçkaje. Mjafton tu referohemi shtypit dhe botimeve të tjera, qëndrimeve dhe sjelljeve të politikanëve, vendimeve dhe veprimeve të qeverive ne Kosovë e në Shqipëri pas vitit 1985 e këtej, ku harbutëria e braktisjes së interesave kombëtare ka qenë më e madhe, më e hapur, më e rrezikshme, me personazhe të përfshirë në të, më e madhe se kurrë ndonjëherë. Aq të rënda e të rrezikshme kanë qenë veprimet antikombëtare sa disa herë në 25 vitet e fundit është vënë në pikëpyetje ekzistenca e Kosovës dhe e Shqipërisë, me copëtime, ose kalimin në vartësi të të huajve. Aq e vështirë dhe e rrezikshme ka qenë mbrojtja e atyre vlerave që patën arritur sa: shumë shkrimtarë, poetë, intelektualë etj., u tërhoqën nga mbrojtja e vlerave dhe interesave kombëtare.
Në këtë rrugë, pati nga ata që u trembën dhe u shitën duke u kthyer në megafon të ndryshimeve, edhe pse jo pak prej tyre ishin të dëmshëm për Kosovën, Shqipërinë e mbarë kombin. Midis atyre që nuk iu dridh syri as lapsi ishte poeti revolucionar e atdhetar Hysni Milloshi në Shqipëri e Fadil Shyti në Kosovë. Nga këto ngjarje e ndryshime që nuk ishin në favor të interesave tona kombëtare , duhet kërkuar revolta në krijimtarinë poetike të Fadil Shytit; çka tregon se përveçse një intelektual e një poet, është mbi të gjitha dhe një atdhetar konsekuentë deri në vdekje. Po të mos ishte kështu nuk do të shkruante:
As e dëgjuat, as e dëgjoni rënkimin e Nënës,
As e përjetuat, as e përjetoni, gjakun e rinisë, Ju, jeni hiena, o servilë, i shërbyet përherë tradhtisë Ju, s’ia doni lulëzimin, lirinë, as përparimin Shqipërisë!
(Nga poezia “Revoltë”)
Në vëllimin e tij poetik, Fadil Shyti na ka dhënë dy poezi, njëra me titull “Ndarje tragjike”, shkruar në vitin 2007, që i referohet ngjarjeve tragjike të vitit 1878 dhe tjetra me titull “Flakadanëve” e shkruar në vitin 2009, e cila edhe kjo i referohet po qëndresës së shqiptarëve në dekada. Në të dy rastet, si shkak poeti ka parasysh Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe disa ngjarje tragjike që ka përjetuar kombi shqiptar edhe pas copëtimit që na bënë fuqitë e mëdha, ku siç thotë poeti: “Rrufetë s’kishin të ndalur” mbi kombin shqiptar. Historia jonë jep fakte tronditëse. Por më parë të shohim shkurtazi poezinë:
Tokën shqiptare e lagën me gjak e lot,
Jetuan dhe vdiqën krenarë, Forca u dhanë breznive ndër shekuj, Me moral të fortë, ata Plisbardhë!
Ah! Ai gjak dhe ata lot,
Nuk u tretën kurrë në harresë . . .
Duke lexuar me vëmendje këto poezi për një ngjarje aq historike dhe me vlera të mëdha, të cilat janë pasuar me aq pasoja të rënda për kombin tonë, ndjeva dhimbje deri në shpirt. Kështu më ndodh kur lexoj e kujtoj ngjarje tragjike të historisë sonë, veçanërisht për ato që kanë ardhur për gabimet e fajet e vet shqiptarëve. Kjo për faktin se jo pak dhimbje kemi pasur në atë hark kohor prej 135 vitesh nga vetë shqiptarët, krahas atyre të fuqive të mëdha. Për këtë shkak poezitë e mësipërme të Fadil Shytit më duken se shprehin një realitet të dhimbshëm, të gjatë e të rëndë, e nga ana tjetër më duken edhe si thirrje kujtese për tërë bashkëkombësit, e veçanërisht për politikanët e qeveritarët në Kosovë e Shqipëri. Poeti na kujton se “Toka shqiptare e lagur me gjak e lot” dhe se “jetuam dhe vdiqëm krenar”. Po përse na kujton poeti lotët e gjakun dhe vdekjen krenare? Ndër të tjera, mendoj unë, poeti na i kujton se gjakun e lotët, vuajtjet e sakrificat e disa brezave të 135 viteve rresht, që nga viti 1878, nuk po kihen parasysh, nuk po vlerësohen, nuk po u referohen politikanët e qeveritarët shqiptarë. Mendoj se poeti na i kujton këto, jo thjeshtë si ngjarje historike, të cilat nuk po respektohen, por në brendinë e poezive, ata akuzohen se po shkelin dhunshëm mbi to.
Ky shpjegim argumentohet lehtësisht me pjesën më të madhe të krijimtarisë poetike të Fadil Shytit në vëllimin “Revoltë”. Tërë poezitë e këtij vëllimi u shkruan mbi bazën e një fakti, problem a ngjarje konkrete të ndodhura në Kosovë e në mbarë Shqipërinë e pas Luftës UÇK-së, për të cilat poeti atdhetar ka këndvështrime të tjera nga ata të cilëve poeti u drejtohet:
Ishit krenaria, tani jeni turpi, Ishit lavdia, tani jeni pendimi,
. . . . . .
Ju, që dje ishit viganë me armë në dorë, Sot, po përuleni si qyqet, tek të huajt mizorë!
Ju që harruat betimin e lirisë,
Ju, që mohuat Ribashkimin e Shqipërisë . . .
(Nga poezia “Akuzë renegatëve”)
Në këta gjashtë vargje, që poeti i ka shkruar në vitin 2009, shprehet mospajtimi, indinjata dhe dhimbja e tij, por edhe shpërthen deri në akuzë ndaj politikanëve dhe qeveritarëve të Kosovës, që për çështjen e lirisë, sovranitetit dhe bashkimit kombëtar, po pranojnë diktatin e të huajve, ndryshe mund të thuhet, po pranojnë përsëri sundimin e të huajve. Por tashmë të pranuar nga vetë shqiptarët. Jo si më 1878 kur shqiptarët jo vetëm nuk u nënshtruan, por kundërshtuan me të gjitha mundësitë e format gjer edhe me luftë.
Për të argumentuar akoma më bindshëm revoltën e këtij poeti atdhetar, po kujtoj në këtë rast edhe një ngjarje tepër tronditëse që ka ndodhur pikërisht në Prizren fill pas Luftës së Dytë Botërore dhe po nga vetë shqiptarët, bashkëpunëtorë të serbëve, nga ku kombi shqiptar humbi shansin e parë deri atëherë, atë të bashkimin kombëtar. Shtypja e serbëve ndaj shqiptarëve në Kosovë për rreth një shekull ishte nga më të dhunshmet e çdo kohe. Veçanërisht kjo gjatë viteve ’60 e ato të viteve ’80. Faza tjetër deri në përfundim të Luftës së UÇKsë në fund të shekullit të kaluar, shtypja dhe masakrat serbe ishin të shkallës më barbare të nazifashizmit, të papame e të padëgjuara ndonjëherë. Megjithëse e tillë ishte shtypja, deri në shfarosje, gjatë tërë kësaj kohe nga më të zezat për popullin e Kosovës, serbët nuk e patën të vështirë të gjenin nga radhët e shqiptarëve bashkëpunëtorë të zellshëm në këto shtypje e masakra çnjerëzore, që në jo pak raste, shqiptarët tradhtarë ishin më të zi se serbët. Ja se si dhe çka ndodhur:
Më 8 Korrik 1945 mblidhet Kuvendi famëkeq i Prizrenit me pjesëmarrjen e 50 delegatëve, ku 35 ishin shqiptarë dhe 15 serbë. Kuvendi për disa ditë shqyrtoi 11 çështje që kishin të bënin me hedhjen e bazave ligjore rreth funksionimit të Kosovës. Midis tyre ishte pika 6-të “Projekt-rezolutë për aneksimin e KosovëMetohisë Serbisë Federale”. Tre tradhtarët më të mëdhenj të këtij kuvendi dhe të Kosovës, Fadil Hoxha, Xhavit Nimani dhe Ali Shukria, mbanin përkatësisht numrat 26, 30 dhe 34 në listën e delegatëve të Kuvendit. (Ibrahim Kadriu, Ramiz Cerrnica – simbol i bashkimit kombëtar, Prishtinë 2011, faqe 121. Këto dokumente gjenden edhe në arkivat e Beogradit). Këta tre tradhtarë jo vetëm që e përkrahën dhe e votuan rezolutën serbe, por bënë dhe presion mbi delegatët e tjerë shqiptar që e kundërshtonin bashkimin e Kosovës me Serbinë. Tradhtari Ali Shukria arriti gjer aty sa ta quante delegatin shqiptar Ramiz Cerrnica tradhtar, kur ky i fundit deklaroj në mënyrë proverbiale: “Me Serbinë Jo! me Shqipërinë Po!”
Shikoni çka ndodhur: Tradhtari akuzon atdhetarin për tradhtar! Nga pesë delegatët shqiptarë që kundërshtuan bashkimin e Kosovës me Serbinë, katër prej tyre u dënuan me vdekje. Ndërsa Ramiz Cernica u dënua me burgim të rëndë. Po nga kush u dënuan këta atdhetarë? Mjerisht jo nga serbët, por nga shqiptarët. Përkatësisht nga Ali Shukria dhe Fadil Hoxha, që ishin prokuror dhe kryetar gjykate.
Është tepër e çuditshme, e rëndë, e dëmshme, e dënueshme dhe e turpshme që këta tre luftëtarë, gjoja antifashistë e të bashkimit kombëtar, se si u konvertuan kaq papritur në tradhtarë. Kujtojmë këtu se 31 delegatët e tjerë shqiptarë që ishin në atë kuvend e votuan rezolutën serbe për aneksimin e Kosovës nga Serbia. Çështja e këtyre tradhtarëve nuk është rastësi. Që të tre ishin miq të Dushan Mugoshës, i njohur si delegat i Titos në Shqipëri gjatë Luftës dhe një nga armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve. Nga arkivat kanë dalë fakte të tjera se Fadil Hoxha, Xhavit Nimani dhe Ali Shukria, pak ditë para këtij kuvendi famëkeq, në Qershorin e vitit 1945 ishin takuar në Beograd me J.B.Titon dhe E.Kardelin, ku në këmbim të pasurisë, luksit jetesës, privilegjeve dhe karrierës, ishin vënë në shërbim të serbëve, duke i shitur e poshtëruar lumenjtë e gjakut, malet me të vdekur, disa qindmijësha të dëbuar nga atdheu i tyre. Karriera e tyre gjer në kryesinë e Jugosllavisë përkrah Titos është shpërblimi më i dukshëm e i besueshëm për këtë që themi.
Për këtë çështje. nga më të rëndat e kombit shqiptar të pas Luftës së Dytë Botërore, atë të aneksimit të Kosovës Jugosllavisë, në korrikun e vitit 1945 nga disa kosovarë injorantë, gazetarë rrugaçë, politikanë sharlatanë, qeveritarë tradhtarë, por edhe kalemxhinj të shitur nga Kosova e Shqipëria pas vitit 1990, kanë akuzuar Enver Hoxhën pas vdekjes, se gjoja paska shitur Kosovën. Unë ju them të gjithëve: Jo, kurrën e kurrës Enver
Hoxha, PKSH e pas saj PPSH-ja, as qeveria shqiptare e viteve 1945-1990, aq më pak populli shqiptar, nuk e bënë kurrë krim të turpshëm. Këtë krim kombëtar e bënë vetë disa kosovarë. Njëri nga delegatët e Kuvendit famëkeq të Prizrenit e braktisi atë që ditën e parë dhe erdhi në Shqipëri. Ai e informoi Enver Hoxhën se ç’po gatuhej atje nga Xhavit Nimani, Fadil Hoxha e Ali Shukria në bashkëpunim me serbët. Enver Hoxha i dërgoi një letër urgjent Xhavit Nimanit ku midis të tjerave i shkruante: “Ç’është kjo çoroditje që bëni atje? . . . Delegatët . . . vendimet e Bujanit duhet t’i kenë domosdo parasysh . . .” ( Shaban Braha: “Rifat L. Berisha – figurë e shquar kombëtare”, Tiranë 1998, faqe 202. Këto dokumente gjenden edhe në Prishtinë).
Që nga ky moment, por edhe më parë dhe vazhdimisht, serbët pa fare vështirësi gjetën përkrahësit e tyre nga radhët e kosovarëve për të shtypur e shfrytëzuar, vrarë e zhdukur deri në plane për çfarosje totale të popullit të Kosovës. Kjo filloi me këtë kuvend tradhtarësh dhe vijoi me të tjerë, siç ishte njëri ndër tradhtarët më të mëdhenj, ish Ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë së pushtuar, krimineli që organizoi vrasjen e qytetarëve të pafajshëm shqiptar, të njohur si “Dëshmorët e 4 Shkurtit” më 1944, dajën e Ibrahim Rugovës, kolaboracionisti Xhafer Deva. (Për dijeni të lexuesit: Në vitin 2012, tradhtarët e Shqipërisë në Tiranë ja hoqën emrin e “4 Shkurtit” rrugës dhe ia vendosën “Rruga Ibrahim Rugova”, vetëm se këtë masakër e kishte bërë daja i Rugovës, Xhafer Deva, duke poshtëruar kështu dëshmorët e atdheut e vlerësuar tradhtarët. Në këtë rast mori pjesë si vëzhgues i tradhtarëve në fjalë, edhe djali i Rugovës, i cili mbante një emër që më ngjasonte me një kafshë të egër, ndaj më vjen neveri t’ia fus këtu emrin). Më pas vijon me tradhtarin tjetër, i vetëshpallur si përfaqësues i shqiptarëve të Kosovës pranë qeverisë së Jugosllavisë gjatë luftës, Ali Drange, për të vazhduar më tej me Sinan Hasanin, Rrahman Morinën, Azem Vllasin e deri tek Ibrahim Rugova dhe rugovistët e tjerë pa Rugovën e të pasluftës së UÇK-së
Jo më kot është shprehur poeti Fadil Shyti: Ju, që dje ishit vigan me armë në dorë
Sot, po përuleni si qyqet, tek të huajt mizorë!
Për të gjitha këto arsye, mendoj unë, janë të arsyeshme, të vërteta, në kohën e duhur dhe gjithmonë aktuale poezitë e Fadil Shytit, që i dalin nga shpirti i revoltuar e i madh atdhetar. E nga ana tjetër, politika dhe veprimtaria e Lëvizjes Vetëvendosjes, tashmë parti parlamentare në Kosovë, e vetmja forcë politike me vlera atdhetare. Faktet tronditëse të mësipërme, atë të bashkëpunimit të shqiptarëve tradhtar me armiqtë e popullit të tij, duhej t’i ketë ditur që me kohë poeti. Për këtë bindemi kur studiojmë me vëmendje krijimtarinë e tij. Po të jetë ndryshe, ai, nuk do të shkruante kështu që në krijimet e para. Qysh në vitin 1881, poeti, i trishtuar dhe i tmerruar nga ky realitet, nga ky zinxhir tradhtarësh e tradhtish shprehej:
Nuk gjej prehje në jetë
Pa fituar drejtësia,
Pa u thyer e vrarë tradhtia!
Kuptohet, poezi të tilla shkruhen në kushtet e jetës dhe të shpirtit shumë të trazuar të poetit për fatet e Kosovës e të mbarë kombit shqiptar. Poeti kishte e ka plotësisht të drejtë, që krijimtaria e tij ka këtë natyrë të shkruajturi, të drejtpërdrejtë. Me këtë gjuhë të shkruajturi, duke i thënë në vargje shqetësimet e shpirtit për problemet e jetës në Kosovë dhe shkaktarët e shkaqet që na pengonin, na kthenin pas në synimet që aspironin atdhetarët, poeti Fadil Shyti më ngjan shumë me poetin Aleksandër Stavre Drenova; një përfaqësues i shquar i letërsisë përparimtare për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit e kohës.
Mëkatet shpinës, shpirti që i përmbani,
As posht’ në Ferr s’ka që t’i nxërë; Me ujt’ e detit dot nuk i ç’përlani; Mallkimi do t’iu ndjekë gjat’ e gjërë!
Prej gurit zemrën ju sikur e keni,
Që aspak s’e ndjeni qarjen e rënkimin Ju ligësit’ e fajet s’mund t’i mshefni Çdo e keqe këtu posht’ e ka celebrimin!
Mjaft, mjaft! Se u mbush kupa e hidhërimit, Gjarpërinj pushoni! Helmin tej e ç’porrni, Mos dalim tej kufirit të durimit:
Që më në fund se ç’mbuallt ju do të korrni! shkruante Asdreni në poezinë me titull “Krerëve Tradh-
torë”, një shekull më parë, për të njëjtat rrethana politike të rrezikut të robërisë dhe udhëkryqit të kombit tonë.
Ashtu si Asdreni që konsideronte detyrë kryesore shpërgjumjen e shqiptarëve, pajisjen e tyre me vetëdije kombëtare, duke u thënë atyre me fjalë poetike se kush ishin ata që bashkëpunojnë me sunduesit tanë, ashtu dhe Fadil Shyti, si veprimtar politik aktiv dhe poet revolucionar, me revoltë deri në mos-durim, ju drejtohet tradhtarëve por edhe popullit për t’i ndëshkuar ata:
Deri sot, – e sot,
Tradhtitë e vjetra, Tradhtitë e reja! Po na bien mbi koka, Porsi – rrufeja!
Kështu, poezia e tij kudo e kurdoherë është kushtrim dhe thirrje për të mos ju zënë besë armiqve, as bashkëpunëtorëve të armiqve, me gjithë maskën e bashkëpunimit e të integrimit, i cili është një variant i ri i robërisë së vjetër, ose i vazhdimit të robërisë së vjetër me emër të ri. Sepse integrimi dhe globalizmi i Shqipërisë e mbarë kombit, me këto forma që na imponohen nga të huajt, është shkatërrimtar dhe nuk ndryshon aspak, në mos më keq me atë të “Bashkim Vëllazërimit” të Jugosllavisë së dështuar.
Duke u kthyer pas në vite, dekada e shekuj, në kërkim të ngjashmërisë poetike, poeti Fadil Shyti, më ngjason shumë me natyrën poetike të poetëve revolucionarë e komunist shqiptar e të huaj. Për nga shpirti revolucionar, poezia e tij luftarake, kushtrim dhe njëherësh krenari kombëtare, më ngjan me Kolë Jakovën, Shefqet Musarajn, Dhimitër Shuteriqin, e pse jo edhe me autorin e Himnit luftarak “Vlora-Vlora”, Ali Asllani, edhe pse ky i fundit nuk ishte as komunist e as partizan. Ashtu si poetët partizanë Kolë Jakova e Shefqet Musaraj, kur ishim të pushtuar nga fashistët, edhe Fadil Shyti nën pushtimin serb shkruan për rizgjimin e vetëdijes dhe te vrullit revolucionar të popullit, pa harruar demaskimin e tradhtarëve, në luftë për të sjellë lirinë. Në këtë drejtim Fadili mund të krahasohet jo vetëm me poetët më të mirë luftarakë shqiptarë, por edhe me poetët e revolucionit e të luftës për lirinë e vendeve të tyre si në Francë, Rusi, Itali, Gjermani, Spanjë, Turqi, Hungari, Bullgari etj. Ja një ngjashmëri, ose krahasim: Rreth 160 vjet më parë poeti hungarez Shandër Petef (1823 – 1849), i cili dha jetën me penë e pushkë në dorë në moshën 26 vjeçare për lirinë e vendit të tij, në Transilvani, në poezinë e tij me titull “Kënga e kushtrimit” shkruante:
Në pranga qemë gjer tani,
Të parët tanë të lirë jetuan,
Si mund të rrimë të qetë nënë
Dhe kur tokën keq armiqtë na e shkatërruan?!
Edhe në poezinë tjetër kushtrim e thirrje me titull “Kombit”, Petefi shprehej:
Në këmbë atdhe! – se erdhi çasti i ndritur,
Ja zgjohesh sot, ja kurrë s’ke për tu zgjuar,
Mbi varrin, koha ka për të skalitur Në gurë mermeri emrin tënd të shquar!
Edhe poeti ynë Fadil Shyti, për të njëjtat rrethana të jetës në robërinë e huaj, në poezinë me titull “Revoltë”, shkruar në Suedi më 2010, i drejtohet popullit ashti si poeti Petef kombit, kështu:
Kjo tokë jona, e përgjakur, mund të mbetet pa ujë,
Ky qielli ynë, i përflakur, mund të mbetet pa vetëtima, Por, sheshet e malet tona krenare – shqiptare Përjetësisht, nuk do mbeten pa trima . . .
Poeti, na thotë në vargje se: Qielli ynë i përflakur mund të mbetet pa vetëtimë, por sheshet e malet tona krenare-shqiptare nuk do të mbeten përjetësisht pa trima. Kjo tregon se poeti ka një shqetësim. Dhe krejt qartë kuptohet shqetësimi i poetit, i cili, me gjuhë poetike na tregon se ky popull, ky truall i përgjakur ka një hall, ka një dramë, ka një tragjedi që po luhet mbi jetën e tij për vite e dekada, ka robërinë e gjatë e të dhunshme që po e vuan. Për këtë arsye poeti iu kujton trimave të vendit sheshet e malet, sokolat dhe grykëhollat e njëkohësisht edhe ju kërkon atyre bashkimin dhe organizimin, sepse pushtuesit e bashkëpunëtorët e tyre vendas, jo vetëm që nuk duan ta bëjnë të pandarë Shqipërinë, por edhe kaq sa ka mbetur, Kosova, duan ta copëtojnë përsëri. Për këtë arsye poeti iu drejtohet:
Veç mos harroni o bukëshkalë, e të përdalë,
Se, Nënëlokja jonë nuk është jetime,
Do marshojmë kurdoherë në sheshe dhe male, Kur Ajo, zemërplasur, do të klithë me kushtrime!
paralajmëron poeti bashkëpunëtorët me pushtuesit nga gjiri ynë, por edhe popullin liridashës të vendit të tij.
Shqetësimet e poetit Fadil Shyti, të shprehura në vëllimin poetik “Revoltë”, veçanërisht ato për të ardhmen e Kosovës, të lirisë, sovranitetit dhe bashkimit kombëtar, janë përjetuar realisht edhe në familjen time. Për këtë arsye, ndër të tjera, unë zgjodha dhe këtë natyrë të shkruajturi për këtë parathënie libri. Në kohën kur po përgatitej, diskutohej e kundërshtohej paketa e finlandezit dinak, të cilin poeti e quan “Paketë- Rakëtë”, djali im Shkëlzeni, pas një debati dhe komenti me të, për paketën sherrmbartëse, shkruajti poezinë me titull “Lufta e Shqipes me fatalen”, ku po citoj:
Në qiejt e lavdishëm të Shqipërisë,
atje ku liria, s’përtypet e mundur rreh krahët gjithë ngulçim t’agonisë
një shqipe e përgjakur dhe e përgjysmuar
Rreh krahët t’i shpëtojë fatales gjaksore dhe qiellin e përshkon me vrullin e tmerruar, por rrjetat ngrihen shpejt nga vdekësi njerëzore dhe rrjedh gjak trupi i saj nga plagë e harbuar.
. . . . . . . .
dhe njerëzit e pashpirt, me helm e jo me gjak t’sajën këngë të vdekjes i thurin qefinshëm.
(Sh.Logu: “Udhëve me stuhi”, poezi, Tiranë 2004)
Atëbotë, djali im ishte vetëm 17 vjeç, por dukej se ishte në një mendje me poetin që jeton në Suedi, ndonëse nuk e kishte takuar asnjëherë.
I solla dhe i kujtoj këta shembuj krahasues për të rikonfirmuar jo vetëm shqetësimin atdhetar të poetit komunist Fadil Shyti, por edhe për t’u kujtuar lexuesve se sa të shumta, të gjata në dekada e shekuj, sa të zjarrta e të përhapura, por edhe të pavdekshme kanë qenë shqetësimet tek poetët e shkrimtarët atdhetarë, pavarësisht se ku jetojnë. Nga ana tjetër, për t’u kujtuar se Lufta për Çlirimin e vetvetes është hapi i parë dhe shkalla më e lartë e emancipimit të një populli.
Nuk ka më të voglin dyshim se futja jo e pak shqiptarëve nga politika, qeverisja, ekonomia, apo kalemxhinj të shitur në rrugën e tradhtisë kombëtare, që synojnë deshqiptarizimin e historisë e të vlerave tona, sado kohë të kalojnë, sado lart të ngrihen, sado pushtet e pasuri të bëjnë, sado ta quajnë veten të pavdekshëm, të pushtetshëm e të përjetshëm në lavdi, ata, pra, tërë tradhtarët e kombit, të çdo kohe, brezat e ardhshëm të atdheut të shqiponjave, kanë për t’ju dhënë vetëm atë që meritojnë: vulën e tradhtisë e të turpit, fundin e ferrit të zi, mallkimin e përjetshëm të një kombi të tërë. Por le të kthehemi tek poeti.
Ashtu si poeti hungarez Petefi, poeti ynë Fadil Shyti, nuk erdhi në jetë si krijues, si nga një lindje e vështirë dhe e parakohshme për të shtuar britmën e kësaj bote të padrejtësisë deri në çmenduri. Ai erdhi në jetën shoqërore, politike dhe atë poetike si një zë kushtrimi e kryengritës i shqiptarëve, të sunduar e të shtypur nga serbet. I lindur dhe i rritur nën sundimin serb, Fadili nuk rrin soditës i atij realiteti trishtues, por zbret që në rini në arenën e jetës e të luftës së vështirë, fizikisht dhe me fjalën poetike. Ai nuk u pajtua kurrë me të keqen e madhe të robërisë. As nuk ra në kompromis me të, as me ata që e shkaktuan. As nuk u bë bashkëpunëtor i pushtuesit si shumë të tjerë atëherë, e as si të sotmit nga Kosova e Shqipëria. As nuk u ligështua e nuk u tërhoq nga rruga e synimeve të veta, edhe pse të gjata e të vështira për lirinë e Kosovës.
Nga ky formim dhe bindje të poetit duhen kërkuar e shikuar edhe temat e preferuara të krijimtarisë së tij. Atdheu, populli, liria, sovraniteti, bashkimi kombëtar janë temat e poetit tonë, të cilat i shpalos pa zbukurime fallco, por në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke goditur pa mëshirë të keqen në radhë të parë në gjirin tonë. Nga kjo arrijmë në përfundimin se formula e poetëve atdhetarë, e prijsave popullorë, e heronjve dhe dëshmorëve të lirisë është “Më mirë të vdekur për çështjen e atdheut e të kombit, se sa të gjallë për të jetuar sit ë vdekur”. Kjo formulë atdhetare ka qenë që në rini në gjakun e në shpirtin e poetit Fadil Shyti. Me angazhimet politiko-atdhetare dhe krijimtarinë poetike, poeti ynë, sipas mendimit tim, nuk është hiç më pak, ose më ngjason si dy gurë diamanti me formimin, guximin atdhetar dhe sakrificat për vendin e tij, më hungarezin Sh. Petefi, siç edhe folëm më lart. E nëse qenka thënë që të vdesim, atëherë vdekja le të urdhërojë, Se sa në llom’ e ndohtë që të mbesim, Një vdekje burrërore shpesh kërkoj!
. . . . . . .
Në do të shuhet jeta, le të shuhet, veçse të vdesim burrërisht, pa frikë, që përmbi varrin tonë të përkulet kushdo që armikun bëri copë e çikë!
Në poezinë e mësipërme të Petefit me titull “Kombit”, jo vetëm tregon gjendjen e robërisë së kombit të tij, por iu tregon edhe se ç’duhet bërë për të shpëtuar nga robëria. Ajo ç’ka e bën poezinë e tij të pavdekshme dhe aktin e rënies së tij heroike, është fakti i angazhimit të tij të drejtpërdrejtë me armë në dorë në llogoren e luftës si ushtar, dhe se jeta nuk i dhimbset aspak, sepse siç thotë populli ynë: “Kush vdes për atdhe, ai nuk ka vdekë por ka lé”.
Edhe poetin Fadil Shyti, qysh në rininë e tij e gjejmë në vijën e parë të barrikadave për lirinë e mohuar nga sundimtari serb. I burgosur më 1981 nga regjimi serb, poeti i ardhshëm, i saposhpërthyer si poet revolucionar, e dinte mirë se po rrezikonte shumë, edhe pse ishte një gur nga shkëmbi i t’pathyeshmit atdhe, i cili e shpreh në një poezi kështu:
Ky, gur madhështor,
Si një dëshmor
Mundet dhe të binte në betejë Dje, e pse jo edhe sot?
Nëqoftëse nisemi nga titulli i poezisë “Sublime”, prej ku cituam vargjet e mësipërme, atëherë ashtu si tek Sh. Petefi: E në se qenka thënë që të vdesim, atëherë vdekja lë të urdhërojë . . . ,
edhe tek Fadil Shyti kemi të njëjtin motiv: sakrificën deri me jetë, në emër të interesave të lirisë e të përparimit të kombit të tij. Madje sakrificat Fadili na i bën edhe me krenari dhe i vendosur, vendosmëri të cilën poeti e ka trashëguar nga historia e lavdishme e popullit. Më qartë, simbolin e sakrificave për atdheun e gjejmë në fjalët e fundit të jetës së kryekomandantit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Sulejman Vokshit, i cili ka thënë: “Sikur tri jetë të kisha, të tria do t’i shkrija për Lirinë e Atdheut”.
Pikërisht se kemi të tillë shembuj, poezia atdhetare shqiptare nuk është spontane, e rastësishme, por është vetëdije, përgjegjësi, krenari, jetë, pavdekësi, amanete. Krenaria kombëtare për fatin e rëndë të Kosovës, ngritja kundër sundimit të huaj, kërkesat e reja ideore dhe jetike, në poezitë e Fadil Shytit, janë vazhdim i vlerave të shtuara në rrugën e paraardhësve tanë. Por ajo që dua të veçoj në këtë rast, është guximi i këtij poeti atdhetar e revolucionar, që edhe në kushte të rënda terrori, del në fushën e mejdanit me penë dhe fizikisht, duke e bërë lirinë e Kosovës dhe Bashkimin kombëtar ndër qëllimet kryesore të jetës së tij. Dhe me gjithë luftën prej 33 vjetësh, nuk lodhet e as nuk tërhiqet, por vazhdon të gjejë forma e mjete të reja lufte, angazhimi e frymëzimi rinor, edhe kur është larg atdheut, për arritjen e aspiratave shpirtërore.
Një tjetër veçori e poetit Fadil Shyti është dhe fakti se krijimtaria e tij ka kudo motivin e mospajtimit dhe mospranimit me realitetet e egra të rendit kapitalist dhe të shoqërisë borgjeze, e cila përligj gjer në mënyrë tragjike gjendjen e rëndë ekonomike dhe atë të pasigurisë shoqërore me diskriminime në politikë, shoqëri, ekonomi e në atë klasore, për pjesën më të madhe të popullit të Kosovës e Shqipërisë. Kjo është një aksiomë e tërë poetëve komuniste revolucionarë, vlerë e cila nuk i mungon as poetit Fadil Shyti. Po t’i mungonte kjo vlerë, atëherë poezia atdhetare nuk do të qe e plotë, do t’i mungonte palca e palcës. Kjo sepse për asgjë gjatë shekujve nuk është shkruar e folur më shumë nga njerëzit e penës se sa për luftën, lirinë, të drejtën dhe drejtësinë. Dhe t’u kushtosh kohën, talentin, të gjithë moshën dhe tërë krijimtarinë këtyre katër temave që lidhen me fatin dhe të ardhmen më të mirë të kombit, në kushtet kur politikanët, qeveritarët dhe kalemxhinjtë janë shitur tek rendi borgjez i padrejtësisë, është sakrificë me rrezik për jetën dhe sakrificë për jetën me dinjitet; është dhe akt sublimi që mund të gjendet vetëm tek poetët komunistë e atdhetar si Hysni Milloshi e Fadil Shyti. Që këtej buron edhe poezia nga shpirti i tij i pastër:
As malet, as toka, as detet,
Nga kusaria, s’po iu mjaftojnë Shqipëria, po ricopëtohet nga tradhtia Përderisa, kështu, shqiptarët po iu durojnë!
Është e njëjta frymë e shqetësim atdhetar edhe tek Hysni Milloshi, ku 25 vjet më parë te Poema “Atdheu” shkruante:
Do pritej harta e Atdheut si të ish një copë pëlhurë
Me gërshërë fatale ujku që s’na ishin ndarë kurrë;
Pak për grekun, pak për serbin, pak për djallin kryedjall, Histori e këtij kombi do të tregohej si përrallë. . .
Edhe poeti Ali Asllani, qysh në vitin 1942 në poezinë me titull “Hakërrem”, shprehej ndër të tjera kështu: Që të zinit një kolltuk, aq u ulët, u përkulët, sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ulët!
As ju hahet, as ju pihet, vetëm titulli ju kihet,
Teksa fshati i varfër digjet . . .kryekurva nis e krihet!
Ka diçka shumë pozitive tek tre poetët që cituam më lart. Asnjëri prej tyre nuk ka asnjë iluzion për rendin e vendosur në emër të popullit, por pa dëshirën e tij, pa miratimin e tij, si në dhjetorin e vitit 1924, në prill 1939 dhe më 1991; dhe në Kosovë, së pari mbas copëtimit më 1913, në korrik 1945 e më pas luftës së UÇK-së. Për të tre poetët është kurdoherë bindja se babëzia për pushtet të pakufizuar dhe pasuri përrallore, ndarja me klasa dhe shtypja nga shtresa e lartë e asaj të ulët, është e vetmja filozofi e rendit kapitalist, ku tashmë e ka shprehur hapur, pa frikë e as pengesë natyrën e tij barbare mbi 90 përqind të popullit, të cilit i kanë lëshuar mbi kurriz tërë vuajtjet dhe mjerimet.
Për këto arsye, poetët e shkrimtarët revolucionarë dhe tërë njerëzit përparimtarë e kanë konsideruar luftën kundër këtij rendi bastardësh tradhtarë, si një akt njerëzor të domosdoshëm e të pashmangshëm për të hedhur poshtë tërë këto vuajtje e mjerime të panumërta. Nëse popujt, përfshi së pari kombin shqiptar, nuk ngrihen për të marrë në dorë fatin e të ardhmes së tyre e të atdheut, shfrytëzimi dhe skllavëria do të jetë e gjatë, e vështirë, e përgjakshme dhe fatale mbi jetën e tyre.
Me pak fjalë dhe në mënyrë të përmbledhur, udha e krijimtarisë së Fadil Shytit është njëkohësisht edhe udha e përpjekjeve të një shekulli dhe e disa brezave, përpjekje që janë bërë për çlirimin politik e shoqëror nga sundimi e shtypja serbe. Poezitë e këtij vëllimi, duke u shkruar në gjuhën e bukur të popullit, kanë zgjuar e do të zgjojnë në të ardhmen interesin e mbarë opinionit atdhetar shqiptar për të parë e reaguar ndaj veprimeve e vendimeve të politikanëve e qeveritarëve, kur ato janë të dyshimta e të dëmshme për interesat kombëtare, që edhe pse thuhet se Kosovë e Shqipëri jemi shtete sovrane, kjo është një e pavërtetë banale. Kjo që theksova më lart del qartë nga poezitë e Shytit, por edhe nga konsekuenca e tij për ta mbajtur të mprehur si shpatë majën e lapsit kundër së keqes dhe të këqijave që na pengojnë në rrugën e gjatë dhe të vonuar të lirisë, sovranitetit dhe bashkimit kombëtar.
Filozofët e kanë konsideruar poezinë si shkallën më të lartë të ligjërimit filozofik. Prandaj, dhe është quajtur edhe si mbretëreshë e fjalës së shkruar. Është quajtur kështu sepse poezia, si gjini e letërsisë artistike me të cilën mendimet, emocionet e ndjenjat shprehen në vargje, dhe se me këtë mendim filozofik të koncentruar, lexon pak e kupton shumë. Poezia revolucionare si e Fadil Shytit, motivon argumentin bindës, shpreh ide dhe synime, aspirata e mesazhe, por edhe shfaq revoltën e të shtypurve, vuajtjet e njerëzve të thjeshtë; flet, shkruan e himnizon triumfin e vlerave atdhetare, të së drejtës dhe lirisë. Pra poezia, krahas synimeve dhe vlerave të mësipërme, në pasqyrimin e realitetit të një kohe të caktuar, të ngjarjeve historike apo të një a disa personazheve simbole kombëtare, ka dhe vlerat e patjetërsueshme si dëshmi e historisë dhe si amanete për brezat e ardhshëm. Duke pasur parasysh tërë këto vlera, poezia, ky mendim i koncentruar, i dalë nga shpirti i poetëve, i ka shërbyer shoqërisë njerëzore për të kuptuar mirë realitetet e jetës, për t’u frymëzuar prej saj, për të gjetur forma e rrugë të reja në triumfin dhe përparimin e jetës së tij në nivele sa më të larta. Në realitetin e transformimit të shoqërisë njerëzore, edhe mendimi poetik, pra poezia, ka luajtur rolin e vet pozitiv në dobi të ecjes së shoqërisë përpara, për vlerat që ajo mbart dhe përcjell, jo vetëm për bashkëkohësit kur shkruhet poezia, por edhe për brezat e pasardhës.
Duke e parë dhe analizuar poezinë e Fadil Shytit edhe nga këndvështrimi i vlerave të mësipërme, arrihet lehtësisht në përfundimin se krijimtaria poetike e tij, kudo ka dhe elementin më jetësor dhe jetëgjatësinë e amanetit për brezat e ardhshëm. Pothuajse tërë poezitë e vëllimit “Revoltë” kanë në brendinë e tyre dhimbjen, shqetësimin, krenarinë kombëtare dhe amanetet. Në poezinë me titull “Dëshmorëve të kombit”, duke menduar se respekti, kujtimi dhe nderimi për ata që japin jetën për interesat e lirisë e sovranitetit të atdheut, duhet të mbeten të përjetshëm për tërë brezat, poeti shkruan:
Në çdo 5 Maj, kombi shqiptar,
Ju kujton me mall e krenari,
Ju, yjet e lirisë,
Që u flijuat për Shqipëri!
Ju, vini në zemrat tona,
Si lulet pranverore – liridone,
Thërrasin zërat tuaj, më zërin e bilbilave
Atdheun, mos e lini, dë duar të katilave!
Siç lexohet shumë qartë dhe me elegancë, vetëm në dy vargje, zërat e dëshmorëve që na vinë nga thellësitë e viteve dhe të tokës, poeti na i paraqet si zë bilbilash, e më pas po me këtë butësi na thotë:
Atdheun mos e lini, në duar të katilave!
Në këtë rast amaneti i poetit është i drejtpërdrejtë dhe nuk ka nevojë për komente.
Pothuajse tërë poetët atdhetarë, duke parë dhe analizuar realisht gjendjen e popullit dhe të atdheut, pra mundësinë për t’u realizuar ëndrrat e dëshiruara, idealet e veta atdhetare në harkun kohor të jetës së vet, gjejnë forma të bukura dhe interesante, që nëpërmjet poezive, të lënë për brezat e ardhshëm mesazhet dhe amanetet, të cilave, ata, pra poetët, iu përkushtuan me mish e me shpirt. Motivi që i shtyn poetët për të na lënë amanete në krijimtarinë e tyre është i njëjtë: shqetësimi për fatet e atdheut e të popullit, për luftën e sakrificat, për historinë e vlerat tona, për të ardhmen e përparimit të vendit. Format e shprehjes dhe zgjidhja e momentit se si e ku i lanë të shkruara dëshirat e tyre ndryshojnë nga njëri-tjetri nga koha që jetojnë, apo problemi që ata mendojnë. P.sh. poeti Fadil Shyti, duke njohur historinë tragjike të kombit tonë, me copëtime të shumta nga luftërat e gjata të shkaktuara nga sunduesit, pushtuesit dhe armiqtë e kombit tonë, por edhe me largime të imponuara nga kushtet e rënda ekonomike, si rrjedhojë e qeverisjes së pa përgjegjshme të vet shqiptarëve, në poezinë me titull “…Dhe kujtojmë”, poeti që e ka provuar vetë emigrimin, iu drejtohet bashkatdhetarëve me një thirrje, lutje, amanet a porosi:
Vëllezër e motra, Shqiptarë e shqiptare!
Mos i lakmoni viset e huaja
Por, qëndroni atje,
Ku jeni lindur e rritur,
Në trojet tuaja,
E, mos provoni,
“Gurin nga vendi të lëkundni . . . “!
Shkruan kështu poeti, sepse e din mirë se sa fatale është zbrazja e vendit nga largimi i njerëzve, që arbëreshët tanë, me të drejtë e quajnë si “Gjaku ynë i shprishur”, dhe se sa e vështirë është jeta jashtë vendit tënd. Për të konkretizuar këtë, poeti i thotë lexuesit dhe përvojën e tij:
Fat i hidhur nëpër botë,
Si bilbili po më ngarend,
Larg teje o Atdhe,
Herë – herë, po më çmend . . . !
Tragjikisht vetë shqiptarët po realizojnë atë që tërë jetën kanë ëndërruar dhe punuar armiqtë tanë, zbrazjen e trojeve tona nga ne shqiptarët. Në fund të fundit synimi i tyre ky ka qenë: të mbetet Shqipëria pa shqiptarë. Se sipas armiqve tanë “Shqiptar i mirë është vetëm shqiptari i vdekur”.
Pikërisht që të mos ndodhë kjo, që të mos realizohen kurrë ëndrrat gjakatare të armiqve tanë, edhe poeti atdhetar Hysni Milloshi, tek kryevepra “Atdheu” na ka ndërthurur një mesazh dhe amanet të jashtëzakonshëm, që nuk e hasim tek asnjë poet tjetër shqiptar, vetëm në legjenda:
Se në varrin nën dy gurë, ti më fole: S’mund të flesh,
Se vjen gjarpri me shtat’ kokë, e të hedh helmin në vesh, Se vjen korbi krramazi, lis më lis ngre folenë Se vjen mortja barkshtrigane, si një ré qefini vjen.
Gjëmëgjaktat kur të ranë, në tërbim të jataganit,
Ndjeva sokëllimakuqet brenda dheut e alarmit,
Ndjeva gjakun tim të shprazur, sipër dheut tim të shtrenjtë, Që me shkulme shponte tokën, e në qiej I skuqte retë.
Se më vinte thinjë e nënës e më thosh: A je i gjallë?
Se më vinte sy i motrës e më thosh: A je ushtar?
Se me vinte ky plis dheu e më thosh: Nga varri ngreu!
Se jam nëna, se jam motra, se jam baba, jam Atdheu. . .!
Unë nuk e di se ç’do të thonë të tjerët pas meje për këtë poemë, apo për tërë poezitë atdhetare e për çdo poet. Por një gjë e them me bindje se për aq kohë sa do të ekzistojë kombi ynë dhe historia tragjike e jona, vargjet e mësipërme janë e do të mbeten për jetë të jetëve aktuale, mesazhe dhe amanete për brezat e ardhshëm. E kundërta ka për të ndodhur vetëm nëse shuhet bota, apo kur të bëhen tërë djajtë engjuj. Fatkeqësisht, djajtë që përpiqen të kontrollojnë tërë elementët e jetës sonë veçse po shtohen.
Ashtu si poezitë e revoltës së shpirtit, poezitë kushtrim në rrethana revolucioni e lufte, edhe poezitë si amanete kanë dhe mbartin të njëjtat mesazhe lufte, qëndrese e lirie. Këto lloj poezish shkruhen në rrethana dramatike të historisë së vendit e kombit, kur kërkohet të realizohet edhe e pamundura në interes të shpëtimit të kombit. Për këto synime, poetët në krijimet e tyre mund t’i drejtohen dikujt, të rënëve, të gjallëve apo ngjarjeve historike. Por në fund të fundit, mesazhet që përcjellin ata janë për cilindo, janë për secilin nga ne, janë për tërë atdhetarët.
Në kërkim të ngjashmërisë, në krijimtarinë poetike si amanete të poetëve tanë, u ktheva pas mbi 70 vjet në kohë, në vitet e Luftës së Dytë Botërore. Edhe poeti rus Mihail Vasiljeviç Isakovski ishte një poet revolucionar. Mjaft poezi të tij janë kushtrim e thirrje për të mbrojtur e çliruar atdheun e sovjetëve. Në poezitë e tij thuhej pikërisht ajo që duhej, thuheshin shqetësimet për fatin e atdheut dhe se çfarë duhej bërë, ashtu si tek Milloshi e Shyti ynë. Duke i lexuar poezitë e poetit rus Isakovski edhe për këtë qëllim, të shkruara për luftën e gjatë e të lavdishme patriotike të popujve të B.S., më tërheq vëmendjen poezia me titull “Hakmarrësit”, ku ndër të tjera poeti shkruan”
. . . . . . . . . . .
Si të harrosh kur digjeshin kasollet,
Kur tundeshin kufomat në litar,
Kur kuspull mblidheshin në tokë foshnjet, Me bajoneta ngulur mu në bark?
Si të harrosh kur gjyshin plak, të verbër,
Me vrerin shtazarak që u dilte për sysh, E lidhën në dy tanke kriminelët Edhe të gjall’ siç ish e ndan’ më dysh?
Poezia e mësipërme tregon për krimet që kanë bërë nazistët gjermanë mbi popullin e pafajshëm rus. Por kur i rilexoja këtë poezi, e për krime kaq të llahtarshme në rusi, nuk ka se si të mos kujtosh krimet e kriminelëve serb mbi popullin e Kosovës gjatë një shekulli, për të cilat shkruan i revoltuar edhe poeti Fadil Shyti. Të përbindshme ishin krimet e tyre të kryera gjatë viteve 1998 – 1999. Serbët në këtë kohë arritën deri atje sa të përdhunonin gratë e vajzat në sytë e masës së madhe të banorëve që i kishin grumbulluar për t’i dëbuar. Dhe të mendosh se me këta kriminelë që kanë bërë të tilla krime, kishte jo pak kosovarë që bashkëpunonin, e që sot janë të lirë e madje edhe në parlamentin dhe institucionet e Kosovës! Pikërisht këto mendoj se ka pasur parasysh shqiptari i madh Rexhep Qosja, kur është shprehur se “Tragjedia tij (e popullit) megjithatë po harrohet. A me kësi shteti që i mbulon, i fsheh krimet dhe kriminelët duhet të jetojmë?”, – pyet me shqetësim akademiku.
Pikërisht se kanë ndodhur krime e poshtërime të tilla mbi popullin e pafajshëm shqiptar nga serbët, e në bashkëpunim me tradhtarët shqiptarë, poeti Fadil Shyti nuk gjen prehje pa e pa Kosovën e lirë, pa u vendosur drejtësia, pa e parë dritën e lirisë e të barazisë, pa u kthyer buzëqeshja e fëmijëve, e punëtorit, malësorit, e mbarë njerëzisë. Nuk gjej prehje në jetë, pa e parë atë dritë, që aq shumë e kemi pritë,. Nuk gjej prehje në jetë pa e parë një Fitore, për të cilën derdhëm djersë e gjak, i ri e plak në burgje dhe llogore!
Nuk gjej prehje në jetë, pa qeshë fytyra e malësorit, pa u flakur shfrytëzimi i punëtorit.
Nuk gjej prehje në jetë, pa njohje trimash të vërtetë, që Atdheut ia falën, të shtrenjtën jetë . . . !
Poezi të tilla nuk ka se si të mos mbeten thirrje, kushtrim, mesazhe dhe amanete për kohë të gjata dhe për secilin nga ne. Amanetet e drejtpërdrejta, me vlera të spikatura atdhetare si për jetën, lirinë, atdheun dhe kombin, kur nuk je i lirë t’i gëzosh këto të drejta që shprehen qartë e bukur në krijimtarinë poetike të Fadil Shytit, kanë në të njëjtën kohë edhe motive e ngarkesa emocionale me poetët e shkrimtarët e çdo vendi tjetër, kuptohet kur janë në të njëjtat rrethana të ngjashme, ose të përafërta. Të tilla vlera, emocione dhe amanete të drejtpërdrejta, ashtu si tek Shyti, gjejmë tek poezitë e revolucionarit rus Isakovski që kujtuam më lart. Edhe ky poet, kur Bashkimi i lavdishëm Sovjetik ishte sulmuar nga nazizmi, shkroi poezinë me titull “Porosi e nënës”. Ja poezia: O biri im! Në tokë vure veshin,
Dëgjoje fjalën larë plot me lot, O biri im i dashur, Nëna jote
S’të ka as bukë, as tokë, as strehë sot.
Ata na erdhën, kudo hapën varr,
Erdhën dhe me gjakun tonë u dehën, Shtëpive nga çdo anë u vunë zjarr, Na poshtëruan edhe bënë ç’deshën.
Unë natë e ditë shkoj gjithë pikëllim, Korijeve dhe pyjeve të djegur . . .
Ku më ke nusen ku, o biri im?
Të rënë vallë, ku kam për ta gjetur?
U derdhën dhe e hapën në oborr,
Me duart e fëlliqura katilët, Gjer në mëngjes u tallën dhe, me zor, Me bajonetë asaj ja nxorën shpirtin.
Kështu të vdiq, o bir, jetimzeza,
E pocaqisur, me njëmij’ mundime,
Në varr e kalla vetë tinëz
Me fytyrë nga ty, andej në lindje.
Si e thërret e mjerza të shoqin,
Mes luftës që mbjell vdekje a s’dëgjon? Si qan ai gjaku i saj i pafajshëm, Si dashuri e saj për ty vajton?
Dëgjo, o bir, dhe drejt përpara shko!
Dërmo, shkatërro armikun e mallkuar! Për mëmëdheun tënd, për ne lufto, Për atë varr që vetë e kam gërmuar!
Digje me zjarr dhe ndiqe pa mëshirë,
Ti këmba këmbës bishën me tërbim,
Kudo që do të jesh, o bir i dashur, Nga pas do të të ndjek’ bekimi im.
E riprodhova të plotë këtë poezi të jashtëzakonshme të poetit Isakovski, e cila kalonte dorë më dorë duke u lexuar në llogoret e luftës nga luftëtarët e lirisë së frontit rus, ku secili provonte emocione të jashtëzakonshme dhe ju qindfishoheshin forcat për të realizuar porosinë e kësaj nëne ruse, ku poezia e Isakovskit kishte lotët, vuajtjet, mallin dhe amanetet e tërë vajzave, grave e nënave ruse. Kishte brenda edhe gjakun e miliona grave, fëmijëve, pleqve e luftëtarëve që kishin dhënë jetën në mbrojtje të atdheut të shenjtë. Poezia tregon qartë, me saktësi tërë llojet e përbindshme të krimeve që kanë bërë nazistët gjerman mbi popullin rus. E solla këtë poezi të plotë jo vetëm për të treguar ngjashmërinë e poetëve, në kohë e vende të ndryshme për ndjenjën liridashëse, por edhe për mesazhet që përcjellin edhe si amanete të pavdekshme e të përjetshme për të mbrojtur vendin, lirinë, sovranitetin. E solla të plotë këtë poezi edhe për t’ju rikujtuar lexuesve shqiptare, e veçanërisht atyre të Kosovës se të tilla krime mbi popullin e Kosovës kanë bërë pa mëshirë edhe kriminelët serb. Harresa e këtyre krimeve do të thotë mohim e poshtërim i vuajtjeve, sakrificave dhe i gjakut të popullit tënd. Kjo do të thotë më qartë akoma: se kjo harresë është një krim tjetër i rëndë ndaj vetë historisë sonë. Ndaj dhe poetët atdhetarë si Fadil Shyti, shkruajnë me kaq revoltë të thellë për ata që pranojnë robërinë e huaj, që bashkëpunojnë me pushtuesit; për ata që harrojnë këto krime, ose për të tjerë sot që i falin krimet e serbëve mbi kosovarët.
Fadil Shyti shkruan që nënat shqiptare të mos çojnë në muze gërshetin e vajzës së vrarë në luftë. Siç thotë një poezi e Hysni Milloshit, që duke e përshkruar këtë çast poeti shprehet: Dhe para vdekjes i preu gërshetat, dhe tha: Shpjerjani nënës kujtim, I thoni se plumbi në ballë ta mori tët bijë në luftim.
. . . . . . .
Nëna i mori, nëna i pa gërshetat e lara nga gjaku, e fjalë trishtimi nëna nuk tha, nga morti s’u nxi konaku . . .
Të dy poetët, Milloshi dhe Shyti, shkruajnë që nënat shqiptare të mos hapin vetë varret e të dashurve të tyre të vrarë në luftë, siç tregon edhe poezia e Isakovskit, ku një nënë ruse :
Çeli varrin e përlotur
Dhe u nda me mallëngjim,
Mori pushkën e gjakosur,
Dhe gërshetin për kujtim . . . (të vajzës së vrarë në luftë).
E që të mos ndodhë kështu, populli duhet të luftojë për të sjellë lirinë, pa të cilën asgjë nuk mund të sigurohet, përveç skllavërisë. Krijimet artistike, antiskllavëri, për lirinë e të drejtën, kanë qenë nga krijimet e para në poezi, pikturë, prozë e muzikë. Për këto arsye edhe kënga e kompozuar nga tekstet poetike është konsideruar si një element që prek, frymëzon, qetëson, kujton, pasuron, dhe frymëzon ndjenjat e njeriut.
Mjaft krijime të poetëve, për vlerat, mesazhet dhe amanetet jetëgjatë që kanë pasur, janë bërë edhe burim frymëzimi për muzikantët dhe këngëtarët e talentuar atdhetarë, ku poezitë me vlerat e mësipërme, janë bërë e kënduar këngë të pavdekshme, duke i ngritur vlerat e poezisë në lartësinë e pavdekësisë. Në këtë rast poezia e bukur atdhetare bëhet pjesë e jetës së popullit që i kushtohet. Nuk e di a ka ndonjë kompozitor që të ketë shkruar muzikë me poezitë e Fadil Shytit. Në se po, do të ishte një gjë e mrekullueshme, sepse poezitë e tij janë qindpërqind atdhetare, e kënga me këto poezi do të ishte jetëgjatë. Meqenëse poeti Fadil Shyti jo pak poezi të vëllimit “Revoltë” ua ka kushtuar luftërave dhe heronjve të UÇK-së, më poshtë po sjell disa fakte që lidhen me poetët, poezitë, këngët, luftën dhe lirinë.
Një nga muzikantët më atdhetar shqiptar, i pakrahasueshëm me asnjë në Shqipëri, Kol Susaj, me pothuajse tërë tekstet e veta, ka kompozuar mbi 300 këngë atdhetare popullore e të muzikës së lehtë nga më të bukurat e të pavdekshme. Për luftën, heroizmat dhe vlerat atdhetare të luftës së UÇK-së, kompozitori Kol Susaj shkruajti tekstet dhe kompozoi 13 këngë, të cilat ia dha një ushtaraku të kësaj lufte për t’i dërguar atje, në vijën e parë të luftës. Kështu kishin vepruar dhe Kolë Jakova e Dhora Leka gjatë luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare Shqiptare. Nuk dihet nëse arritën ato këngë të Kol Susajt tek luftëtarët e UÇK-së, por pas pak ditësh në një betejë me serbët, ushtaraku që mori këngët, ra dëshmor në një betejë. Nuk e dimë edhe faktin tjetër, a i pati në gji apo jo ato këngë, a i dëgjuan apo jo ato këngë luftëtarët e UÇK-së! Por një gjë është e sigurt se vargjet poetike, tingujt e muzikës u shkruan e u nisën për në luftë si pjesë e vlerave të jetës shqiptare atdhetare për të shtuar emocionet, mobilizimin dhe krenarinë për vlerat e luftës dhe lirisë.
Afërsisht kështu më ka ndodhur dhe mua me një poemë të Hysni Milloshit. Kur zhvillohej lufta në Kosovë, takova në Tiranë një ushtarak të UÇK-së. Pasi biseduam gjerë e gjatë për luftën dhe jetën e kombit tonë, ushtarakut i dhashë poemën “Atdheu” të Hysni Milloshit që ta lexonte më bashkëluftëtarët. E pëlqeu shumë, sepse poema ishte thirrje e kushtrim atdhetar për të mbrojtur vatanin, e që po rrezikohej i tërë kombi. E lamë për tu takuar pas luftës. Por ky takim nuk u bë kurrë. Pak ditë më vonë, ushtaraku që i dhashë poemën “Atdheu”, kishte rënë në një betejë lufte. E njoha nga fotografia kur po varrosej me nderime, se as emrin nuk ia dija. Më qe prezantuar me pseudonim. Edhe ky luftëtar, kam përshtypjen se do të jetë vrarë me poemën “Atdheu” të Hysni Milloshi në gji. (Këtij fakti i kam kushtuar disa vjet më parë një material të gjërë me titull “Poema dhe dëshmori”, dhe ndodhet te libri im “Hysni Milloshi – poet i madh i krenarisë kombëtare”
Një rast i ngjashëm me këtë, ka ndodhur edhe në Shqipëri gjatë luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Një partizani të vrarë iu gjet në gji, e shpuar nga plumbat e armëve, historia e Partisë Komuniste Bolshevike Ruse të B.S. Në të njëjtën luftë, në luftën e Dytë Botërore, po në B.S., në afërsi të Velike Lluki, në trupin e një ushtari të kuq të vrarë, midis dokumenteve të tjerë, iu gjet edhe poezia e poetit rus Isakovski me titull “Porosi djalit”, e prerë nga gazeta “Pravda” (E vërteta), të cilën poeti e botoi me titullin “Porosi e nënës”, që e paraqitëm të plotë më lart.
I solla këta shembuj për të argumentuar faktin e padiskutueshëm për fuqinë e jashtëzakonshme që ka fjala poetike e poetëve atdhetarë si Fadil Shyti, Hysni Milloshi, Kolë Jakova, Ali Asllani, Shandër Petef, M.V. Isakovski e deri tek këngët e Avni Mulës e Kol Susës me poezitë atdhetare, për efektet që kanë ato tek njërëzit në rrethana e kohë të caktuara, siç janë ngjarjet revolucionare në dobi të fatit të luftës, lirisë e të ardhmes më të ndritur të vendit.
Përveç poezive mesazhe dhe amanete për brezat e ardhshëm, e të tjera këndvështrime që analizuam më lart, poeti Fadil Shyti, në vëllimin poetik “Revoltë”, na ka dhënë edhe jo pak poezi për dashurinë, për jetën, për dhimbjen, mallin, për të bukurën, për kthimin në atdhe, për mërzinë përvëluese nga jeta në emigracionin e gjatë e të mundimshëm. Largimi nga Atdheu për cilindo është i përmallshëm, qoftë edhe përkohësisht. Unë e kam provuar me njerëzit e mi, por edhe vetë. Akoma më shumë ndjehet kjo nga poetët e shkrimtarët, ndjenjat e të cilëve janë më të buta, më të ndjeshme, më delikate, por shumë më të fuqishme se tek shumë të tjerë. Në poezinë me titull “Lamtumirë”, kur niset në rrugën e mundimshme të emigrimit, poeti Fadil Shyti shprehet:
Të përshëndes me grusht e besë, O Atdhe, këtej lart nga aeroplani, Në këto çaste mizore shpirtërore . . .
Në tre vargjet e para të poezisë, poeti na len të kuptojmë se ai po largohet i imponuar derisa e quan atë largim “Çaste mizore shpirtërore”. Por edhe pse largimi iu imponua, poeti e përshëndet Atdheun me grusht e besë. E në këtë rast, kur poeti na bën përshëndetje me grusht e besë, do të thotë se ai ka forcën dhe besnikërisë, ka ndjenjat shpirtërore të zjarrta për tu kthyer përsëri, për t’i qëndruar betimit, amanetit, vlerave dhe misioneve që Atdheut i detyrohen bijt e bijat e veta.
Pas largimit të përkohshëm nga Kosova, poeti, kuptohet se fillon një jetë tjetër të re, por të mundimshme e të mërzitshme. Kjo, mendoj unë, e ka burimin ndër të tjera edhe nga fakti i ndarjes së imponuar nga të dashurit, familja, miqtë, shokët e bashkëluftëtarët e rezistencës kundër serbëve. Por edhe nga malli e përgjegjësia ndaj Kosovës, që ishte nën shtypjen serbe. Rreziku për jetën nga serbët e detyruan poetin të lërë vendin. Poeti e kupton shumë shpejt se sa e rëndë është jeta larg vendit aq më tepër që Shyti kishte zgjedhur rrugën e kundërshtimit ndaj regjimit serb. Dhe se si e përjeton këtë, poeti shprehet:
Ftohtësia nordike,
M’i mpiu muskujt e kockat!
Largësia nga Shqipëria,
Si darë xhelati,
Po ma shtrëngon zemrën!
Sa malet tona ma rëndon shpirtin. . . !
S’ka dyshim se aq sa ka dhimbje që i shtrëngon zemrën, që i rëndon sa malet shpirtin, poeti në poezinë e tij, shpreh shqetësimin atdhetar për të qenë edhe vetë i pranishëm në realizimin e aspiratës, atë të lirisë së Kosovës, dhe se jeta ne vendin e tij të lirë merr kuptim e vlera të reja e të mëdha që s’mund t’i gjesh në asnjë vend të huaj, siç shkruante Asdreni për Shqipërinë:
Shih sa vend plot bukuri,
ku del ar, ku del flori, ku ndrit dielli me shkëlqim dhe qesh hëna me pëlqim, si në vend të përrallave, trimave dhe pallave . . .
Në tërë vëllimin e tij poetik “Revoltë”, e në çdo poezi, duken qartë si drita e diellit dy linja: ajo e sinqeritetit shpirtëror dhe ajo e realitetit jetësor. Këto dy cilësi të poetit Fadil Shyti janë jo vetëm një vlerë për tu veçuar e vlerësuar, por janë edhe të domosdoshme për cilindo poet e shkrimtar nëse dëshiron
jetëgjatësinë e veprës së vet. Të jesh realist do të thotë të jesh me kohën, të ecësh në një hap me të, me hallet e shqetësimet, me gëzimet e dhimbjet që ka populli yt, atdheu dhe kombi; duke e pasqyruar realisht në krijimtarinë tënde. Të jesh i sinqertë shpirtërisht në krijimtari do të thotë të shkruash me besnikëri për atë që ndjen, vlerëson e gjykon, dhe se ato që shkruan të jenë të pandara nga jeta dhe shpirti i popullit tënd dhe i idealeve të tua, pavarësisht nëse ju pëlqejnë apo-jo mendimet e tua kundërshtarëve, qofshin në politikë a në qeveri. Aq më keq kjo nëse janë edhe pushtues të vendit tënd. Shkurt, të vësh dhe të lësh shpirtin e zemrën tek poezia, ashtu si Sergej Esenini i Madh.
I veçoj këto dy cilësi të Fadil Shytit, sepse vazhdimisht dhe kudo, në kohë e sisteme të ndryshme, kanë dalë e mbijetuar shkrimtarë e poetë duke spekuluar me krijimtarinë e tyre me pak ose aspak realizëm e me shumë hipokrizi, duke e deformuar realitetin, duke ia përshtatur atë politikës së ditës dhe interesave vetjake. Për këto arsye dhe të tjera, Hysni Milloshi në një studim i ka quajtur këta kalemxhinj kameleonë dhe i ka grupuar në katër kategori si: plotësisht realistë, gjysmë realistë, çerek realistë, dhe aspak realistë. Të tillë tipa, si këta të fundit, i kemi me bollëk në Shqipëri e Kosovë, veçanërisht pas vitit 1990 e këtej, duke ndërruar fytyrën, ose duke u paraqitur me disa fytyra, secila më e ndyrë se tjetra, duke deformuar ose mohuar tërësisht realitetin. Ose, duke qëndruar krejtësisht jashtë kohës, jashtë realitetit, indiferent ndaj çdo gjëje, ngjarje a transformimi siç është rasti i Lasgush Poradecit, që nuk shkroi asnjë varg për luftën dhe lirinë, për transformimet socialiste, për ecurinë dhe përparimin e Shqipërisë. Këta tipa krijuesish të rendit borgjez, ia kthejnë shpinën popullit, tragjedive njerëzore të kohës kur jetojnë, arratisen si dhelprat dinake në xhunglën e përgjakur dhe të pistë të kapitalizmit për të nxirë e mohuar të vërtetat dhe përligjë padrejtësinë e krimin. Jo, Fadil Shyti nuk është si këta. Por le të kthehemi tek sinqeriteti i poetit në poezitë e largimit e të mallit për vendlindjen, Kosovën, Atdheun:
Po iki larg teje Atdhe,
Me shpresën e kthimit,
Po rëndojnë keq mbi ne,
Ditë-netët e mërgimit! shprehet poeti me mall në mërgim.
Ka një gjë shumë interesante në krijimtarinë e Fadil Shytit se në çdo poezi, siç e kemi theksuar disa herë në këto shënime, malli he ndjehet në emigrim për atdheun, vendin, të afërmit, shokët e miqtë, shprehet nëpërmjet një përkushtimi të caktuar, një historie, ngjarje a mendimi me vlerë të spikatur. Në një poezi që poeti e ka shkruar në prill të vitit 2008 kushtuar Adem Jasharit, shprehet:
. . .Por si valë, e zjarr në mal, Po tundet e digjet shpirti im . . .
Larg këtej në mërgim
Thellë i mbytur në pikëllim!
shprehet poeti lidhur me përjetimet e tij atje, larg Kosovës. Më pas vijon me Heroin, si një burrë që zgjoi kushtrimin e dha edhe jetën me gjithë familjen prej 56 vetash për lirinë e Kosovës.
Thonë se “Humanizmi është biri i sakrificës njerëzore në shërbim të njerëzimit”. Gjykuar nga kjo, asnjëherë dhe askush në këtë botë të trazuar nuk është bërë i madh pa pasur një shpirt të madh njerëzor. Humanizmi i ka rrënjët thellë në tërë fazat që ka kaluar shoqëria njerëzore Ndër të tjera, humanizmi është shprehur që në fjalët e para poetike. Edhe poeti Fadil Shyti, fjalën poetike e ka zgjedhur për të shprehur tërë ndjenjat e veta humane, njerëzore, atdhetare, ndër të tjera edhe nëpërmjet mallit gjatë viteve në emigracion. Edhe në poezinë me titull “I pathyeshëm”, që ia kushton një shoku të ilegalitetit, të bën përshtypje sinqeriteti dhe realiteti i jetës për një fakt të provuar në shekuj me radhë: atë të bashkimit e bashkëpunimit në realizimin e synimeve të veta:
Kur isha pranë teje, i thyeja rrufetë, Kur isha pranë teje, kisha forca të reja . . .
` Armikut ia kemi bërë fora përjetë, Të mposhtet e vjetra, të fitojë e reja!
Na mungonte koromania e thatë,
Na munguan lapsat dhe fletore, Por, nuk na munguan: besa as qëndresa Në stuhi nëpër natë, deri në fitore!
Poezi të tilla, nuk ka se si të mos jenë mbresëlënëse për sinqeritetin dhe realizmin e saktë. Kjo poezi, nga ana tjetër tregon se ëndrra njerëzore për një botë të re ka ekzistuar, ka jetuar dhe vazhdon të jetojë. Ajo nuk vdes kurrë tek tërë popujt e shtypur, ndër të cilët edhe tek populli ynë shqiptar. Këtë ëndërr, për tu bërë realitet, e kanë mbajtur të gjallë luftëtarët atdhetarë, shkrimtarët e poetët, njerëzit e përkushtuar, midis tyre dhe poeti Fadil Shyti.
Një vlerë tjetër e poetit Fadil Shyti është edhe fakti se ai nuk është vetëm një zë i efektshëm e me ndikim si poet e agjitator me fjalën e shkruar poetike. Ai është dhe një veprimtar aktiv i një lëvizjeje politike atdhetare siç është Vetëvendosja, me një udhëheqës interesant dhe guximtar si Albin Kurti, që më ngjan disi me Qemal Stafën e viteve të luftës për çlirimin e Shqipërisë nga fashizmi e nazizmi, si për nga shpirti atdhetar, guximi dhe vizioni për të ardhmen e Kosovës e të mbarë kombit shqiptar.
Poeti, edhe pse larg atdheut, në Suedi, nuk është shkëputur nga Kosova e Shqipëria. Ai përjeton, reagon e vepron për gjithçka që ndodh në jetën e vendit. Ajo çka është shumë e rëndësishme në formimin e tij si intelektual atdhetar, është fakti se ai është entuziast dhe ka besim tek aftësia e popullit të tij, që me luftë e punë, me sakrifica e mençuri, duke u frymëzuar nga historia dhe heronjtë tanë të lavdishëm, patjetër do të fitojë lirinë, sovranitetin, përparimin, begatinë dhe bashkimin kombëtar; që Shqiptarët të mos i sundojnë kameleonët mizorë të huaj, as tradhtarët e vendit, por bijtë e bijat e popullit të tij.
Vëllimi poetik “Revoltë” i poetit Fadil Shyti, siç do ta lexoni, shquhet nga një seri veçorish, ku ndër më kryesoret janë: Fryma dhe gjuha popullore; qëndrimi dhe vlerësimi i çdo aspekti në mënyrë atdhetare; përzgjedhja për personazhe të krijimtarisë së tij i figurave dhe personaliteteve nga më të mëdhatë e historisë sonë; qëndrimi i drejtë dhe i rreptë ndaj veprimeve e veprave të tradhtarëve; mesazhet dhe amanetet për ne sot dhe brezat e ardhshëm, që na jepen në krijimtarinë e begatë të tij e që u analizuan më lart, ku secila prej tyre ka një hapësirë të caktuar; janë vlera dhe veçori, të cilat e bëjnë autorin e tyre Fadil Shyti të rreshtohet ndër poetët e zjarrtë atdhetarë, përkrah figurave dhe personaliteteve të tjerë të dëgjuar e të nderuar.
Nuk e di sa ja kam arritur synimit modest me vlerësimin e këtij poeti. Le ta gjykojnë lexuesit atdhetarë. Edhe sahanlëpirësit, të shiturit e tradhtarët, shpresoj ta lexojnë, sepse ata gjejnë vetveten dhe bëmat e tyre brenda fjalëve të mia. Por më bukur e më qartë janë brenda vargjeve të poetit. Gjithsesi, mendimet e këtyre të fundit s’më hyjnë fare në punë. Ata që nuk duan vendin dhe popullin e tyre, që nuk jetojnë e vdesin për to, nuk do të duan as mendimin tim, as fjalën poetike të poetit Fadil Shyti. Ne dhe ata jemi e do të jemi të kundërt, të ndryshëm deri në fund. Kështu do të mbesë edhe në të ardhmen. Do të mbesë kështu gjersa të realizohet ëndrra e poetëve atdhetarë, përfshi dhe A.S.Drenova, kur pas fitores mbi fashizmin e nazizmin në Shqipoëri më 29 nëntor 1944 shkruante:
Sot mori fund çdo gjurmë tiranie, një diell i ri po ndrit plot shkëlqim, për kombin lind një kohë lumturie edhe për bishat e egra një shkatërrim . . .
Krijimtaria poetike e Fadil Shytit në vëllimin “Revoltë” është një degë me rëndësi dhe e shëndetshme në poemën e madhe që i është kushtuar lirisë, sovranitetit, përparimit dhe bashkimit tonë kombëtar. Uroj që kjo krijimtari e bukur të mos mbetet vetëm revoltë e shpirtit të poetit atdhetar Fadil Shyti, por të bëhet pjesë e ndërgjegjes, e veprimtarisë, e shpirtit dhe e lëvizjes së ndërgjegjshme të mbarë popullit deri në arritjen e synimit final, atë të lirisë, përparimit, bashkimit kombëtar dhe sovranitetit, pa armiq e tradhtarë, pa shtypës e shfrytëzues në atdheun tonë. E përderisa nuk e kemi të realizuar këtë aspiratë, mbetet aktuale thirrja e poetit atdhetar Hysni Milloshi që ia ka drejtuar popullit të tij në korrikun e vitit 1998:
“. . . . Zgjohuni, pra, e ndizni në qiellin e pafund të shpirtit tuaj të madh zjarret e patriotizmit mijëravjeçar, që kurdoherë e ka nderuar e shpëtuar popullin tonë . . . . Atdheun që ne e konsiderojmë moshatar me Diellin e Hënën, Atdheun e Shqiptarëve që ka qenë ndër Universitetet e para të qytetërimit dhe emancipimit të Evropës. . . “