Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Më të pasurit e botës sipas klasifikimit “Forbes”

Sipas “Forbes”, në botë ka tashmë një numër rekord miliarderësh, 1826, kundrejt 1645 që ishin vitin e kaluar. Ndërmarrjet e teknologjisë së lartë të Silicon Valley janë veçanërisht të përfaqësura mirë në këtë klasifikim. Ky përparim spektakolar vetëm se e thekson më shumë pabarazinë në botë. Talentet e reja të tekonologjisë së lartë bëjnë pjesë gjithnjë e më shumë në të pasurit e planetit tonë. Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zukerberg, 30 vjeç, hyn në grupin e 20 të parëve, në vendin e 16, me 33,4 miliardë $ (kundrejt 28,5 vitin e kaluar). Sipas klasifikimit vjetor të revistës “Forbes”, të publikuar më 2 mars, jo më pak se 23 miliarderë të rinj vijnë nga Kalifornia, pra, nga Silicon Valley. Përveç themeluesve të shoqërisë së shumëpërfolur kohët e fundit, Uber, vlerësimi i së cilës i ka kaluar 40 miliardë dollarët, Trevis Kalanik dhe Garret Kemp, gjejmë edhe Evan Spigel, bashkëthemeluesi i aplikimit të mesazherisë Snapchat. Ai është tashmë miliarderi më i ri në gjithë botën, vetëm 24 vjeç dhe me një kapital prej 19 miliardë dollarësh.
Megjithatë, kreu i klasifikimit nuk ka ndryshuar. Bill Gejts, bashkëthemeluesi i Microsoft, mbetet njeriu më i pasur i botës, me një pasuri që kap tashmë 79.2 miliardë dollarë. Pas tij vijnë meksikani Karlos Slim (77.1 miliardë $) dhe më pas biszensmeni Uorren Bafet, (me 72,7 miliardë $), i cili kohët e fundit ka blerë ndërmarrjen e baterive Duracell dhe në vendin e katërt, spanjolli Amasio Ortega (64.5 miliardë $), themelues i markës së veshjeve Zara.
Në vendin e pestë gjejmë Larri Elison (54,3 miliardë $), themeleues i gjigandit amerikan të programeve profesionale, Oracle, të cilin e ka drejtuar për 37 vjet para se t’ia linte dikujt tjetër dhe të bëhej president i këshillit të administrimit.
Më shumë se 700 miliardë dollarë pasuri e grumbulluar
46 ndërmjet miliarderëve më të mëdhenj në botë, janë më pak se 40 vjeç. Ecuria e mirë e sektorit të teknologjisë dhe e shtimit të dollarit në raport me euron, ka forcuar pozicionin e amerikanëve në këtë klasifikim. Në të përfshihen 536 amerikanë, të ndjekur nga kinezët (213), gjermanët (103), indianët (90) dhe rusët (88). Vetëm në Europë janë 482 miliarderë. Pasuria e grumbulluar e këtyre ultra të pasurve kap shifrën 7 050 miliardë dollarë, kundrejt 6400 në vitin e kaluar.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Peshkohet një peshkaqen parahistorik

Next Post

Këndi i kuzhinës: Djathë kamember i pjekur në brumë sfoliat

Advertisement