Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ivani i “100 Vitrinave”: Dua të banoj në Tiranë!

Ai është një nga karakteret më të dashura të telenovelave italiane. Është protagonist në telenovelën që mbërthen shikueset femra pas ekranit të Top Channel për çdo pasdite. Është pa dyshim për disa shtëpiake, “i keqi” i telenovelës e për disa të tjera, “i dashuri, që rrëmben zemrat”. Ndonëse vitet kanë bërë të vetën dhe ai nuk është më biznesmeni tërheqës që shfaqet në serialin televiziv “100 vitrinat”, Ivani siç e njohin të gjithë teleshikuesit përmes personazhit të tij) mbetet një burrë i pashëm. I veshur më një kostum ngjyrë ulliri, me këmishë e kravatë në nuancat e së gjelbrës, akori italian, Pietro Genuardi, ruan ende klasin e një djaloshi të ri. Ai e vizitoi Tiranën për të promovuar filmin në të cilin është protagonist: “Un insolita vendemmia” (Një vjelje e pazakontë), që u shfaq në kinematë e kryeqytetit…

– Është hera e parë që vizitoni qytetin e Tiranës… Si ju duket?
– Po, është e vërtetë që kjo është hera ime e parë që vij në Shqipëri. Shumë interesant më duket, por nuk mund të them “e bukur” për Tiranën, pasi Tirana nuk është një qytet i bukur. Është një qytet me stil fashist, me sa me kujtohet mua, sepse është ndërtuar nga italianët gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore. Ëshë ndërtuar sipas stilit fashist, kur ti as që ekzistoje dhe madje as unë nuk ekzistoja në atë kohë, por dua te them se ka një strukturë që unë e njoh mirë nga ana urbanistike; s’ka asgjë të jashtëzakonshme. Për mua, e veçanta dhe zbulimi në këtë vizitë janë njerëzit.
– Pse ju kanë bërë kaq shumë përshtypje njerëzit?
– Ju jeni të mrekullueshëm, jeni një popull që më keni hyrë në zemër, më pëlqeni shumë. Gati-gati po mendoj të marr me qira një ambient në Tiranë, sepse kam dëgjuar se femrat shqiptare më pëlqejnë shumë. (Qesh)
– Thuajse të gjithë shqiptarët ju njohin përmes soap operës së famshme “100 vitrinat”. Shqiptarët janë shumë të lidhur me televizionin dhe kinematografinë italiaine që prej shumë vitesh dhe ndjekin me interes zhvillimet në fushën e kinematografisë në vendin fqinjë. Po ju, a keni parë ndonjë film shqiptar?
– Për fat të keq, nuk di asgjë për kinematografinë tuaj. Kam folur pak me Drejtorin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, zotin Ilir Butka, që është një ekspert kinematografie. Do ta takoj shumë shpejt dhe të premtoj se do marr prej tij ndonjë indikacion.
– Ju vini në Tiranë për të promovuar një komedi, ku jeni protagonist. Të interpretosh në “100 vitrinat” është krejtësisht një tjetër gjë, pasi në njëfarë mënyre, në telenovela, rolet janë serioze dhe kryesisht, dramatike…
– Le të themi se “Një vjelje e pazakontë” është një film, që kemi prodhuar (po i përmend personazhet ashtu siç publiku shqiptar na njeh) unë, Xhakobo Kasteli, Etore Ferri dhe producenti i telenovelës. Është ky këtu (tregon posterin) dhe unë jam pikërisht ky këtu (tregon posterin e fimit). Kemi ardhur në Tiranë për të prezantuar këtë film dhe jemi shumë të kënaqur që vijmë për herë të parë në Shqipëri e që në fakt, po zbulojmë një realitet shumë të gjallë, shumë në formë. Është një fakt shumë pozitiv dhe në favor të Tiranës ky element.
– Na tregoni diçka më shumë rreth filmit…
– Filmi tregon historinë e këtyre aktorëve, protagonistë të një soap opera. Rikthehemi te diskutimi me në qendër “100 vitrinat”, por këtë herë nuk kemi të bëjmë me “100 Vitrinat”, por vetëm me aktorët e saj. Është një tjetër soap opera, që për një sërë rrethanash po shkon drejt mbylljes. Protagonistët e kësaj soap opera vendosin të shkojnë të takojnë një mikun e tyre, i cili vite më parë ishte vendosur të shkonte në një ishull në Mesdhe për të kultivuar një vreshtë e për t’u marrë me të. Këta aktorë shkojnë të takojnë këtë mik dhe e gjejnë tashmë një burrë të rritur. Ata zbulojnë në takimin me të një sërë të vërtetash që nuk po i zbuloj, pasi këtu qëndron e bukura. Këto sekrete ia vlen t’i zbulosh teksa sheh filmin.
– Po roli juaj në këtë komedi, cili është?
– Roli im? Le të themi që jam ura lidhëse mes të gjitha historive që tregon narratori në këtë film. Është një rol që më pëlqen shumë, në një film ku komedia nuk vjen përmes vulgaritetit apo fjalëve banale, apo qoftë edhe skenave nudo, por synimi është që të përcillet një komedi me shije franceze. Edhe ambienti në të cilin xhirohen skenat i shton shumë dozat e humorit. E gjithë historia jetohet në ishullin Kapri, një ishull i mrekullueshëm në arqipelagun toskan.
– “Një vjelje e pazakontë” na parqet një miqësi perfekte mes kolegësh aktorë. Po në jetën reale, a jeni aq miq me njëri-tjetrin?
– Historia e filmit tregon një lidhje të fortë miqësie mes këtyre personave që kanë punuar për shumë vite së bashku dhe që vijojnë të mbajnë së bashku një raport bashkëpunimi, që ruajnë vlerësim e respekt për njëri-tjetrin. Në fakt, edhe në jetën reale jemi të tillë dhe kjo vjen sepse ne punojmë prej shumë vitesh te “100 vitrinat”. Tashmë jemi një familje e madhe, gëzojmë respekt e mirëkuptim për njëri-tjetrin.
– Ku qëndron sekreti i suksesit të “100 vitrinave”? Prej kaq shumë vitesh në treg e sërish mbetet një nga telenovelat më të pëlqyera…
– Mendoj që suksesi qëndron pikërisht te personazhet që u qëndrojnë besnikë karaktereve të tyre dhe nuk e braktisin telenovelen. Të investosh 20 vite karriere dhe jete në një soap opera, nuk është pak. Mendoj se një tjetër faktor që i bën të dashura telenovelat është edhe fakti se aktorët janë rehat dhe regjisori, gjithashtu. Një episod i një telenovele zgjat. Pra, mund të detajohesh për të përcjellë emocionet. Nëse nuk e arrin në një seri, i kalon në serinë e radhës, ndërsa në film ke shumë pak kohë, ndoshta 1 orë e 30 minuta apo 2 orë për të dhënë të gjithë intensitetin e asaj që duhet.
– Mos do të thotë protagonizmi te “Një vjelje e pazakontë” se po mendoni të përqendroheni te kjo gjini tani apo nuk mund të hiqni dorë kollaj nga karakteri i Ivanit?
– Në fakt, më pëlqen personazhi i Ivanit. Nuk më pëlqen që ai nuk është gjithnjë pjesë e historive pozitive, por bëhet pjesë e atyre të këqija. Përpiqem të fus nga vetja në personazh aq sa më lejon skenari. Ivani nuk është aspak besnik, nuk është as korrekt, ndërsa unë jam totalisht e kundërta. Ivani ka një finesë në karakterin e tij, pasi bën shumë veprime negative pa qenë negativ dhe kjo është meritë e skenaristëve. Nuk kam menduar asnjëherë që të heq dorë nga ky rol, pasi nuk jam lodhur. Karakteri i Ivanit është i tillë që në të njëtën kohë i ndodhin shumë gjëra dhe, duke qenë dinamik, nuk bëhet i lodhshëm.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Tuba Bujukustun: Dashuria me Omerin, ndryshe nga të tjerat...

Next Post

Tom Doshi pret i qete arrestimin

Advertisement