Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Peshkohet një peshkaqen parahistorik

Një peshkaqen-djall i çuditshëm, një specie e rrallë e peshkaqenit parahistorik, i mbiquajtur «jashtëtokësori i thellësirave», është kapur në brigjet e Australisë dhe çuar në një muze që e ka ekspozuar kafshën e çuditshme të martën. Ky peshkaqen-djall që jeton në thellësi të mëdha, ka hundë të shtypur, trup ngjyrë rozë e të butë dhe dhëmbë në formë gozhdash. Ai ka një gjatësi ndërmjet 3-4 metrave në moshë të rritur. «Ai është shumë mbresëlënës, nuk është i tmerrshëm, por i bukur», shprehet për të përgjegjësi i koleksioneve të peshqve të Muzeut Australian, Mark MekGrouther. «Nuk është gjë e zakontë të kapësh një peshkaqen të tillë. Në fakt, shumë rrallë mund të ndeshesh me të», ka shtuar ai duke saktësuar që bëhej fjalë vetëm për peshkaqenin e katërt të këtij lloji në muze. Ai është kapur në janar nga një peshkatar pranë Edenit, në brigjet juglindore të Australisë, në afro 200 metra thellësi. Trupi i kafshës, në formë të shkëlqyer, i është dorëzuar Muzeut të Sidneit pas një kalimi në akuarium. Peshkaqeni-djall është i pranishëm në Oqeanin Paqësor, Atlantik dhe Indian. Megjithëse dihet pak për këtë kafshë, emri shkencor i të cilit është Mitsukurina ovvstoni, ai konsiderohet si një fosile e gjallë, që ekziston në tokë që prej 125 milionë vjetësh. Ky peshkaqen-djall është i pajisur me një nofull të çuditshme që ai e hap sapo vë re një pre e pastaj e fut nën hundën e tij mishtore në formë lopate. «Ai noton afër fundit të detit pastaj, kur vë re një peshk të vogël, një kallamar, apo një gaforre, nxjerr përpara nofullën e tij dhe kap gjithçka që kalon afër», ka shpjeguar Mark MekGrouther. Fisha e këtij peshkaqeni ndodhet në listën e kuqe të Bashkimit Ndërkombëtar për ruajtjen e natyrës dhe atij të Inventarit Kombëtar të Pasurisë Natyrore.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

U zbulua shtëpia e vërtetë ku është rritur Jezu Krishti

Next Post

Më të pasurit e botës sipas klasifikimit “Forbes”

Advertisement