Kur vajzat e skenës heqin rrobat: Dafina Zeqiri
(Ky shkrim këshillohet të lexohet nën tingujt e “You can leave your hat on” http://www.youtube.com/watch?v=jbqpG5fYai4)
Diku është gjoksi, diku është fundshpina, diku një pamje e plotë e nudos ku gjethen e Evës, e zëvendëson një trëndafil. Ndonjëherë janë reale, shpesh ka meritë bisturia e diku tjetër photoshopi, por në çdo rast, kjo mban gjithmonë të njëjtin emër: Lakuriqësi, që edhe pse artistike, huton, shokon e në një vend si Shqipëria, jo rrallë, edhe skandalizon. Dëshirë për famë, për para apo thjesht për të mbetur në qendër të vëmendjes?! Jua lëmë juve ta gjykoni, por duket se në secilin rast, vajzat ia kanë dalë të marrin çfarë duan, për sa kohë mbeten ende emrat më të lakuar të skenës, duke rivalizuar ndjeshëm edhe “kolegen” e tyre ndërkombëtare, Kim Kardashian. E ndërsa këto “nimfa” të skenës e kanë “thyer tashmë akullin”, ne po përpiqemi të paramendojmë se cila do të jetë nudoja e radhës…
Ç’mund të themi për Duffyn që s’e ka thënë çdo dalje e saj në publik?! Format e saj disi muskuloze nuk kanë penguar askënd ta shohë si një femër të bukur, me linja për t’u admiruar. E aftë të tërheqë vëmendjen edhe me veshje për ski, Duffy ia ka dalë të pozicionohet ndër femrat më “in” në showbiz. Publiku e do, ekrani e do, aparati fotografik, po ashtu. Ndoshta shumë më shumë kur ajo “takes off her clothes” (heq rrobat)…
(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)