Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Marsela Hoxha: Në televizion, rastësisht!

Mjafton të themi Marsela Hoxha dhe emri përnjëherësh lidhet me imazhin e saj, që mbush ekranin e Mad Tv, televizionit muzikor më të ndjekur shqiptar nga të rinjtë dhe jo vetëm. Marsela prezanton emisionin “UK Top” ku rendit këngët më të pëlqyera në Britaninë e Madhe. “Mad traficc” është gjithashtu një emisioni i saj, por këtë herë radiofonik, në Radio Mad. Ajo ka qenë bashkëprezantuese e edicionit të vitit 20014 të Kënga Magjike, eksperiencë që i ka lënë shije të jashtëzakonshme dhe që do të donte të ripërsëritej. Marsela është e prerë në përgjigje, madje herë-herë duket njëfarë sarkazme e këndshme që të bën për vete. Kjo ka qenë ndoshta ajo që bën atë një “mad” në “Mad Tv”…

Fabjola Kuburi: – Përshëndetje, unë jam Fabjola…
Marsela Hoxha: – Përshëndetje, unë jam Marsela. Gëzohem që u njohëm.
– Nëse do të të kërkoja të tregoje pak më shumë për veten, do të thoje…
– Nuk do të pushoja së foluri për veten, por po them thjesht që, për pak ditë bëhem plot çerek shekulli jetë, kam mbaruar studimet për Marrëdhënie Publike&Komunikim, kështu që tani mund të më bëni ndonjë ofertë të mirë pune.
– Marsela, si u gjende në MAD?
– Shumë rastësisht. Mora vesh nga ime motër që do hapej një televizon i ri ku kërkoheshin të rinj energjikë dhe pak të çmendur… Meqë i kam këto kritere, e provova dhe, ja ku jam.
– Me çfarë merreshe më parë?
– Punoja në marrëdhëniet me publikun.
– A ka një simotër ky emision jashtë kufijve?
– Sigurisht që ka, nuk është tërësisht ky format që unë prezantoj në Mad, por ka klasifikime për këngët dhe albumet më të mira në Britaninë e Madhe.
– Ti ke qenë bashkëprezantuese në Kënga Magjike 2014. Si ishte për ty ajo eksperiencë?
– Eksperienca ishte super, e papërshkrueshme! Uroj vetëm të kem fatin të përjetoj sërish ato lloj emocionesh!
– Përveç faktit që është një televizion i ri, besoj se të ka joshur edhe pagesa… Thuhet se te ju, rrogat janë shumë të larta… Sa e ke ti, për shembull?
– Për moshën dhe pagën, nuk pyetet. (Buzëqesh)
– Një e diplomuar në Marrëdhënie Publike&Komunikim, si e sheh të ardhmen profesionale?
– E shikoj në profesionin tim, por sigurisht, pa hequr dorë nga televizioni.
– A ka një moment kur nuk preferon të dëgjosh muzikë?
– Vetëm në ato raste kur duhet mbajtur një minutë heshtje. Muzika më mbush shpirtin, ndaj e kam gjithmonë me vete.
– Cili është kritiku yt më i mirë?
– Vetja është kritiku më i rreptë. Më pas, nëna dhe motra ime.
– Prezantimi ka qenë synimi yt apo ke dashur diçka tjetër?
– Të qenurit prezantuese siç e përmenda më sipër, erdhi në mënyrë shumë rastësore. Më pas kuptova që e dashuroja.
– Çfarë të mungon, momentalisht?
– Epo, ja, nga t’ia nis? Një shtëpi në bregdet, një makinë, dy fëmijë dhe një qen me emrin Lesi. (Buzëqesh)
– Më dukesh tip solar dhe e lirshme… Do të më korrigjosh apo kam të drejtë?
– I ke rënë pikës!
– Tani lind pyetja: Çfarë mund ta acarojë një njeri kaq solar?
– Shumë fenomene që na rrethojnë, por te njerëzit më acaron të qenit pasivë dhe lajkat.
– Çfarë do të të vinte vërtet në siklet?
– Ta dija që më janë grisur pantallonat, kur jam në një vend me shumë njerëz. (Buzëqesh)
– Arrin ta dallosh gjithnjë të vërtetën nga e pavërteta?
– Përfundimisht, po dhe siç e thashë më sipër, është diçka që më acaron. Më pëlqejnë njerëzit e vërtetë.
– Cila do të ishte një e papritur e bukur për ty, në këtë moment?
– Një biletë për të bërë një xhiro rreth botës.
– Mendimi i parë që të vjen sapo e sheh veten në ekran?
– Marsela, ka ende shumë punë për të bërë…
– Nëse do të ishe një aromë, cila do të ishte ajo?
– Më nuhat dhe ma thuaj. (Qesh)
– Kur një gënjeshtër mund të quhet e nevojshme?
– Kur gënjeshtra bëhet për një qëllim të mirë.
– Në ç’gjendje shpirtërore je tani që po flasim?
– Me shumë energji për t’iu përkushtur vetes dhe jetës sime profesionale.
– Cili është sendi yt më i çmuar?
– Nuk kam sende të çmuara, vetëm njerëz të tillë.
– Nëse mbyll sytë tani, ku e shikon veten?
– Në Kubë, me një mohito në dorë, duke kërcyer salsa.
– Çfarë e bën një njeri të mirë dhe çfarë e bën atë të keq?
– Humanizimi është virtyti që e kanë vetëm njerëzit e mirë. Ligësia është një term që nuk ka kufi.
– A e konsideron veten të suksesshme në punën që bën?
– Besoj se jam duke ecur në rrugën e duhur, por siç thashë edhe më sipër, kam ende shumë punë për të bërë.
– Çfarë mendon për martesën?
– Është një etapë e jetës për të cilën jam shumë pro dhe nuk më frikëson. E vetmja gjë së cilës i druhem, do të ishte shuarja e pasionit dhe e dashurisë.
– A është bukuria sot një nga gjërat që shitet më lehtë?
– Bukuria ngelet një trampolinë e mirë për të kapërcyer më lehtë disa etapa paraprake, por është aftësia, talenti dhe përkushtimi ato që japin rezultate.
– Përveç televizionit, çfarë ta merr pjesën tjetër të kohës?
– Emisioni i përditshëm “Mad Traffic” në Radio Mad 105.7, zë një pjesë të mirë të ditës sime. Më pas, familja, shoqëria, ndonje libër i mirë dhe palestra, që është bërë pjesë kohët e fundit.
– Si do të ishte bota në përfytyrimin tënd?
– A ka mjaftueshëm hapësirë në gazetën tuaj për t’i dhënë një përgjigje kësaj pyetjeje? Nuk do të pushoja në këtë çështje…
– E lë botën tënde të brendshme t’i ekspozohet botës jashtë?
– Pjesërisht, po.
– Ka një festë apo eveniment që të pëlqen në veçanti?
– Më pëlqen dita e lindjes dhe koncertet live.
– E ndjen veten të plotësuar apo ke nevojë për diçka?
– E paske vendosur të zbërthesh anën time emocionale. Si fillim, një master. Të tjerat, gjatë rrugës.
– Një tipar që nuk e duron dot te të tjerët…
– Servilizmi dhe mosmirënjohja.
– Një tipar fizik që nuk të pëlqen te vetja…
– T’i kisha sytë jeshilë, nuk do të kishte qenë keq.
– Çfarë i bën të veçanta ditët e tua?
– Mundohem ta thyej monotoninë me aktivitete të ndryshme, me të qeshura me shoqen time të ngushtë dhe lajme të mira, që i marr herë pas here.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kam këmbë të shtrembëra. Çfarë ushtrimesh të bëj?

Next Post

Na braktisi kur mësoi se e kishim birësuar

Advertisement