Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Më mungon…

Rri ulur pranë dritares, jashtë filloi te bjerë shi, kam menduar shumë per ty keto ditë, mund te them se me mungon shumë. Sa shumë mendime me vijnë ne kokë dhe sillen rrotull, eshte kujtimi yt. Shpesh më duket se do te hysh ne derë me buzëqeshjen tende, si te mos të kishe ikur kurrë. E di mirë nje gje, faji dhe pendimi me ndjekin. Perse… perse nuk te thashë sa shumë të doja? Sot je shumë larg meje, deshiroj shumë te merrja doren tende dhe te ulesha bashkë me ty, pa thënë asnjë fjalë me gojë dhe të të thosha gjithçka me zemër. Në fakt, më jep ankth kjo largësi dhe po te mundesha ne këtë moment, do të isha ne krahun tend te te thosha se je shumë e rëndesishme per mua dhe te adhuroj së tepërmi. E di se pse nuk ta kam thënë asnjehere? Përgjigjja është e thjeshtë, sepse mendoj se fjalet ishin teper. Po vuaj shumë qe nga ikja jote, me dhemb ne shpirt qe nuk jam afer teje, sepse nuk te thashë kurrë sa te doja, prandaj edhe sot po e shkruaj kete leter. Kam nevojë te qaj, te shfryhem nje herë e pergjithmonë. sepse në qoftë se vazhdoj para të tjerëve te dukem sikur jam mirë, se asgje nuk me shqetëson, trishtimi qe ma le ti, do të me shkatërrojë çdo ditë e me shumë. Pse nuk kthehesh tani? Kam nevoje per ty… Do te isha shumë i lumtur po te shihja perditë parasqyrimin tim ne sytë e tu, te degjoja zerin tend teksa shqipton emrin tim, te thithja ajrin qe thith ti dhe vetem me keto do te ndihesha dhe do te siguroja qe do te ndihesha i lumtur. Në qoftë se lexon kete leter, do ta shohesh se çdo fjalë e shkruar ne te eshte nje lot dhe frymëmarrje dashurie per ty, edhe pse kam nje bindje, se ndoshta keta rreshta s’ke per t’i lexuar kurrë. Sa mirë do te ishte sikur ta kisha shkruar me pare kete leter, sepse nuk do te ikja kurrë pa e ditur sa te doja. Xh.
Me mungon… ka kaluar vetem nje dite qe nuk te shoh dhe perseri me ka marrë malli… Dje u pame vetëm per gjysem ore, por per mua ishte fantastike. Mbi te gjitha, kur me perqafove, ndjeja nje siguri te madhe midis kraheve te tua. Të dua dhe nuk do të pushoj kurre se theni kete fraze. Je njeriu me fantastik qe kam njohur ndonjehere! Je një nga personat e vetem qe me kupton dhe me do te miren… Me mungon. Te puth fort! M.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Djemte kerkojne vajza...

Next Post

Nënës...

Advertisement