Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Mark Frroku: “Unë jam jashtë kësaj historie”

Deputeti Mark Frroku ka marrë pjesë në seancën e Kuvendit ku ishte futur në rendin e ditës votimi i raportit të Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve, për heqjen e imunitetit të dy deputetëve. Ndërsa Tom Doshi ka ka refuzuar praninë në sallë. PD ka kushtëzuar futjen në rendin e ditës pasi të administrohet edhe prova e videos së regjistruar me vendim gjykate në mjediset e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Kjo kërkesë është bërë nga deputetët Paloka, Topalli dhe Berisha. Për rrjedhojë, Berisha ka deklaruar se e vetmja zgjidhje është hetimi ndërkombëtar pasi Prokurorisë i ka mbetur vetëm një gjë; të shkruaj fjalë për fjalë ato gjëra që thotë pushteti”. Kryesia e Kuvendit ka futur në procedurë të përshpejtuar votimin e raportit të Këshillit të Rregullores. Ndërsa Topalli ka argumentuar të ligjshme shtyrjen brenda 48 orëve duke e argumentuar me provat që duhet të paraqesë prokuroria para Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve. Nga praktika parlamentare kërkesa e prokurorisë duhet të ketë dokumentet shoqëruese konform nenit 118 të Rregullores. Edhe kur kërkohet arrestim, këto dokumente janë të nevojshme që të paraqiten nga organi i akuzës. Sipas burimeve, këto dokumente janë sjellë në raste të ngjashme. Deputeti Mark Frroku, kryetar i PKD-së e ka bërë mbrojtjen e tij para Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit edhe me shkrim, ku ka deklaruar se praktika që po ndjek prokuroria për kërkimin e arrestimit, si dhe kontrollin personal e banesës, është antiligjore dhe shënon një precendent të rrezikshëm për parlamentin, politikën dhe demokracinë në vend. Ai është shprehur se do të jetë i gatshëm të përgjigjet para drejtësisë dhe institucioneve për çdo akuzë pasi është distancuar nga njohja e Durim Bamit, nga informimi i Doshit se ndaj tij ka skenar vrasje.

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Mark Frroku i ka kërkuar deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë që të mos e miratojë kërkesën e organit të akuzës për arrestimin e dy deputetëve. Në fjalimin e tij të shkurtër para deputetëve, Frroku tha se: Unë në këtë histori jam i huaj dhe nuk është normale që të më ndërpritet aktiviteti im normal politik, ligjor apo qytetar. Ai e ka konsideruar tejet të rëndë kërkesën e Prokurorisë për kontroll personal apo banese. “Kjo për mua është shumë e rëndë. Besoj se ju të nderuar kolegë nuk do ti hapni rrugë këtij precedenti”, – tha kristian-demokrati Frroku. Sipas tij, në 25 vite, në këtë sallë të Kuvendit, apo në institucione të shtetit janë bërë dëshmi të rreme por askush nuk ka hyrë në burg. Mark Frroku ka mohuar njohjen e tij me Durim Bamin. “Unë personalisht kam qenë shumë korrekt në këtë sallë Kuvendi, në zyrat e Kuvendit të Shqipërisë, në jetën time personale, në marrëdhëniet e mia me miqtë apo kolegët”, – tha Frroku. Sipas tij, kërkesa e organit të akuzës është e nxituar, është denigruese. “Unë nuk frikë që të përballem me drejtësinë dhe me çdo akuzë por dua të them se unë i mbetem pikë për pikë dëshmisë që kam dhënë për këtë çështje”. Mark Frroku merr pjesë në seancë, PD kërkon shtyrjen votimit të imuniteteve

Institucioni i prokurorisë ka degraduar duke ndërtuar akuza ndaj meje dhe kërkuar arrestimin e dy deputetëve. Kështu u shpreh deputeti Mark Frroku në një prononcim për mediat, pas fjalës së tij dhe largimit nga Kuvendi. “Unë jam i gatshëm që të përballem edhe para gjykatës, prokurorisë dhe të gjitha institucionet”, – tha Frroku, duke shprehur rezerva te organi qendror i akuzës. “Unë nuk kam besim tek prokuroria, por nuk do të kërkoj hetim ndërkombëtar”, – tha Frroku. Ai nuk komentoi procedurën por tha se ky është në vullnetin e gjithsecilit prej deputetëve të votojë heqjen apo mos-heqjen e imunitetit. Në daljen për mediat, Frroku përsëriti akuzat duke thënë se nuk ka njohje me Durim Bamin. Sipas tij, të vetmet prova që ka prokuroria janë dëshmia e Doshit, të afërmve të zotit doshi, në lokalin tij dhe dëshmitë e kamerierëve dhe banakierëve. “Unë jam jashtë kësaj historie dhe është e padrejtë që të kërkohet heqja e imunitetit”, – deklaroi Frroku para mediave.

Advertisement

 

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Edi Rama: Kopësht zoologjik europian

Next Post

Kuvendi jep lejën për arrestimin e Doshit dhe Frrokut

Advertisement