Për nënën time më të mirë në botë atë që më nxori në jetë dhe më mban në jetë! Të faleminderit për dhuratën e jetës, të faleminderit nënë për të gjitha gjërat e vogla që thua dhe i bën dhe dëshiroj të gjithë gëzimin e jetës të ta sjell vetëm ty! Sepse nëna ime ti ke një vend tepër special që askush nuk mund ta përmbushë! Dhe, si një domethënie shumë për mua dhe e di se çdo herë tjetër do jetë ashtu. Të faleminderit shumë për gjithë dashurinë e gjithçka bën për mua! Si një dashuri që vazhdon të rritet nga një ditë në tjetrën. Sepse ke qënë dhe do të jesh, nëna e dashur dhe e mrekullueshme! Nënë është fjalë universale për dashuri! Ky mesazh vjen për ty nënë, që më shëron shpirtin dhe me fjalën tënde! Shumë urime për festën e nënave. Ky urim vjen për nënën time të dashur në këtë ditë të shënuar. Është dita ku nderojmë ndjenjën e dashurisë të veçantë gjënë më të shtrenjtë të jetës e cila do mbetet një këngë pambarim. Sepse nënat mbartin një botë plot lumturi. Ne i duam aq shumë, sepse shpirti i tyre buron vetëm mirësi e na bëjnë aq krenarë në jetë. Gëzuar nëna ime, dhe juve të gjithë nëna të mira, jeni fantastike në çdo gjë, jeni e vërteta e vetme e kësaj bote! Jeni jeta, shpresa dhe dashuria hyjnore! Le t’ju bëjë Zoti me krahë të lehta përherë! Përzemërsisht, Alban Arapi.
Nene o nene jam mbetë e vetmuar shumë, çdo pjesë e trupit më dhemb nene. Kam shumë nete te gjata pa gjumë. E tera jam e dermuar nene, nuk gjej prehje askund! E dij qe smund të më ndihmosh, e dij qe je shumë larg meje, të lutem lutjen te ma pranosh, merrem afer teje, pse nuk më pranon o nënë. A je hidheru me mua, jam e lodhur o nënë. Te kesh meshire per mua!
Me rastin e festës së nënës kam lexuar diku një letër të cilen dua ta ndaj me ju sepse më ka prekur shumë. Le të jetë kjo një letër për gjithë djemtë që lënë pas dore nënat: “Biri im, po të shkruan nëna jote, gjatë oh sa gjatë jam menduar, te te shkruaj apo jo dhe ja, sot, më në fund, vendosa. Ndala lotët, mora lapsin e nisa me të të hedh në letër ato çka më thotë zemra ime e copëtuar. Sa kohë kanë kaluar more bir qe nuk jemi pare, oh sa vite vite qe nuk më ke shkruar, te paktën bir dy rreshta! Kam vetëm një lutje: të paktën ta lexosh këtë leter pastaj bëj si të duash copëtoje ne daç, edhe ne zemren time është copëtuar e bërë therrime o biri nenes, oh 25 vjet me pare kur ti erdhe ne jetë, gëzimi im nuk kishte te treguar. Vetëm ato qe janë ere nëna e kuptojnë më mirë këtë ndjesi. Të mbarta 9 muaj, ngrihesha me vështirësi, flija, haja dhe merrja fryme me veshtiresi e siklet të madh. Ti linde ne fund te gushtit bir, uh çfarë vape, ç’të nxehte bëri atë vit, eh ç‘vuajtje me shtonte, por kurren e kurrës nuk m’u zvogelua dashuria për ty. Mezi prisja momentin qe ti te dilje ne drite, oh ca vuajtje te patreguara sa lapsi nuk i përshkruan dot, u peralla me vdekjen bir e jam në fund. Ti dole ne drite te qaren tende e prita perzierë me lotet e gzimit. Oh ç‘gezim ishte ajo ditë, ç‘gezim me solli ai çast. Te mbajta e lumtur ne kraherorin, preherin e bëra shtrat për ty bir gjirin ushqim, qendroja pa gjume, qe te flije ti. E ti u rrite u martove edhe sot ah sot te shoh se nuk je më ai oh ZOT I MADH. Po çfarë ishte valle ky shpreblim qe me bërë djali i nenes, po a e meritoj bir këtë ftohtesi këtë sjellje tënde, bir im s’po te kerkoj shumë bir vetëm vetëm te te shoh një here vetëm një here te te puth sytë e ballit te te ndjeje veç një here pra te ndjej arome e qenies sime vetëm kaq bir, shumë është valle për ty kjo. Jeta më ka lodhur shumë veçanërisht mungesa jote, sot bir nuk desha te ta thom por kam zënë shtratin, jam fill e vetme dhe s’ka kush te më sjellë një gote ujë. Po unë jam sjellë mirë me ty apo jo. Kam qenë vite me rradhë sherbetorja jote oh more bir. A e e meritoj valle këte shpërblim për hirë te allahut, trego pak butesi për nënën tënde, se ndryshe Allahu nuk do të fale kurrë e nëna s’ta uron kurrë këte. Ka ardhur koha bir qe zemra jote te zbutet e te ndjeje pak dhimbje për një plak, qe e keputi malli, qe e mbyti merzia qe i është djegur zemra e i janë thare lotet mendohu bir im mendohu. Të lutem shumë thirri zemrës thirri te paste nëna thirri biri im. Nëna sdo të ankohet kurrë bir nuk do të mallkoj asnjëherë kurren e kurres, se po ta bëj kete mallkimet e mia do të arrijn ne dyert e qiellit e do të zinte haku im, e mbyt ty e familjen tënde do të zbrisnin fatkeqesira qe kurrë nëna nuk do ti dëshironte. Jo bir nëna s’do e beje kurrë këtë ti për mua je im bir, je shpirt je gezim oh je pranvera e shkurter e asaj pak jetë qe më ka mbetur. Vetëm mos harro djali i nenes se do të mlakesh edhe ti. Të te pyes nëna a kanë zënë te te dalin thijat mor bir me siguri qe po, pra do të bëhesh edhe ti prind. Do te mplakesh si unë po edhe larg qoftë mund ta pesosh si unë, se kjo botë biri im mos e harro kurrë këtë është botë e proves kete mos e harro, të gjitha të shkruhen ne librin e qiellit biri im, krijuesi vërtetë mund te te vonoj por kurren e kurres nuk harron. Eja bir te te shoh te paktën një here te lutem shumë. Bir nëna kaq kishte. Tani bëj si të duash letren ndac grise veç nuk rri pa te thënë në fund se kush bën mirë ne këtë dynja e ka për veten e tij, e kush sillet përsëri për veten e tij e ka. Të përqafon dhe te puth sytë e ballit me mall nëna jote. Enkela.
Advertisement