Kuvendi jep lejën për arrestimin e Doshit dhe Frrokut
Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë votuan sot për heqjen e mandateve të deputetëve Tom Doshi e Marks Frroku pas kërkesës së bërë nga Prokuroria. Për të parin votuan 80 e për të dytin një deputet më pak. Në votim nga opozita mori pjesë vetëm deputetja Mesila Doda. Opozita e bojkotoi këtë votim me pretendimin se nuk u bë transparencë.