Kjo ka qenë thirrja që këngëtarja Enca Haxhia u ka bërë së fundi fansave të saj dhe jo vetëm… Ajo e ka bërë këtë propozim nëpërmjet tatuazhit të saj të parë të realizuar te kyçi i krahut, në të cilin shkruhet “Më thërrisni princeshë” dhe përbri frazës, një kurorë. Pas ekstravagancës që ka shfaqur së fundi, edhe një tatuazh nuk na duket aq surprizues nga Enca. Më surprizuese na duket mënyra se si ajo e ka trajtuar tatuazhin si të vërtetë, pasi duke u nisur nga ngjyrat roze dhe lejla që përmban, më shumë na duket si ato tatuazhet e përkohshëm që aplikohen si ngjitës në trup. Seriozisht e ka Enca?
Advertisement