Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Nuk ka paguar dritat, tani m’i kërkojnë mua…

– Zoti avokat, më thoni ju lutem, si të veproj? Jam një zonjë nga Gjirokastra dhe i kam dhënë një personi shtëpinë me qira. Ai, tërë këto vite s’kishte paguar drita dhe ujë, që tani kapin vleren e 5 milion lekëve të vjetra. Problemi qëndron se unë dua ta nxjerr nga shtëpia këtë person, kështu që më thoni, si duhet të veproj? Shtëpinë ia kam dhënë pa kontratë qiraje.
Av. Drn. Alban Duraj, “Duraj Lavv Firm”, email: info@durajlavv.com, cel. 0692737706 & ++35544532512: – E nderuar zonjë, ju falënderoj që keni kontaktuar me rubrikën tonë! Më vjen shumë keq për atë që ju ka ndodhur.
– Në lidhje me pagesat e prapambetura të qiramarrësit tuaj, ju e keni të pamundur t’ia merrni këto detyrime të cilat ai i ka konsumuar. Kjo, për faktin sepse ju nuk keni kontratë qiradhënieje me qiramarrësin. Në rast se do të kishit kontratë qiradhënieje, kjo mosmarrëveshje mund të zgjidhej në gjykatë, ku kontrata është provë shumë e rëndësishme. Pothuajse ky do të ishte gjyq i fituar, pasi vendimi të marrte formë të prerë dhe të lëshohej urdhëri ekzekutiv, ju duhej t’i drejtoheshit zyrës së përmbarimit për të bërë ekzekutimin e vlerës që ka qiramarrësi debi.
– Përsa i përket shqetësimit tuaj se doni të nxirrni nga shtëpia qiramarrësin, atëherë rruga më e shkurtër është t’i drejtoheni policisë dhe të kërkoni ta nxjerrë qiramarrësin nga shtëpia juaj. Pra, duhet të argumentoni faktin se nuk ka asnjë kontratë mes jush dhe qiramarrësit. Por, në praktikat e fundit, policia nuk ndërhyn pa një vendim gjykate. Në këtë rast, duhet t’i drejtoheni gjykatës me kërkesë padie, ku objekti të jetë “lirim dhe dorëzim sendi”. Pasi vendimi të marrë formë të prerë, duhet t’i drejtoheni zyrës së përmbarimit e cila bën ekzekutimin e vendimit. Shpresoj te jeni e qartë me analizën e mësipërme!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Armina Mevlani: “50 Hijet e Greit”, një film i trashë

Next Post

Festë surprizë për Arbanën

Advertisement