Në sallën e konferencave të Federatës Shqiptare të Futbollit, është hedhur sot shorti për gjysëmfinalet e Kupës së Shqipërisë. Katër skuadrat gjysmëfinaliste Laçi, Skënderbeu, Tirana dhe Kukësi, kanë mësuar verdiktet e tij. Shorti, ishte i lirë dhe ai vuri për ballë njëra tjetrës këto dy çifte: Tirana –Laçi, Kukësi – Skënderbeu. Takimet e para gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë, do të luhen më 8 prill, ndërsa ato të kthimit më 22 prill.
Advertisement